Dhikri më i mirë dhe më i dobishëm
Dikush prej atyre që e përmendin Allahun e fillojnë me gjuhë, megjithëse fillimisht mund të jenë të pavëmendshëm, por me vazhdimin e dhikrit (përmendjes) u kthehet vëmendja. Ka nga ata që e përmendin Allahun dhe që e fillojnë me përmendjen me gjuhë, megjithëse fillimisht mund të jetë i shkujdesur, por që me vazhdimin e dhikrit zemrës i kthehet prania duke u përputhur me gjuhën në dhikër. Dikush nuk e fillon i përqendruar, por pret që zemra të jetë e pranishme në dhikër dhe kështu kur ajo të jetë forcuar fillon edhe me gjuhë duke u përputhur të dyja bashkë.
Te lloji i parë, dhikri zhvendoset nga gjuha te zemra, ndërsa te lloji i dytë, zhvendoset nga zemra te gjuha duke mos e braktisur zemra dhikrin, madje në këtë rast, zemra fillimisht bie në qetësi derisa ta ndjejë shfaqjen e shqiptimit. Në çastet që e ndjenë këtë, zemra e shpreh dhikrin, pastaj kjo zhvendoset edhe te gjuha, pastaj zhytet në këtë derisa çdo pjesë të ndjehet e pranishme në dhikër. Dhikri më i mirë dhe më i dobishëm, është ai gjatë të cilit zemra përputhet me gjuhen, të jetë përcjellë nga Profeti (salallahu alejhi ue sel-lem) dhe njeriu të përjetojë domethënien që bartë ky dhikër.
Ibn Kajjimi
“El Feuaid”