BallinaARTIKUJKëshilla dhe UrtësiDisa gjëra të rëndësishme me të cilat duaja është më afër pranimit

Disa gjëra të rëndësishme me të cilat duaja është më afër pranimit

Dijetarët kanë përmendur se nëse lutjes (duasë) i bashkohen këto gjëra ajo me lejen e Allahut është e pranuar:

1- Prania e zemrës.
2- Të bëhet në një nga kohët e përgjigjes së lutjes.
3- Të përgjëruarit dhe të nënshtruarit e plotë para Allahut.
4- Drejtimi nga kibleja.
5- Të qënurit me abdes.
6- Ngritja e duarve.
7- Lavdërimi dhe falënderimi i Allahut në fillim të lutjes.
8- Dërgimi i salavateve mbi Profetin tonë Muhamed, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.
9- Pendimi dhe të kërkuarit falje, para lutjes.
10- Të luturit me shpresë dhe frikë, me Emrat dhe Cilësitë e Allahut.
11- Dhënia sadaka para lutjes.
12- Të lutet me ato lutje që lutej Profeti, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.
13- Të lutet me ato lutje që mendohet se përmbajnë Emrin më madhështor të Allahut të Lartësuar.

Nga hoxhë Hariz Allkoçi

Must Read