BallinaAKIDESektet dhe FraksionetSeid Nursiu pretendon se njeh Gajbin - të fshehtën!

Seid Nursiu pretendon se njeh Gajbin – të fshehtën!


Seid Nursiu pretendon se njeh Gajbin – të fshehtën!


Devijimi i Seid Nursiut dhe i ndjekësve të tij është një çështje mjaft e qartë, madje nuk ke as nevojë që të lexosh dorëshkrimet dhe librat e Seid Nursiut për këtë. Mjafton të shikosh ndjekësit e mendimeve të Nursiut dhe do të shohësh, se ata mburren me këto idiotësi, që flasin për dijen e fshehtë (gajbin) apo se Kurani Famëlartë, Aliu r.a., imam Xhilaniu apo Gazaliu kanë njoftuar për ardhjen e “Risaleve Nur” (shkrimeve të Nursiut) dhe për autorin e këtyre dorëshkrimeve (Resail). Sipas tyre këto Resaile janë realizuar përmes inspirimit, zërave të fshehtë dhe jo me dëshirën e autorit (Nursiut) dhe as me zgjedhjen e tij.
Në një nga Risalet (dorëshkrimet) e tija të botuara në një volum të veçantë quhet {Sikke-i Tasdik-i Gaybi} pra “Vula e të besuarit në çështjet e fshehta”. Ai është një libër i mbushur nga fillimi deri në fund me përllogaritje karakteresh (shkronjash) dhe numerike, që sipas Nursiut vërtetojnë saktësinë e thirrjes së tij, dhe të dorëshkrimeve të tij, madje në këtë libër Nursiu guxon të njoftojë edhe për datën e bërjes së Kijametit. Si më poshtë po japim vetëm disa shembuj të këtyre deklaratave fillimisht në gjuhën turke dhe më pas në gjuhën shqipe, duke përmendur edhe burimin përkatës nga ky libër:

1-{Risale-i nurun mesaili, ilim ile, fikir ile, fikir ile niyyet ile kasdi bir ihtiyarla degil, ekseriyet-i mutlaka ile, sunuhat, zuhurat ve ihtarat ile oluyor. Kastamonu Lahikasi-s. 23}

“Çështjet që përmenden në “Resail Nur” nuk vijnë nga dija, as me të menduar, as me nijet, as me zgjedhje apo me qëllim prej meje, por ato vijnë me shumicë absolute, me sunuhat (inspirime poziteve), zuhurat (shfaqje hyjnore) dhe muhatarat (fjalë të përzgjedhura).”

Burimi: Kastamonu Lahikasi faqja 23.


2-{Bazi defa haberim olmadan, ihtiyarim ve rizam olmadigi halde ince hakaik-i iymaniyye ve kuvvetli huccetler muteaddid risalelerde tekrar edilmis. Ben cok hayret ediyorum. Neden bunlar bana unutturulmus tekrar yazdirilmistir. Sualar s. 572}.

“Ndonjëherë disa të vërteta të bukura të imanit dhe disa argumente të forta përsëriten në shumë dorëshkrime (resail) pa asnjë dijeni prej meje, as me zgjedhjen dhe as me dëshirën time. Unë ndjehesha shumë i luhatur prej kësaj. Përse i harrova dhe m’u diktuan edhe një herë tjetër?”

Burimi: Sualar, faqja 572.


3-{irade ve ihtiyarim ile yazmadim. Sualar s. 83}.

“Unë nuk kam bërë asnjë krijim me dëshirën dhe zgjedhjen time.” Burimi: Sualar faqja, 83.

4-{ihtiyarsiz olarak telif edildiginden.Sualar s.151}
“Ato (dorëshkrimet) janë krijuar pa dëshirën time” Burimi: Sualar, faqja 151.


5-{Beyana izin verilmedi. Sualar s. 480- Yazmaya izin verilmedi. Sozler s. 157- Izin olmadigindan yazilmadi. Kastamonu lahikasi s. 28}.

