Hoxha ynë i nderuar, filani ka devijuar nga feja dhe e ka braktisur të kapurit për fe????
Shejh Abdulaziz ibën Bazit, Allahu e mëshiroftë!, u përgjigj:
Ndoshta devijimi i tij ka ardhur nga dy shkaqe: nuk e ka kërkuar përforcimin në fe dhe nuk e ka falënderuar Allahun për qëndrueshmërinë që e ka pasur në ato momente.
Kur Allahu të zgjodhi për në rrugën e udhëzimi të Tij, nuk të zgjodhi se ti je i dalluar apo se e adhuron Atë, por udhëzimi yt është nga mëshira e Tij që të përfshiu dhe atë e merr prej teje kurdo dhe në çdo moment. Për këtë arsye mos u mashtro me veprën tënde dhe me adhurimet e tua dhe mos e nënçmo atë që devijoi nga rruga e drejtë, se po të mos kishte qenë mëshira e Allahut, ti do të ishe në vend të tij!
Përsëritni fjalën e Allahut me vëmendje: “Dhe sikur mos të të kishim forcuar Ne, gati do të kishe anuar pak nga ata.”
Mjerë për ty nëse mendon se qëndrueshmëria në fe vjen si pasojë e suksesit tënd personal. Kur Allahu i tha të Dërguarit të Tij, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të: “Sikur mos të të kishim forcuar Ne…”, po si do të jetë gjendja me ty?!
O rrotullues i zemrave, bëje të qëndrueshme zemrën time në fenë Tënde!