XHEHENNEMI (Zjarri)
Ai i cili i nënshtrohet All-llahut xhel-le shanuhu, bënë vepra të mira dhe i largohet të këqiave këtë do ta shpërblen All-llahu xhel-le shanuhu me xhennet dhe do t’i dhuroj begati të përhershme duke mbetur në te përgjithmonë dhe nuk do të vdesë kurrë.
Kurse ai i cili e kundërshton All-llahun e Madhëruar, vepron punë të këqia e i lenë punët e mira nuk ka dyshim se All-lahu xhel-le shanuhu do ta ndëshkon atë për veprat e tia të këqia dhe se do ta futë në zjarrin e xhehennemit. Na faltë All-llahu neve dhe juve.
– Sikurse xhenneti edhe zjarri i ka disa emra:
Ai është ( Es-Seir) – zjarr i ndezur fort.
(Ledha) – flakë.
(El-Havije) – zjarrë me nxehtësi shumë të lartë.
(Es-Sekar) – zjarrë i cili nuk le send pa djegur.
çdo emër prej këtyre emrave dëshmonë për ashpërsinë e ndëshkimit.
– All-llahu xhel-le shanuhu e ka përshkruar zjarrin saktësishtë nga i cili thinjën flokët, shqetësohen zemrat, që me këtë të qortohen të devijuarit për devijimin e tyre. Zoti xhel-le shanuhu gjithashtu ka përmendur se lëndë djegëse të tij do të jenë njerëzit dhe gurët.Thotë All-lahu xhel-le shanuhu:” O ju që besuat, ruane vehten dhe familjet e juaja prej një zjarri, lëndë djegëse të të cilit janë njerëzit dhe gurët. Atë (zjarrin) e mbikëqyrin engjëj të rreptë e të ashpër që nuk e kundërshtojnë All-llahun për asgjë që Ai i urdhëron dhe punojnë atë që janë të urdhëruara”(suretu-et-Tahrim-6).
Zjarrit nuk i mjafton vetëm ajo që do dë hudhet në te, por do të kërkojë ende, nga madhësia dhe gjerësia që e ka, derisa të mos mbetet asnjë vend i zbrazët. Thotë All-llahu xhel-le shanuhu:
” Ditën kur Ne i themi xhehennemit:”A je mbushur?” E ai thotë:”A ka ende?”(suretu-Kaf-30).
– Edhe banorët e zjarrit hanë, pinë dhe veshen , por…
Çka hanë? Çka pinë? Çka veshin?
Thotë All-llahu i Lartësuar: ” A kjo pritje ( me shpërblim prej All-llahut) është më e mirë apo pema e “Zekkumit”? Ne atë e kemi bërë për zullumqarët. Ajo është një pemë që mbin në fund të xhehennemit. Pema (fryti) e saj është sikurse koka dreqërish. E ata do të hanë nga ajo dhe do të mbushin barqet prej saj. Pastaj ata do të kenë kundrejt atij ushqimi edhe ujë të valë. Mandej kthimi i tyre është në xhehennem.”(suretu-es-Safat-61-68).
Pra ushqimi i tyre është:”Zekkum”. Ai është dru prej llojeve më të këqia të drunjëve, ka shije të idhtë dhe erë të coftirës.
Ndërsa për pijen e tyre, thotë All-llahu i Lartësuar: ” Ne kemi përgatitur për jobesimtarët zjarr që muret e tij ( të flakës) i rrethojnë ata, e nëse kërkojnë shpëtim, ndihmohen me një ujë si katran që përzhiten fytyrat. E shëmtuar është ajo pije e sa vend i keq është ai.”(suretu-el-Kehf-29).
E ai është bakër i shkrirë të cilin e ka shkrirë zjarri, i cili i këput zorrët e i fërgon fytyrat.
E për veshjen e tyre All-llahu xhel-le shanuhu thotë: “… e atyre që nuk besuan u qepen rroba prej zjarri e u hudhet uji i valë mbi kokat e tyre. Që me atë u shkrihet krejtë ç’ka në barqet e tyre e edhe lëkurat. Për ata janë edhe kamxhikët e hekurtë.”(suretu-el-Haxh-20-22).
– Kështu është jeta e banorëve të xhehennemit…
Dënim e fatkeqësi.
Dëshprim e ndëshkim.
Nuk vdesin e që me këtë të pushojnë, e as nuk jetojnë jetë të këndëshme që me këtë të dëfrehen.
Thotë All-llahu i Lartësuar: ” E do t’i shmanget asaj, ai që është shumë i keq. I cili do të hyjë në zjarrin e madh. Dhe aty as nuk do të vdesë e as nuk do të jetojë.”( suret-el-Ala-11-13).
Dhe thotë: ” është e vërtetë se ata që mohuan argumentet Tona, do t’i hudhim në zjarr. Sa herë që u digjen lëkurat e tyre, Ne u ndërrojmë lëkura tjera që të shijojnë dënimin. All-llahu është i PlotëFuqishëm i Drejtë.”(suretu-en-Nisa-56).
– Ndalu dhe shiko, a do të mund ta prekësh zjarrin apo t’i afrohesh atij në shtëpinë tënde?
