XHENNETI (Parajsa)
1) Xhenneti është vend i gjerë, madhështor të cilin e ka përgatitur All-llahu xhel-le shanuhu për robërit e Tij të cilët i janë nënshtruar në jetën e kësaj bote dhe i kanë rrespektuar urdhërat e Tij. Ai është shpërblim për besimin e tyre të sinqertë dhe punët e tyre të mira. Thotë All-lahu i Lartësuar:
” Dhe ngutuni ( me punë të mira) në falje mëkatesh nga Zoti i juaj dhe për një xhennet gjerësia e të cilit është si gjerësia e qiejve dhe tokës, i përgatitur për të devotshmit.”( suretu-Ali Imran-133)
2) All-llahu i Lartësuar në Kur’anin e Madhërishëm e ka quajtur (xhennetin) me shumë emra:
Xhennetul-meëva, Shtëpia e përhershmërisë, Firdevs, Shtëpia e shpëtimit, Shtëpia e qëndrimit, Vendbanimi i sigurtë,e emra të tjerë.
(3) Në xhennet hyn vetëm ai i cili bënë vepra të mira, i cili është i cilësuar me cilësi të mira dhe veçori të lavdëruara me vlerë.
All-llahu i Lartësuar thotë:
“All-llahu bleu prej besimtarëve shpirtërat dhe pasurinë e tyre me xhennet. Luftojnë në rrugën e All-llahut, mbysin dhe mbyten. (All-llahu dha) Premtim të cilin e vërtetoi në Tevrat, Inxhil e Kur’an. E kush është më zbatues i premtimit të vet se All-llahu? Pra gëzonju tregtisë që bëtë me Të. Ky është sukses i madh.
(Të xhennetit janë) Edhe ata që pendohen, ata që sinqerisht adhurojnë, ata që falënderojnë, ata që agjërojnë, ata që bëjnë ruku, që bëjnë sexhde, që urdhërojnë për të mira e ndalojnë nga të këqiat edhe ata që përmbushin dispozitat e All-llahut. Pra, përgëzoi besimtarët.” (Et-teube, 112).
(4) All-llahu xhel-le shanuhu e ka cilësuar xhennetin me begati të përhershme dhe kënaqësia në të nuk përfundon, çdo send që është në të është pa llogari (e panumërt) dhe në të ka lumenjë të shumtë e të mëdhenjë e të lloj-llojshëm.
Prej tyre ka që e kanë ujin e mirë e të shijshëm, nuk ndryshon era e tij, e as nuk ndryshon shija apo oreksi i tij. Prej tyre ka që janë prej qumshtit të pastër e të mirë. Ka që janë prej verës e cila është e shijshme për ata që e pijnë, jo sikur vera e kësajë bote e ndaluar, e cila e shkatërron mendjen dhe e humb vetëdijen, gjithashtu nën të ka lumenj nga mjalti i kulluar.
E të tjera përveç këtyre, prej lumenjve që rrjedhin nën kështjella. Në të ka pemë dhe mish shpendësh.
(5) E prej mrekullirave që i furnizon All-llahu xhel-le shanuhu banorët e xhennetit janë këto frute të shijshme që kanë shije të dalluar e të ndryshme të cilat i ngjajnë njëra tjetrës, e banorët e xhennetit mendojnë se ky është ushqim i njëjtë të cilin e kanë ngrënë më parë, por nuk është kështu.
All-llahu i Lartësuar thotë:
” E përgëzoi ata që besuan dhe bënë vepra të mira se ata do të jenë në xhennete në të cilët rrjedhin lumenj. Saherë që u jepet ndonjë ushqim nga frytet e tij ata, thonë:”Ky është që me të u ushqenim edhe më parë.” Ngase u sillet ushqim i ngjajshëm (vetëm në formë, e jo edhe në shije). Aty do të kenë ata bashkëshorte të pastra dhe aty do të jenë përgjithmonë” (El-Bekare,25).
(6) Këtë furnizim të cilin ua përgatiti Zoti i tyre- i Lartësuar qoftë-u jep që t’i shërbejnë djelmoshat, të cilët u përgjigjen kërkesave të tyre dhe ua plotësojnë dëshirat e tyre.
Këta djelmosha bartin enë dhe gota nga ari i pastër, të cilat nga bukuria dhe përsosshmëria e madhe u ngjajnë margaritarëve të derdhur.
All-llahu i Lartësuar thotë:
“Dhe atyre u sillen për shërbim djelmosha që përherë janë të tillë sa që kur t’i kundrosh të duken si margaritarë të derdhur.” (El-Enbija, 19).
