BallinaPraktikaFikhuDënimi i atyre që nuk agjërojnë Ramazanin pa arsye

Dënimi i atyre që nuk agjërojnë Ramazanin pa arsye

Dënimi i atyre që nuk agjërojnë Ramazanin pa arsye

I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: Ndërkohë që isha duke fjetur më erdhën dy burra të cilët më kapën për krahu dhe më morën me vete derisa mbërritëm në fundin e një mali të lartë dhe të thepisur.
Thanë: -Ngjitu!
Thashë: -Nuk mundem të ngjitem në të.
Ata thanë: -Ne do ta lehtësojmë ty ngjitjen në të. Kështu u ngjita derisa arrita në mesin e malit dhe dëgjova disa zëra të fuqishme.
Thashë: -Çfarë zërash janë këto?
Thanë: -Janë rënkimet e banorëve të zjarrit. Pastaj vazhduam të ecim derisa arritëm te disa njerëz të varur prej këmbëve, nofullat e të cilëve ishin të çara dhe rridhnin gjak.
Thashë: -Kush janë këta?
Tha (njëri prej shoqëruesve): -Këta janë ata që e prishin agjërimin pa hyrë koha e çeljes së tij.

Hadithin e ka saktësuar shejh Albani (Allahu e mëshiroftë!) në “Sahihu et-Tergib” (1005) edhe shejh Mukbili (Allahu e mëshiroftë!) në “Es-Sahihul Musned mimma lejse fi es-sahihajn”
vëll. I.

Shejh Albani (Allahu e mëshiroftë!) thotë: “Ky është dënimi për atë që agjëron e pastaj e prish agjërimin pa hyrë koha e çeljes së tij. E si mund të jetë puna me atë, i cili nuk agjëron fare? E lusim Allahun për siguri dhe mirëqenie në dynja dhe botën tjetër!”
“Es-Silsiletus-Sahihah” (3951)

Përktheu: Unejs Sheme
http://burimijetes.info/

Must Read