BallinaARTIKUJKëshilla dhe UrtësiDIJMË POR NUK PO PUNOJMË

DIJMË POR NUK PO PUNOJMË

DIMË POR NUK PO PUNOJMË
Të gjithë e dimë se nëse themi 100 herë në ditë ‘SubhanAll-llahi ve bi-hamdihi’ na falen mëkatet, qofshin shumë edhe sa shkuma e detit, por na kalojnë ditë dhe net ndërsa ne nuk e themi atë/nuk e përkujtojmë All-llahun me të.

Të gjithë ne e dimë se dy rekate të duha-së (falen pas lindjes së diellit e deri para zenitit të diellit) janë shpagim për 360 lëmoshë (që duhet dhënë për çdo nyje të trupit çdo ditë), ndërsa kalojnë ditë dhe net e ne nuk i falim ato.

Të gjithë ne e dimë se agjërimi vullnetar i një ditë të vetme është shkak që All-llahu të të largojë larg Xhehennemit për shtatëdhjetë vite distancë, por na kalon java ndërsa ne nuk agjërojmë asnjë ditë.

Të gjithë ne dimë për vlerën e vizitës së të sëmurëve, por kemi harruar t’i vizitojmë ata.

Të gjithë ne e dimë shpërblimin e faljes së xhenazes dhe përcjelljes së saj deri në varr, por kalojnë ditë dhe javë ndërsa ne nuk marrim pjesë në ndonjë varrim.

Të gjithë n e dimë se shpërblimi për ndërtimin e një xhamie, qoftë edhe e vogël (participim simbolik për ndërtimin e saj), ka për shpërblim ndërtimin e një shtëpie në Xhennet, por çudi që nuk kontribuojmë as me dhjetë euro për ndërtimin apo mirëmbajtjen e tyre.

Të gjithë e dimë se të ndihmosh materialisht një grua të ve dhe jetimët e saj është njëlloj për nga shpërblimi sikur të kesh luftuar ditën dhe të kesh agjëruar si dhe të jesh falur tërë natën, por nuk kemi kontribuar me asgjë për këtë kategori të shoqërisë.

Të gjithë e dimë se për lexim të Kur’anit shpërblehemi shumë, për një germë fitojmë dhjetë sevape, por megjithatë na kalojnë ditë ndërsa ne nuk e hapim Librin e All-llahut.

Të gjithë dimë se ta kryesh Haxhin sipas rregullave, fiton shpërblim të madh tek All-llahu, kthehesh nga Haxhi i pastër nga mëkatet sikur ditën që ke lind, por nuk jemi dhe aq kureshtarë të kryejmë këtë detyrim fetar.

Të gjithë ne dimë për vlerën e namazit të natës dhe atë se si i Dërguari i All-llahut [sal-laAll-llahu alejhi ve sel-lem] dhe Shokët e tij [radijAll-llahu anhum] kujdeseshin për të, pavarësisht angazhimeve të lodhshme gjatë ditës, ndërsa ne e kemi anashkaluar dhe nënvleftësuar shumë këtë gjë.

Të gjithë ne e dimë se Kiameti do të vjen dhe se All-llahu do t’i ringjallë të vdekurit, por nuk jemi duke u përgatitur fare për të.

Burimi:
sedatislami.com

Must Read