Desha t’ju pyes rreth namazit të natës
Pyetja:
Selam alejkum! Desha t’ju pyes rreth namazit të quajtur namaz nate, i cili është i preferuar të falet nga gjysma e natës. Në orën 03:00 ishte koha më e përshtatshme e faljes së tij, mirëpo tani në orën 04:10 minuta falet namazi i sabahut. A mund të jetë ende apo ndryshon pasi është stina e verës tani? Këtë desha të di pasi kam shumë dëshirë të fal edhe atë namaz.
Përgjigjja:
Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Koha e namazit të natës ndryshon ashtu si ndryshojnë të gjitha kohët e tjera të namazeve gjatë verës dhe dimrit. Prandaj, për të përcaktuar kohën më të përshtatshme për faljen e namazit të natës, ju duhet të përdorni kalendarin (takvimin). Koha më e preferuar e namazit të natës gjatë verës dhe dimrit është pjesa e fundit e natës; gjysmë ore apo një orë para kohës së imsakut dhe zgjatet deri në ezan të sabahut. Allahu e di më së miri!
Alaudin Abazi
28.6.2009
Burimi: klubikulturor.com