“Nuk më është dhënë leje që të sqaroj atë.” Burimi: Sualar, faqja 480.
“Nuk më është dhënë leje që ta shkruaj atë.” Burimi: Sozler, faqja 157.
“Nuk është shkruar, për shkak se nuk më është dhënë leje që ta shkruaj atë.” Burimi: Kastamonu lahikasi faqja 28.

6-Risale-i nurun mebde-i intisari 1921-1922″ Tilsimlar Mecmuasi s.184

Në lidhje me thënien e Allahut a.xh.: “Ky është një libër që nuk ka asnjë dyshim për të” Bekare; 2, Nursiu shprehet se fjala e Allahut të Lartësuar është e barabartë me datën e fillimit të “Risail Nur” (dorëshkrimeve të Nursiut), që është viti 1921-1922. Burimi: Tilsimlar Mecmuasi, faqja 184.


7-1372 devr-i nurun baslangic tarihidir. Tilsimlar Mecmuasi s. 181.

Në lidhje me thënien e Allahut a.xh.: “Nëse jeni në dyshim për atë që i kemi zbritur robit tonë” Bekare; 23, Nursiu shprehet se fjala e Allahut të Lartësuar është e barabartë me vitin 1372, që është fillimi i qarkullimit të “Resail Nur”. Burimi: Tilsimlar Mecmuasi, faqja 181.

8-=974 Risaletun-nur.

Në lidhje me thënien e Allahut a.xh.: “Ne nuk kemi dije, përveç asaj që na ke mësuar” Bekare; 32, Nursiu shprehet se fjala e Allahut të Lartësuar është e barabartë me numrin 974, që tregon për fjalën “Risale Nur”. Burimi: Tilsimlar Mecmuasi, faqja 189.

9-=1323 1293Tarih-i veladet

Në lidhje me thënien e Allahut a.xh.: “Allahu i di ata që kanë bërë xhihad prej jush” Ali Imran; 142. Nursiu shprehet se fjala e Allahut të Lartësuar është e barabartë me vitin 1223 dhe 1323, që është datëlindja ime. Burimi: Tilsimlar Mecmuasi, faqja 184.


10- Said Bediuzzaman=359

Në lidhje me thënien e Allahut a.xh.: “Me udhëzim dhe fenë e vërtetë” Teube; 33, Seid Nursiu shprehet se fjala e Allahut të Lartësuar është e barabartë me numrin 359, që është e barabartë me emrin e tij Seid Bediuzamani. Burimi: Tilsimlar Mecmuasi, faqja 189.


11-
(…) 
İmam-ı Ali (R.A.) Kaside-i Celcelûtiyesinde sarahat derecesinde Risale-in-

Nur’a bakmış ve ona işaret ederek demiş (…) Sikke-i Tasdik-i Gaybi s. 75

Sedi Nursiu thotë, se Aliu r.a. në poemën Celcelûtiyesinde shprehet, se i ka parë me sy “Resail Nur” dorëshkrimet e Nursiut dhe e ka bërë me shenjë me dorën e vet. 
Burimi: Sikke-i Tasdik-i Gaybi faqja 75.


12-
Hz. Ali (R.A.) Ercüze ve Celcelûtiye’sinde Risale-i Nur’u alk
ışlıyor, haberveriyor ve müellifi ile konuşuyor, teselli ediyor.Sikke-i Tasdik-i Gaybi s.164

Nursiu shprehet se Aliu r.a. në poemën Celcelûtiye dhe Ercüze ka njoftuar “Resail Nur” i jep dorën, flet me autorin e dorëshkrimve (Said Nursiun) dhe bën shaka me të.”
Burimi: Sikke-i Tasdik-i Gaybi, faqja 164.

13-
Risale-i Nur mev’id-i Ahmedî (A.S.M.) ve müjde-i Haydarî (R.A.) ve
beşaret ve teavün-ü Gavsî (K.S.) ve tavsiye-i Gazalî (K.S.) ve ihbar-ı Fârukî (K.S.)dir.Emirdag lahikasi s. 91.

