Dijetarët kanë përmendur se nëse lutjes (duasë) i bashkohen këto gjëra ajo me lejen e Allahut është e pranuar:
1- Prania e zemrës.
2- Të bëhet në një nga kohët e përgjigjes së lutjes.
3- Të përgjëruarit dhe të nënshtruarit e plotë para Allahut.
4- Drejtimi nga kibleja.
5- Të qënurit me abdes.
6- Ngritja e duarve.
7- Lavdërimi dhe falënderimi i Allahut në fillim të lutjes.
8- Dërgimi i salavateve mbi Profetin tonë Muhamed, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.
9- Pendimi dhe të kërkuarit falje, para lutjes.
10- Të luturit me shpresë dhe frikë, me Emrat dhe Cilësitë e Allahut.
11- Dhënia sadaka para lutjes.
12- Të lutet me ato lutje që lutej Profeti, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.
13- Të lutet me ato lutje që mendohet se përmbajnë Emrin më madhështor të Allahut të Lartësuar.
Nga hoxhë Hariz Allkoçi