BallinaARTIKUJKëshilla dhe UrtësiDisa armë kundër shejtanit

Disa armë kundër shejtanit

TI DHE SHEJTANI

Kur shejtani të frikëson me varfëri, ktheja se risku është i caktuar: “Ska asnjë gjallesë në Tokë që të mos i ketë mjetet e jetesës prej Tij…” (Hud: 6)

Kur shejtani të frikëson me vdekje, ktheja se vdekja e ka kohën e vet dhe se çdokush do të vdesë: “…Kur t’i vijë koha e fundit, ata nuk mund ta shtyjnë, qoftë edhe për një çast dhe as nuk mund ta shpejtojnë.” (El-Araf: 34)

Kur shejtani të dëshpëron se për ty nuk ka Xhenet, rikujtoje faljen e Allahut.

Kur të dëshpëron se për ty nuk ka shpëtim për shkak të mangësive të tua, rikujtoji begatitë dhe meritën e Allahut.

Kur të dëshpëron se për ty nuk ka shërim, rikujtoje mëshirën e Allahut.

Kur të dëshpëron se fatkeqësitë e tua nuk kanë përfundim, rikujtoje premtimin e Allahut.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Must Read