DOMETHËNIA E DASHURISË NË ISLAM
Falënderimet i takojnë Allahut ndërsa përshëndetjet qofshin mbi Muhammedin, familjen, shokët dhe pasuesit e tij!
Dashuria është fjalë, kuptimi i së cilës ndryshon tek njerëzit. Ajo përshkruhet në forma dhe mënyra të ndryshme, varësisht se si dhe çka duhet. Muslimani, rob i përkushtuar i Allahut, është prej protagonistëve më të sinqertë të dashurisë. Allahu thotë:
“وَالَّذِينَ آمَنُواْ أَشَدُّ حُبّاً لِّلّهِ
… po dashuria e atyre që besuan All-llahun është shumë më e fortë…”. ([1])
Por, ai dashurinë e zhvillon në baza tjera. Ai do për hire të Allahut dhe urren për hire të Tij, gjëra që janë bazat më të forta të besimit.
Në këtë ligjëratë do të sqarohen llojet e dashurisë, do të përmenden shembuj nga disa njerëz të dalluar, të cilët favorizuan dashurinë për Allahun ndaj çdo dashurie tjetër, do të përmenden edhe shembuj të atyre që dashurinë për të tjerë e favorizuan ndaj dashurisë për Allahun, etj.
Islami ka vënë ligje dhe ka caktuar besimet, bindjet, konceptet, moralet, si dhe i ka rregulluar e sistematizuar duke mos i lënë shkel e shko. Ligjërata jonë përbëhet nga pjesët në vijim:
1. Çka është dashuria?
2. Dashuria dhe rëndësia e saj
3 Llojet e dashurisë
4. Dashuria në Kur’anin Famëlartë
5. Dashuria në Sunnet, traditën profetike
6. Dashuria për Allahun dhe Muhammedin, alejhi’s selam
a) Çfarë na bën ta duam Allahun?
b) Si të na do neve Allahu?
c) Dashurinë për dynja mos e favorizo ndaj asaj për Allahun dhe Muhammedin, alejhi’s selam
d) Peizazhe nga dashuria e sahabeve për Allahun
e) Përse e duam Muhammedin, alejhi’s selam?
f) Peizazhe nga dashuria e sahabeve për Muhammedin, alejhi’s selam
g) Përse e duam Kur’anin?
h) Pretendimi i rrejshëm i dashurisë
i) Shenjat e dashurisë për Allahun dhe të dërguarin e Tij
7. Gjëra tjera të dashura në Kur’an dhe në Sunnet
***
1. Çka është dashuria?
Dashuria ka kuptim më të ngushtë se sa fjala kënaqësi (pajtim me diç/err-rida) por ndikim më të madh. Njeriu ndodhë të pajtohet me diç por të mos e dojë atë. Ai, mund të pajtojë me një lider, fetar a politik qoftë, jo pse e do por për shkak se zgjidhje tjetër nuk ka patur ose alternativat tjera kanë qenë më të dëmshme.
Dashuria i ngjan gravitetit të tokës; ajo mban lidhjet ndërmjet njerëzve para se të prishen dhe shndërrohen në gjak. Mu për këtë, në të kaluarën thuhej “Sikur të printe dashuria (e sinqertë, mirëkuptimi) kudo, njerëzit nuk do të kishin nevoje për drejtësi e as për ligj”.
2. Dashuria dhe rëndësia e saj
Dashuria, e zhveshur nga kuptim shthururës, është shkak për hyrje në Xhennet. Muhammedi, alejhi’s selam ka thënë:
“والّذي نفسي بيده لا تدخلوا الجنّة حتّى تؤمنوا ، ولا تؤمنوا حتّى تحـابّوا ، أوَلا أدلّكم على شيء إذا فعلتمـوه تحاببتم : أفشوا السّلام بينكم
Pasha Atë, në dorën e të Cilit është shpirti im, nuk do të hyni në Xhennet përderisa të mos besoni dhe nuk do të besoni përderisa të mos duheni. A t’iu rrëfej për diç që po e bëtë duheni: përhapeni selamin në mesin tuaj”.
