BallinaARTIKUJKëshilla dhe UrtësiDisa këshilla të shtrenjta

Disa këshilla të shtrenjta

 

Disa këshilla të shtrenjta

1. Buzëqesh çdoherë, sepse dhëmbët e tu nuk janë avret.
2. Çdoherë thuaje fjalën e vërtet, ajo t’i ngritë ambiciet dhe ta shton dashurinë.
3. Largoju polemikës, sepse ajo e helmon zemrën tënde dhe të shokut tënd.
4. Sillu me të tjerët ashtu siç dëshiron që të tjerët të sillen me ty, ky është argument se ti i çmon ata.
5. Arsyetoji të tjerët, sepse ti realitetin nuk e di.
6. Porosia e të Dërguarit tonë ndaj njërit prej shokëve te tij: “Mos u zemëro! Mos u zemëro! Mos u zemëro!”
7. Porosia e të Dërguarit tonë: “Përhapeni selamin mes jush, është rruga jonë drejt dashurisë.”
8. Dhuroni dhurata, që të duheni.
9. Mësoju të dëgjosh, sepse të tjerët i duan çdoherë ata që dëgjojnë.
10. Syrin tënd bëje si syri i bletës që nuk sheh pos lulet, e jo sy mize që sheh vetëm të ndytat.
11. Respektoji mendimet e atyre që janë përreth teje dhe çmoji ato.
12. Bëju modest ndaj të gjithëve, mendjemadhësia është ajo që Iblisin e ka zbritur në fund të fundit.
13. Mëso të falësh çdoherë, sepse ajo që gjendet tek Allahu është më e mirë dhe e përjetshme.
14. Këshillo me urtësi dhe butësi, sepse feja është këshillë!
15. Bashkoju gëzimeve dhe pikëllimeve të të tjerëve, ndërto histori me ata që të kujtojnë në kujtimet e jetës së tyre.
16. Mbylle derën e mallkimit! Enesi i ka shërbyer Muhamedit, alejhi selam, 10 vjet dhe asnjëherë nuk ka qenë i qortuar. A mendoni se një i ri në moshën e Enesit nuk gabon!?
17. Mësoju të jesh i qetë dhe i durueshëm, këto dy cilësi i do Allahu dhe i do i Dërguari i Tij, alejhi selam.

Përktheu:  Hoxhë Valdet Kamberi

 

Burimi: www.islamifejaevertete.com

 

 

Must Read