BallinaARTIKUJHistori dhe TregimeDISA FAKTET HISTORIKE TË LUFTËS SË BEDRIT

DISA FAKTET HISTORIKE TË LUFTËS SË BEDRIT

DISA FAKTET HISTORIKE TË LUFTËS SË BEDRIT

Sahabët kanë takuar karvanin e kurejshëve i cili kthehej në Meke prej Shamit. Me këtë rast, nuk ishte planifikuar përleshje e përmasave të mëdha. Duke ditur për këtë plan, Ebu Sufjani, i cili udhëhiqte karvanin, dërgoi për ndihmë në Meke, në kërkesën e të cilit iu përgjigjën afër njëmijë luftëtarë. Prej njëmijë luftëtarëve, pesëqind ishin me mburoja gjoksi, njëqind kalorës dhe shtatëqind deve, ndërsa me të gjithë ata, ishin edhe robëreshat dhe këngëtaret, të cilat me këngë dhe defa, nxitnin luftëtarët dhe këndonin këngë thumbuese me të cilat nënçmonin islamin dhe muslimanët.
Nga ana tjetër, muslimanët kishin luftëtarë shumë më pak të armatosur. Veç kësaj, ata ishin tri herë më pak. Historianët theksojnë numrin prej 313 ose 314 muxhahidë. Kishin shtatëdhjetë deve dhe vetëm dy apo tre kuaj.12 Diçka më shumë se tetëdhjetë muxhahidë ishin nga radhët e muhaxhirëve dhe me ta komandonte Ali ibn Ebi Talibi r.a. ndërsa të tjerët, si pjesë më e madhe, e përbënin ensarijtë, 61 nga fisi Evs dhe 170 nga fisi Hazrexh, të cilët i udhëhiqte Sa’d ibn Mu’adhi r.a.13 Këtu, duhet theksuar veprimin mjaft trimëror të Sa’d ibn Mu’adhit r.a. udhëheqësi i ensarijve, i cili në atë vlug, deklaroi: “O i Dërguari i All-llahut, tu kemi betuar se do të dëgjojmë dhe do të nënshtrohemi ty! Kudo që të shkosh, ti vetëm nisu, ne do të jemi me ty! Pasha Atë i cili të dërgoi me të Vërtetën, sikur të na çoje përtej detit, ne do të nisemi pas teje dhe askush prej nesh nuk do të mungonte… Udhëhiqna me bekimin e All-llahut!!!” 14
Pas kësaj deklarate vendimtare të udhëheqësve të ensarijve, Muhammedi s.a.v.s. propozon vendin se ku do të priten armiqtë. Mirëpo, Muhammedi s.a.v.s. ndërron planin pas propozimit më të mirë të Habbab ibn Mundhirit r.a. dhe atëherë muslimanët marrin pozitë që do t’u mundësonte atyre që t’ua ndërprejnë kalimin deri te puset e Bedrit.15

Së shpejti filloi lufta e ashpër, bilanci i të cilës ishte: shtatëdhjetë idhujtarë të vrarë, në mesin e tyre edhe armiku më i madh i islamit, Ebu Xhehli, por edhe prijësit tjerë kurejshitë, dhe shtatëdhjetë të tjerë të zënë rob. Në mesin e muslimanëve kishte katërmbëdhjetë shehidë, edhe atë gjashtë muhaxhirë dhe tetë ensarijë.16

12 Krahaso: Ibn Hisham, Es-Siretu-n-nebevijje, 2/249-262, Muhammed Ahmed Hashimi, Gazvetu Bedr el- kubra, fq. 118-121 dhe dr. Mustafa Es Siba’i, Rruga e jetës së të Dërguarit (Poslanikov životni put), fq. 42-43.
13 Safijjurrahman El-Mubarekfuri, Er-Rehiku-l-mahtum, fq. 204-205.
14 Ibn Hisham: Es-Sire en-nebevijje, 2/257-258. Krahaso, gjithashtu: El-Mubarekfuri, Nektari i vulosur i Xhennetit.
15 Shih: dr. M. Es-Sibai, vep. cit., fq. 42-44.
16 Shih: Muhammed El-Hudari Beg, Nuru-l-jekin, fq. 73, shejh Muhammed el-Gazali, Fikhu-s-sire, fq. 230- 231, dr. Muhammed Se’id Ramadan el-Buti, Fikhu-s-sireti-n-nebevijje, fq. 158. Krahaso Nektari i vulosur i Xhennetit.

Burimi: RAMAZANI DHE NAMAZI ITERAVIVE NË DRITËN E MEDHHEBIT HANEFI
Doc. Dr. Shefik Kurdiq
Botuar nga: SHB SIRA

Must Read