Ajo, e përmendur shpesh në Kur’an, të bën të kuptosh se i tërë Islami është vetëm dashuri. Thotë Allahu:
“قل إن كنتم تحبّون الله فاتبعوني يُحببكم الله ويغفر لكم ذنوبكم
Thuaj: “Nëse e doni All-llahun, atëherë ejani pas meje që All-llahu t’ju dojë, t’ju falë mëkatet tuaja…”. ([2])
“وَلَكِنَّ اللَّهَ حَبَّبَ إِلَيْكُمُ الْإِيمَانَ وَزَيَّنَهُ فِي قُلُوبِكُمْ وَكَرَّهَ إِلَيْكُمُ الْكُفْرَ وَالْفُسُوقَ وَالْعِصْيَانَ أُولَئِكَ هُمُ الرَّاشِدُونَ
…por All-llahu juve ua bëri të dashur besimin dhe ua zbukuroi atë në zemrat tuaja, ndërsa mosbesimin, shfrenimin dhe kundërshtimin, ua bëri që t’i urreni. Të tillë janë ata që gjetën rrugën e drejtë”. ([3])
“وَالَّذِينَ تَبَوَّءُوا الدَّارَ وَالْإِيمَانَ مِنْ قَبْلِهِمْ يُحِبُّونَ مَنْ هَاجَرَ إِلَيْهِمْ وَلَا يَجِدُونَ فِي صُدُورِهِمْ حَاجَةً مِمَّا أُوتُوا وَيُؤْثِرُونَ عَلَى أَنْفُسِهِمْ وَلَوْ كَانَ بِهِمْ خَصَاصَةٌ وَمَنْ يُوقَ شُحَّ نَفْسِهِ فَأُولَئِكَ هُمُ الْمُفْلِحُونَ
Edhe ata që përgatitën vendin (Medinen) dhe besimin para tyre, i duan ata që shpërnguleshin tek ata dhe nuk ndiejnë në gjoksat e tyre ndonjë nevojë (për zili a tjetër) nga ajo që u jepej atyre (muhaxhirëve), madje edhe sikur të kishin vetë nevojë për te, ata u jepnin përparësi atyre para vetvetes. Kush është i ruajtur prej lakmisë së vet, të tillët janë të shpëtuar”. ([4])
Buhariu transmeton se derisa Muhammedi, alejhi’s selam ishte duke ligjëruar, një beduin ia kishte ndërprerë të folurit dhe i kishte thënë: Kur është kijameti? Pejgamberi, alejhi’s selam heshti, ndërsa kur e përfundoi ligjëratën tha:
ماذا أعددت للساعة؟
Çfarë ke përgatitur për Kijametin?
Beduini u përgjigj:
يا رسول الله! والله ما أعددت لها كثير صلاة ولا صيام ولا صدقة, ولكني أحب الله ورسوله
O i dërguari i Allahut, nuk kam përgatitur për të as shumë namaz, as shumë agjërim dhe as shumë lëmoshë, por unë e dua Allahun dhe të dërguarin e Tij!
Muhammedi, alejhi’s selam iu përgjigj:
المرء يحشر مع من أحب
Njeriu ringjallet me atë që e do!
Megjithatë, kjo nuk bën të keqkuptohet. Dashuria pa punë dhe dashuria që nuk bëhet për Allahun nuk quhet dashuri. Hasan el-Basriu ka thënë:
لا يخدعنكم الحب فحسب, فوالله الذي لا إله إلا هو لقد أحب قوم عيسى بن مريم حتى تألهوه فأدخلهم حبه النار، فهو حب بلا عمل
Le të mos iu tradhtojë dashuria ngase, pasha Allahun, disa njerëz e kanë dashur Isain, të birin e Merjemes derisa edhe e kanë hyjnizuar, dhe kështu, dashuria e tyre i ka futur në zjarre. Ajo është dashuri pa punë.
Imam Gazaliu, në “Ihjau Ulumiddin”, transmeton nga Ibni Umeri, se:
والله, لو أنفقت أموالي غلقاً غلقاً في سبيل الله، وصمت النهار لا أفطره، وقمت الليل لا أنامه ثم لقيت الله، وأنا لا أحب أهل الطاعة، ولا أكره أهل المعصية، لخشيت أن يكبني الله على وجهي في النار
Pasha Allahun, sikur tërë pasurinë time ta jepja për Allahun, sikur të agjëroja ditën çdoherë dhe të mos haja, sikur të falesha tërë natën dhe të mos pushoja, e pastaj ta takoja Allahun ndërsa unë nuk ndiej dashuri për të devotshmit dhe urrejtje për mëkatarët, do të frikësohesha se Allahu zvarrë për fytyre do të hidhte në zjarre”.
