BallinaAKTUALEFakte dhe StatistikaDjalë apo vajzë - Hadithi i vërtetuar nga shkenca moderne

Djalë apo vajzë – Hadithi i vërtetuar nga shkenca moderne

Djalë apo vajzë

Kjo është pyetja që parashtrohet sot. Familja ka nevojë për një djalë apo një vajzë? Një universitet amerikan ka bërë kërkime në lidhje më këtë çështje. Megjithatë, unë kam diskutuar kuptimin e hadithit të transmetuar nga Ibn Kethiri. Në hadith thuhet: “Nëse sekrecioni i mashkullit i paraprin sekrecionit të femrës do të lindë fëmijë mashkull, me dëshirën e Allahut. Nëse sekrecioni i femrës i paraprin sekrecionit të mashkullit do të lindë fëmijë femër, me dëshirën Allahut.”

Ne e kemi dërguar pyetjen, e cila ka të bëjë me faktorin material të përcaktimit të gjinisë së fëmijës, në vende evropiane dhe në SHBA, por përgjigja ishte negative. Ata nuk e pranuan një interpretim të tillë.

Megjithatë, vetëm para dy vitesh ne filluam të gjenim përgjigje me ndihmën e zoologjisë për të qartësuar se ka shumë shenja të cilat provojnë përcaktimin që u kuptua nga hadithi i lartpërmendur.

Shkencëtarët kanë zbuluar se sekrecioni i mashkullit është acidik, ndërsa sekrecioni i femrës është alkalin. Nëse sekrecioni i mashkullit përzihet me të femrës dhe sekrecioni alkalin i femrës dominon mbi sekrecionin acidik të mashkullit, atëherë nga ky dominim rezulton një fëmijë femër dhe anasjelltas. Ky kërkim është eksperimentuar tek lopët në Francë në mënyrë që të rrisnin numrin e tyre dhe si rezultat raporti i demave ishte 70% dhe i lopëve 30%. Kështu ata e ndërprenë eksperimentin që në fazat e para.

Shumë shkencëtarë të mëdhenj ndoqën konferencën rreth mjekësisë e mbajtur në universitetin e Mbretit Fezal në Daman. Atje u tha se vetëm një person mund ta shpjegojë fenomenin e lartpërmendur, por ai ndodhej në SHBA. Quhej Sead Haliz, një musliman egjiptian.

Më vonë u takuam me të dhe ai u prezantua si nismëtari i një shkence të re e quajtur:Shkenca e sterilitetit të njeriut. Ai është kryeredaktor i dy revistave dhe ka shkruar rreth 34 libra. Ka studiuar mbi sekrecionin e mashkullit dhe të femrës gati dhjetë vjet, duke përdorur mikroskopin elektronik dhe kompjuterin. Nga studimet ai arriti në konkluzionin se sekrecioni i mashkullit është acidik, ndërsa i femrës alkalin. Kur të dy sekrecionet bashkohen dhe nëse në përmbajtje dominon acidiku, atëherë lind një fëmijë mashkull dhe anasjelltas.

Kështu, përmbajtja e hadithit të lartpërmendur dhe ajo që ka dashur Allahu është vërtetuar nga shkenca moderne.

Shkëputur nga: “ Pyesni rreth mrekullive të Kuranit dhe sunetit”

Abdulmexhid Zindani

Must Read