BallinaARTIKUJHistori dhe TregimeDialogu midis një dijetari dhe një alkoolisti me dilema

Dialogu midis një dijetari dhe një alkoolisti me dilema

Dialogu midis një dijetari dhe një alkoolisti

Alkoolisti: A mendon se bëj gabim nëse ha një hurme?
Dijetari: Jo.
Alkoolisti: Po nëse e ha atë me ca barishte?
Dijetari: Nuk ka asgjë të keqe në këtë.
Alkoolisti: Nëse ato i lë në ujë?
Dijetari: Pije (ujin) dhe kënaqu duke i ngrënë ato.
Alkoolisti:Meqenëse kjo është e lejuar, atëherë pse na ndalon nga alkooli,i cili përbëhet nga të gjithë përbërësit e pëmendur më lartë?
Dijetari: Nëse të derdhi ujë mbi ty, a të bën dëm kjo?
Alkoolisti: Jo, nuk më bën dëm.
Dijetari: Nëse ujit i hedh ca rërë, a do të lëndonte nëse do ta hidhja mbi kokë?
Alkoolisti: Jo, nuk do të më lëndonte.
Dijetari: Nëse e përziej ujin dhe rërën bashkërisht dhe nëpërmjet një procesi e bëj një tjegull të madhe nga ato cimente dhe pastaj ta hedh atë tjegull të madhe në kokë, a do të lëndoja?
Alkoolisti: Ajo do të më mbyste fare.
Dijetari: E njëjta vlen për alkoolin.

Burimi:
Libri:”Margaritarët dhe xhevahiret”
Autor: Abdul-Malik Muxhahid

Must Read