Disiplinimi i atyre të cilët dëshirojnë që veprat e turpshme të qarkullojnë në mesin e besimtarëve
“Ata që duan të përhapin lajmet e turpshme (Fehisheh) për besimtarët, i pret dënimi i dhembshëm në këtë botë dhe në tjetrën; Allahu i di të gjitha, e ju nuk i dini. (En-Nur, (24) : 19).”
Ky është rasti i tretë i disiplinimit drejtuar atyre të cilët dëgjojnë biseda të turpshme, u besojnë deri në një masë, dhe fillojnë që t’i përhapin. Ata nuk duhet që t’i përhapin bisedat e tilla, apo t’u tregojnë të tjerëve.
Allahu thotë:
Ata që duan të përhapin lajmet e turpshme (Fehisheh) për besimtarët, i pret dënimi i dhembshëm, nënkupton, ata të cilët dëshirojnë që të shohin shfaqjen e bisedave të turpshme (për besimtarët);
…dënimi i dhembshëm në këtë botë, ,ka kuptimin, për arsye të dënimit të përshkruar, dhe në Botën Tjetër, për shkak të mundimeve të Zjarrit.
Allahu i di të gjitha, e ju nuk i dini. Nënkupton, kthejeni çështjen tek Ai, dhe do të udhëzoheni.
Imam Ahmedi shënon nga Theubani, se Profeti ka thënë:
“Mos i mërzisni robërit e Allahut, mos i fyeni, e as mos i kërkoni të metat e tyre të fshehta. Kush kërkon gabimet e vëllait të tij musliman, Allahu do t’ia shfaq mëkatet e tij dhe do ta degradoj, qoftë edhe nëse fshihet në shtëpinë e tij.”
Përshtatje
Tefsiri i Ibn Kethirit