“Atë Ditë (Ditën e Kiametit), disa fytyra do të shkëlqejnë dhe në Zotin e tyre do të shikojnë.” (El-Kijameh,22-23)
ImamEs-Si’dij (Allahu e mëshiroftë) shpjegon: “Domethënë shikojnë në Zotin e tyre, varësisht prej gradave që i kanë (në Xhenet).
Disa shikojnë në Të çdo ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje.
Disa shikojnë në Të çdo ditë të xhumasë, vetëm njëherë.
Kështu, ata kënaqen duke shikuar në Fytyrën e Tij Fisnike dhe në bukurinë e Tij të mahnitshme; (mirëpo) askush nuk i shëmbëllen Atij.
Kur ata e shohin Allahun, i harrojnë të gjitha begatitë në të cilat janë dhe arrijnë kënaqësi e gëzim, që nuk mund të përshkruhen; po ashtu, fytyrat u shkëlqejnë dhe iu shtohet edhe më shumë bukuria, krahas bukurisë që e kanë.
Andaj, e lusim Allahun Bujar, që të na mundësojë të jemi në mesin e tyre!
(Tefsir Es-Si’dij, 947)
Përktheu: Hoxhë Petrit Perçuku