BallinaARTIKUJProfetë të tjerëPërse këndimi i kaptinës Jusuf largon brengat?

Përse këndimi i kaptinës Jusuf largon brengat?

Përse këndimi i kaptinës Jusuf largon brengat?

A e ke pyetur ndonjëherë veten si kaptina Jusuf arrin të largojë mërzinë dhe të sjellë gëzimin? Shumë prej nesh e lexojmë këtë kaptinë ndërsa ndiejmë një prehje të mahnitshme shpirtërore.
Sekretin e kaptinës Jusuf do të mësojmë në këtë artikull.
Ka thënë Dr. Xhasim el-Mutavva:
Sa herë që më ka rënë ta shoh ndonjë njeri të brengosur, pavarësisht se çfarë brenge kishte: problem familjar, ekonomik, shëndetësor…e kam këshilluar ta lexonte kaptinën Jusuf. Një ditë e këshillova një njeri, i cili pas vetëm dy ditëve erdhi dhe më tha: Pasha Allahun! Nuk kam pritur se kaptina Jusuf do të ma largon brengën dhe pikëllimin tim.
I thashë: Po ti, a e di pse unë isha aq i sigurt kur ta propozova si ilaç këndimin e kësaj kaptine?
Jo! – mu përgjigj.
Për arsye –fillova t’ia shpjegoj – se Allahu i Madhëruar ia shpalli atë Muhammedit [sal-lAllahu alejhis ve sel-lem] në ‘vitin e pikëllimit’ kur i vdiqën gruaja dhe xhaxhai, dy përkrahësit më të mëdhenj të tij dhe misionit të tij. I Dërguari i Allahut gjente prehje shpirtërore dhe dhimbjet i lehtësoheshin sa herë që e lexonte atë.
I madhëruar qoftë Allahu!
Për herë të parë po e dëgjoj këtë – ma ktheu.
Pastaj –vazhdova me shpjegime- kaptina Jusuf flet edhe për probleme të ndryshme me të cilat është ballafaquar Jusufi [alejhiselam] dhe ia ka dalë t’i menaxhojë siç është më së miri.
E çfarë problemesh janë ato? – më pyeti.
Janë probleme politike, ekonomike, edukative, femërore, propagandistike. E, po kështu, ajo trajton edhe çështje emocionesh dhe ndjenjash, si: ndjenjat e të qenit i shtypur, çështja se si duhet të trajtohet padrejtësia, ndjenjat e mashtrimit dhe tradhtisë, ndjenjat e shqetësimit dhe trishtimit…Po kështu flitet edhe për mirësitë e durimit, zgjidhjes së problemeve nga ana e Allahut, flitet me theks të veçantë edhe për mirësinë e besimit, ndihmës së Allahut, gëzimit…
Kështu,
Pavarësisht se cila është sprova jote,
Cilat janë ndjenjat tuaja,
Ti do ta gjesh ilaçin në këtë kaptinë!
Të vërtetën e thua! Bën tua rekomandojë familjes dhe miqve të mi leximin e kësaj kaptine? – më ypeti.
Po, rekomandoja çdo të sprovuari leximin e kaptinës Jusuf dy herë në ditë. Po vepruan kështu, do të jenë të parët ata që do të vërejnë ndryshimet psikike – qetësimin shpirtëror në vetët e tyre.

Përshtati:
Sedat Islami

Must Read