BallinaAKIDEAkide të ndryshme"Do sillet vdekja ditën e gjykimit dhe...(Hadith)

“Do sillet vdekja ditën e gjykimit dhe…(Hadith)

Buhariu dhe Muslimi kanë transmetuar nga Ebu  Seid el-Hudriu (radiAllahu anhu) se Profeti (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë : “Do sillet vdekja ditën e gjykimit si dele me ngjyrë të bardhë e të zezë, vendoset ndërmjet Xhennetit edhe Xhehennemit e më pas jepet urdhër që të theret e thuhet: “O banorët e Xhennetit, keni përjetësi e s’keni vdekje. O Banorët e Zjarrit, keni përjetësi e s’keni vdekje”. Më pas Profeti (sal-lAllahu alejhi ue sel lem) recitoi fjalën e Allahut të Madhëruar: “Paralajmëroji ata për ditën e pendimit kur të vendoset çështja ndërsa ata janë të hutuar (tani) e nuk besojnë”. (Merjem: 39) Në një transmetim të Buhariut dhe Muslimit thuhet: “E banorëve të Xhennetit u shtohet më shumë gëzimi ndërsa banorëve të Zjarrit u shtohet më shumë hidhërimi”.

 

Burimi:
Autor: Abdurrahman ibn Raxheb & Abdulvahid el-Magribi
Titulli: Frika prej Xhehenemit dhe malli për Xhennetin
Përktheu: Abdurrahim Balla
Botues: Rinia Islame

Must Read