Nëse do ta bëje këtë do të të digjej dora jote. Për këtë t’i largohesh prej tij dhe nuk i afrohesh. E ky zjarr prej të cilit t’i ruhesh s’është gjë pos diçka e vogël.
Çka do të bëshë pra?
Nuk ka dyshim se largimi yt nga ky zjarrë përcëllues do të jetë më i madh se ikja dhe largimi yt nga zjarri i kësaj bote, të cilin e sheh në shtëpinë tënde.
Kur ta njohësh gjithë këtë, dije se zjarri më i madh dhe më i fortë (më përcëllues) në këtë botë as për së afërmi nuk mund t’i afrohet zjarrit të xhehennemit.Thotë Pejgamberi sa-lall-llahu alejhi ve selem:” Zjarri i juaj të cilin ju e ndezni është pjesa e shtatëdhjetë e vapës së xhehennemit.Një nga të pranishmit tha:”Për (pasha) All-llahun o i dërguar i All-llahut sikur të jetë edhe sa ky (i kësaj bote) do të mjaftonte! Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve selem i tha:”E këtij do t’i shtohen edhe 69 pjesë tjera, të gjitha me nxehtësi sa ky.”
– Banorët e xhehennemit dallojnë ( nuk janë të njejtë) në shkallën ndëshkimit, prej tyre ka që do të kenë ndëshkim të ashpër, disa do të kenë më lehtë se kjo…
Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve selem na ka lajmëruar për atë që do ta ketë dënimin më të të lehtë. A thua vallë çfarë është ai dënim?Si do ta ndien vehten ai i cili do të hudhet në të?
Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve selem thotë:” Dënimin më të ultë do ta ketë njeriu të cilit do t’i vishen nallet nga zjarri , e nga kjo do t’i vlojnë trutë, ashtu siç vlon uji në enën e bakrit, askush nuk ka parë ndëshkim më të madh, e ky do të jetë ndëshkimi më i lehtë për ta.”
– E besimtarët e mirë të cilët i janë nënshtruar Zotit të tyre, i janë përgjigjur urdhërave të Tij dhe janë larguar nga ndalesat dhe qortimet e Tij, ata nuk do t’i godet asgjë nga kjo.
Por…
Ka disa nga besimtarët, falen, agjërojnë… por të cilët biejnë në disa mëkate, kundërshtojnë disa ndalesa dhe i lëjnë disa obligime …A thua vallë si do të jetë gjendja e tyre? A do të jenë në xhennet apo në zjarr. Thotë All-llahu xh.sh.
” Në ditën e gjykimit Ne do të vëmë peshoja të drejta, e askujt nuk i bëhet e padrejtë asgjë, edhe nëse është (vepra) sa peshoja e një kokrre të melit Ne do ta sjelim atë.E mjafton që Ne jemi llogaritës.”(suretu-el-Enbija-47).
E All-llahu i Lartësuar është më i Urti i të urtëve, më i drejti i të drejtëve… E Ai, i Lartësuar qoftë për ata që do të jenë në këtë gjendje kështu do të gjykojnë; do të peshojnë mes veprave të tija të mira dhe të këqia për të cilat nuk është penduar, e nëse peshojnë më rëndë të mirat atëherë ai do të jetë në xhennet. Por nëse mëkatet e tija janë më tepër do të hynë në zjarr, e pastaj aty do të dënohet aq sa ka bërë mëkate. E pasi që t’ia plotësojë All-llahu xh.sh. dënimin në bazë të drejtësisë dhe urtësisë së Tij, do të del prej aty dhe do të hyjë në xhennet.
– Zjarri i përhershëm nuk përfundon e as nuk fiket kurrë. Banorët e zjarrit nuk do t’i godet vdekja, e as nuk do të përfundojnë. Thotë All-llahu i Lartësuar:
” E për sa i përket atyre fatkëqinjëve, ata do të jenë në zjarr, aty ata kanë dihatje, kërhamazë të vështirë ( në frymëmarrje). Aty janë përgjithmonë, sa të jenë qiejtë dhe toka, përveq atë çka do Zoti yt, vërtetë Zoti yt punon çka dëshiron.”(suretu-Hud-106-107).
Fshehtësia e mbetjes së banorëve të xhehennemit përgjithmonë në zjarr është se ata ishin kryefortë (këmbëngulës) në veprimin e mëkateve, e All-llahu xh.sh. u lejoi që të veprojnë atë që kanë zgjedhur, e edhe po të jetonin me qindëra vite do të mbeteshin në mosbesimin dhe kryefortësinë e tyre.
Thotë All-llahu i Lartësuar: ” E sikur t’i shihje ata kur janë ndalur pranë zjarrit e thonë:” Ah, sikur të ktheheshim ( në dunja) të mos përgënjeshtrojmë faktet e Zotit tonë e të bëhemi nga besimtarët. Jo,( s’është ashtu) po atyre u doli në shesh ajo që e mbanin fshehtë më parë, prandaj edhe sikur të ktheheshin ata do të përsëritnin atë që e kishin të ndaluar, e s’ka dyshim, ata janë gënjeshtarë.”(suretu-el-En’am-27-28).
Ali Hasen AbdulHamid