Nursiu shprehet, se për ardhjen e “Risaleve Nur” ka premtuar Ahmediu (Muhamedi a.s.), Hajdari (Aliu r.a.), Tauvun Gavsi (e ka fjalën për Xhilanin) dhe Gazaliu, Allahu e shenjtëroftë sirin (sekretin) e tyre, po kështu edhe Farukiu (ka për qëllim Rebanin), Allahu e shenjtëroftë sirin (sekretin) e tyre.
Burimi: Emirdag lahikasi faqja 91.


14-
(Hz. Ali) diyor ki:”evvel-i dünyadan kıyamete kadar ulum-u esrar-ı mühimme bize meşhud
derecesinde inkişaf etmiş kim ne isterse sorsun, sözümüze şüphe edenler zelilolur”Sikke-i Tasdik-i Gaybi s. 167.

Nursiu shprehet, se Aliu r.a. ka thënë: “Neve na janë zbuluar shumë sekrete të rëndësishme, tamam sikur po i shikojmë me sy, që nga fillimi i dynjasë deri në Kijamet. Secili prej jush le të pyesë çfarë të dëshirojë dhe le të poshtërohet ai që dyshon në fjalën tonë.”
Burimi: Sikke-i Tasdik-i Gaybi, faqja 167.


Pra, vërehet qartë, se Seid Nursiu jo vetëm që ka qënë i ndikuar nga bestytni dhe inspirime të rreme të Shejtanit, ashtu siç ndodh zakonisht me tarikatet sufiste, por ai në një farë mënyre pranon se luan rolin e një Profeti, të cilit i zbresin shpalljet, se dikush i zbret inspirim nga një burim hyjnor për të shkruar fjalët e tij. Kjo do të thotë, që Nursiu pretendon se po shkruan diçka që barazpeshohet me Kuranin Famëlartë, apo që qëndron më lart se ai. Kjo shpjegon edhe deri diku arsyen përse nurxhitë, ndjekësit e Nursiut dhe degët e ndara prej këtij orientimi, qofshin këta gylenxhi apo nurxhi të tjerë me më pak influencë, i japin “Resail Nur” një rëndësi më të madhe sesa Kuranit. Ndoshta të ndikuar nga mësimet e Nursiut, apo të shejlerëve të tyre ata kanë krijuar bindjen, se tek librat e Nursiut do të gjejnë atë që nuk mund ta gjejnë në Kuran në lidhje me çështjet e së fshehtës (gajbit).
Allahu i Lartësuar thotë: “Thuaj (O Muhamed) sikur ta dija të fshehtën do të bëja më shumë vepra të mira dhe nuk do të më prekte e keqja.” Araf; 188.
Pra, siç dihet nga besimi i Ehli Sunetit (Ndjekësve të rrugës profetike), se askush nuk mund ta dijë të fshehtën dhe atë që do të ndodhë në të ardhmen, qoftë ky edhe vetë i Dërguari i Allahut a.s.. E si mund ta pretendojë një gjë të tillë Nursiu apo sufijtë e tjerë si ai?… Si mundet të pretendojë Nursiu, se nëpërmjet “Risalei Nur” të përgëzuara nga Aliu r.a. atij i janë shfaqur ngjarjet nga fillimi i dynjasë e deri në fund të saj, duke përfshirë edhe kohën se kur do të bëhet Kijameti?!!….
Nga këtu mund të themi me plot bindjen, se bindjet dhe besimi i Nursiut përfshin në vetvete shumë kufrijate (pra, qëndrime që të çojnë në mohimin e Allahut, Allahu na ruajt) dhe si rrjedhojë është më se e domosdoshme, që ndjekësit e kësaj rryme dhe që e quajnë veten ndjekës të Nursiut të reflektojnë dhe të përpiqen më tepër për të qenë më të pavarur në dijen që u serviret.

Si përfundim themi:
“O Allah, mos na i shtrembëro zemrat pasi na ke udhëzuar dhe na fal mëshirë prej Vetes Tënde. Vërtetë, Ti je Dhurues i madh.” Ali Imran; 8.

 

Burimi: www.islamifejaevertete.com

Must Read