Në kohën e sprovave sikur koha në të cilën po jetojmë, kur është lënë namazi, mbulesa, zekati…e është shtuar e keqja, si alkoholi, kurvëria, vrasja, festivalet e promovimit të amoralitetit…ai që i përmbahet fesë Allahut dhe Sunnetit do të ketë shpërblimin e pesëdhjetë sahabëve-shokëve të Pejgamberit alejhis selam.
Ka thënë Pejgamberi alejhis selam:
“Pas jush janë ditët e durimit;
– ai që mbahet për atë që ju jeni sot, ka shpërblimin e 50 vetave prej jush.
– Thanë: O i Dërguar i Allahut, a mos prej tyre?!
– Tha: Jo, por prej jush”.
Tirmidhi, Ebu Davud, ibn Maxhe.
Mbajtja për Kur’anin dhe Sunnetin të ruan përherë dhe përgjithmonë nga humbja.
Bëhu edhe ti prej këtyre të zgjedhurve, që të jesh në shoqërin e Pejgamberit alejhis selam dhe shokëve të tij!
Hoxhë Irfan Salihu