BallinaSpikasimDhjetë çelësat e rrugëdaljes (sipas Kuranit dhe Sunetit)

Dhjetë çelësat e rrugëdaljes (sipas Kuranit dhe Sunetit)

Dhjetë çelësat e rrugëdaljes

(sipas Kuranit dhe Sunetit)

Çelësi i parë

Surja El-Fatiha, në të ka një sekret të mahnitshëm. Gjithashtu kjo sure është e mjaftueshme (nga çdo gjë) për personin që e lexon, është shëruese dhe është rukje për sëmundjet.

Çelësi i dytë

Fjala “Allahu, Allahu Rrabii la ushriku bihi shej’a”, që do të thotë: “Allahu, Allahu është Zoti im! Unë nuk i bëj Atij shirk.”

I Dërguari i Allahut Muhamedi -alejhi salatu ue selam- i thoshte vajzës së tij Fatimes:
“Kur je në vështirësi thuaj: Allahu, Allahu është Zoti im! Unë nuk i bëj Atij shirk”.

Çelësi i tretë

Duaja “La ilahe il la ente! Subhaneke inni kuntu minedh-dhalimin” që do të thotë: “Nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Teje! Qofsh i lavdëruar! Me të vërtetë, unë kam gabuar!”. Kjo është lutja e Dhu Nunit [Profetit Junus alejhi selam], kur ishte në barkun e balenës.
I Dërguari Allahut -alejhi salatu ue selam- ka thënë: “Lutja e vëllait tim dhu Nun “Nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Teje! Qofsh i lavdëruar! Me të vërtetë, unë kam gabuar” nuk ka musliman që ta lusë me të Zotin e tij për diçka, përveçse Ai do t’i përgjigjet”.

Çelësi i katërt

Fjala “Hasbuna Allahu ue niamel uekil”.

Kuptimi: “Neve na mjafton Allahu, Ai është mbrojtës i mrekullueshëm!” Sepse Allahu i Madhërueshëm në Kuranin Famëlartë thotë:

“(Shpërblim kanë edhe ata) të cilëve njerëzit (hipokritë) u thanë: “Shumë njerëz po mblidhen kundër jush, prandaj frikësohuni!” e kjo gjë ua shtoi atyre besimin dhe thanë: “Neve na mjafton Allahu, Ai është mbrojtës i mrekullueshëm. Ata u kthyen me dhuntitë dhe mirësitë e Allahut, nuk i gjeti asgjë e keqe dhe fituan kënaqësinë e Allahut. Allahu është Zotërues i mirësive të mëdha!”. (Ali Imran: 173-174).

Çelësi i pestë

Fjala “La haule ue la kuvete ila bilah”, (Nuk ka forcë dhe as zgjidhje vetëm se me Allahun) (S’ka ndryshim as forcë, pa ndihmën e Allahut! ) sepse kjo fjalë është prej thesareve të Xhennetit siç ka thënë Profeti – alejhi salatu ue selam -(Buhariu dhe Muslimi).

Çelësi i gjashtë

Fjala “Estagfirullah” (Kërkoj falje prej Allahut!)

Sa më shumë të kërkojë robi falje tek Zoti i tij, aq më shumë Allahu do t’i japë robit të Tij rrugëzgjidhje nga çdo pengesë, e do t’ia lehtësojë çdo vështirësi e do ta furnizojë me të mirat e Tij aty ku nuk e pret.

Çelësi i shtatë

Fjalët: “LA ILAHE IL-LALLAHUL-ADHIMUL HALIM, LA ILAHE IL-LALLAHU RABBUL-ARSHIL ADHIM, LA ILAHE IL-LALLAHU RABBUS-SEMAVATI VE RABBUL-ERDI VE RABBUL-ARSHIL KERIM”.

“S’ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut të Madhërishëm dhe të Urtë. S’ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut Zotit të Arshit të Madhërishëm. S’ka të adhuruar më të drejtë përveç Allahut, Zotit të Qiejeve dhe të Tokës dhe Zotit të Arshit Fisnik” (Buhariu dhe Muslimi).

Çelësi i tetë

Duaja e Pejgamberit alejhi salatu ue selam: “Allahumme inni eudhu bike minel hemmi uel huzni, ue eudhu bike minel axhzi uel keseli, ue eudhu bike minel buhli uel xhubni, ue eudhu bike min galebetid-dejni ve kahrir-rixhàl”. (Buhariu dhe Muslimi).

O Allahu im! Kërkoj mbrojtjen Tënde nga brengat dhe mërzia, nga paaftësia dhe përtacia, nga koprracia dhe frika, si dhe nga zhytja në borxhe dhe shtypja e njerëzve mizorë”.

Çelësi i nëntë

Duaja e Pejgamberit alejhi salatu ue selam, kur kërkonte ndihmë dhe për largimin e vështirësive: “Ja Hajju ja Kajjuum la ilahe ila Ente, bi rahmetike estegithu.

“O i Përjetshëm dhe Mbajtës i gjithçkaje, dëshmoj se s’ka të adhuruar me të drejtë përveç Teje, kërkoj ndihmë te mëshira Jote! “.

Çelësi i dhjetë

Duaja e Pejgamberit alejhi salatu ue selam: “Allahumme rahmeteke erxhu. Ue la tekilni ila nefsi tarfete ajn. Ue aslih li she’ni kul-lehu. La ilahe il-la ente”.

“O Zoti im! Mëshirën Tënde shpresoj. Mos më lër t’i mbështetem vetes sime as sa hap e mbyll sytë! M’i rregullo të gjitha çështjet e mia! Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Teje!”

Përgatiti: Suzana Kuburi
http://burimijetes.info/

Must Read