Dhe thotë: “Hyni në xhennet, ju dhe gratë tuaja, të gëzuar! Atyre u shërbejnë me enë e gastare nga ari, aty do të kenë çka t’u dëshirojë shpirti dhe t’u kënaqet syri. Ju do të jeni aty përgjithmonë.” (Ez-Zuhruf, 70,71).
(7) Nga begatitë e xhennetit me të cilat i begatoi All-llahu xhel-le shanuhu robërit e Tij të mirë besimtarë, të cilët veçohen prej krijesave tjera
Veshja. Veshja e banorëve të xhennetit është nga mëndafshi i hollë dhe i trashë, e këto rroba i kanë të zbukuruara me ari të kulluar e të pastër.
Gjithashtu vendbanimet e tyre janë të mira, renditja e tyre është e mrekullueshme, ku ka dhoma të ndërtuara njëra mbi tjetrën nën të cilat rrjedhin lumenj.
Thotë All-llahu i Lartësuar: ” Ndërsa ata të cilët u ruajtën për hirë të Zotit të tyre, për ata do të ketë dhoma të ndërtuara njëra mbi tjetrën, nën të cilat rjedhin lumenj. Premtim i All-llahut, All-llahu nuk then premtimin.”(suretu-ez-Zumer-20).
8) Gjërat që janë në xhennet përngjajnë vetëm në emra me gjërat e kësaj bote, ngase në të ka atë që syri nuk e ka parë, veshi nuk e ka dëgjuar e as nuk ka mundur ta paramendon mendja e njeriut.Thotë All-llahu i Madhëruar:
” Pra, për ata që kanë vepruar nuk di askush për atë kënaqësi (të zemrës e shpirtit) që u është caktuar atyre si shpërblim.”( suretu-es-Sexhde-17).
9) Në xhennet nuk ka mëkate e as fjalë të kota. Në të ka vetëm përmendje dhe madhërim të All-lahut. Paqeja e All-llahut dhe bekimi i melaikeve është mbi besimtarët e gjithashtu edhe besimtarët e bekojnë njëri tjetrin.Thotë All-llahu xhel-le shanuhu”… ata do t’i vizitojnë engjëjt duke hyrë në secilën derë. (u thojnë) Selamun alejkum, me durimin tuaj gjetët shpëtimin; sa përfundim i lavdishëm është ky vend.” ( suretu-ez-Zumer-24).
Prandaj banorët e xhennetit janë banorë të paqes dhe sigurisë, All-llahu xhel-le shanuhu ka nxjerrur prej zemrave të tyre mërzinë dhe urrejtjen ndaj njerëzve. Ata të gjithë janë vëllezër të dashur dhe në xhennet nuk i godet lodhja apo sëmundja.
10) Begatia dhe dhuntia më e madhe të cilën do ta gjejnë besimtarët në xhennet është se ata do ta shohin Zotin e tyre-I Madhëruar Qoftë- dhe do ta fitojnë kënaqësinë e Tij. Thotë All-llahu i Madhëruar:” Atë ditë do të ketë fytyra të shkëlqyera (të gëzuara) që Zotin e tyre e shikojnë.”(suretu-el-Kijame-22-23).
Gjithashtu thotë: ” … dhe kënaqësi nga All-llahu që është mbi të gjitha.”( suretu-et-Tevbe-72).
E kjo është nga plotësimi i begative të All-llahut ndaj robërve të Tij dhe në të njejtën kohë nder e rrespekt i Tij ndaj tyre.
11) Xhenneti është i përhershëm nuk kalon, mbetet përgjithmonë. Për këtë arsye edhe banorët e tij janë të përhershëm, nuk iu arrinë vdekja e as shkatërrimi.Thotë All-llahu xhel-le shanuhu
” E për sa i përket atyre fatmirëve, ata janë në xhennet përgjithmonë, sa të jenë qiejt e toka, përveq ata çka do Zoti yt ( iu dhuron) shpërblim të pakëputur.”( suretu-Hud-108).
Fshehtësia e kësaj përhershmërie të banorëve të xhennetit në xhennet është se: pasiqë All-llahu xhel-le shanuhu e ka ditur prej zemrave të tyre këmbëngulësinë në besim dhe vepra të mira, sadoqë të zgjatë jeta e tyre. Për këtë dëshiroi All-llahu xhel-le shanuhu që t’i shbërblejë për qëllimin dhe dëshirën e tyre, edhepse ai (xhenneti) ëhtë më madhështor dhe në shkallë më të lartë, u përcaktoi atyre këmbim që për veprat e mira dhe këmbëngulësinë e tyre në adhurim (nënshtrim) t’ua dhuroj përhershmërinë në xhennet dhe qëndrim në te duke qenë të begatuar, të lumtur dhe të gëzuar.
Ali Hasen AbdulHamid
Përktheu Enis Rama, marrë nga Islami i lehtësuar