Natyrisht se kjo është e bazuar në hadithin ku Muhammedi, alejhi’s selam thotë:
“من أحب لله وأبغض لله وأعطى لله ومنع لله؛ فقد استكمل الإيمان
Kush do për Allah, urren për Allah, jep dhe ndalon për Allah, ai veç ka plotësuar besimin”. ([5])
3. Llojet e dashurisë
Dashuria është dy llojesh:
· Natyrore apo e lindur. Ky lloj i dashurisë është i lindur në njeriun, si: dashuria për ushqim e pije, dashuria për fëmijë e grua, etj.
· E fituar apo shkakore. Ky lloj i dashurisë është vullnetar dhe për të cilin Allahu e merr në pyetje njeriun nëse atë nuk ia përkushton Allahut.
4. Dashuria në Kur’anin Famëlartë
Fjala “Dashuri” në Kur’anin Famëlartë është përdorur në 84 vende, herë duke treguar për dashurinë e Allahut për robërit e Tij e herë anasjelltas. Thotë Allahu:
“وَمِنَ النَّاسِ مَنْ يَتَّخِذُ مِنْ دُونِ اللَّهِ أَنْدَاداً يُحِبُّونَهُمْ كَحُبِّ اللَّهِ وَالَّذِينَ آمَنُوا أَشَدُّ حُبّاً لِلَّه
E nga njerëzit ka asish që në vend të All-llahut besojnë idhujt, që i duan (i madhërojnë) ata, sikur (që besimtarët e vërtetë e duan) All-llahun, po dashuria e atyre që besuan All-llahun është shumë më e fortë…”. ([6])
“يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا مَنْ يَرْتَدَّ مِنْكُمْ عَنْ دِينِهِ فَسَوْفَ يَأْتِي اللَّهُ بِقَوْمٍ يُحِبُّهُمْ وَيُحِبُّونَهُ أَذِلَّةٍ عَلَى الْمُؤْمِنِينَ أَعِزَّةٍ عَلَى الْكَافِرِين
O ju që besuat! Kush largohet prej jush nga feja e vet (i bën dëm vetes) s’ka dyshim se All-llahu do ta sjellë një popull që Ai e do atë (popull) dhe ata e duan Atë (Zotin), (një popull) që është modest e i butë ndaj besimtarëve, por i ashpër dhe i fortë ndaj mohuesve…”. ([7])
5. Dashuria në Sunnet, traditën profetike
Dashuria në Sunnet është përmendur në forma të ndryshme por gjithsesi me kuptim pozitiv. Aty, në mes tjerash, theksohet shpërblimi për dashuri të sinqertë, kë duhet ta duam, çfarë duhet të bëjmë nëse e duam dikë, etj.
Buhariu dhe Muslimi transmetojnë nga Ebu Hurejre se Muhammedi, alejhi’s selam ka thënë:
“إن الله إذا أحب عبدا دعا جبريل. فقال: إني أحب فلانا فأحبه قال: فيحبه جبريل, ثم يوضع له القبول في الأرض. وإذا أبغض عبدا دعا جبريل عليه السلام, فيقول: إني أبغض فلانا فأبغضه. قال: فيبغضه جبريل, ثم ينادي في أهل السماء إن الله يبغض فلانا فأبغضوه, ثم يوضع له البغضاء في الأرض
Kur Allahu ta dojë ndonjë rob, e thërret Xhibrilin dhe i thotë: Unë e dua filanin andaj duaje edhe ti! E do edhe Xhibrili, e pastaj në tokë, Allahu e bën që të jetë i dashur tek njerëzit. Ndërsa kur ta urrejë ndonjë njeri, e thërret Xhibrilin dhe i thotë: Unë e urrej filanin andaj urreje edhe ti! E urren edhe Xhibrili, dhe më pas, thërret banorët e qiellit: Allahu e urren filanin andaj urrejeni dhe ju. Pastaj, edhe në tokë urrehet”.
Duhet theksuar se një numër i madh hadithesh me këtë tematike i janë përkushtuar dashurisë vëllazërore, gjë që dëshmon rëndësinë e madhe të saj. Ebu Hurejre transmeton se Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:
“إنّ الله تعالى يقول يوم القيامة : أين المتحابون بجلالي ؟ اليوم أظلّهم في ظلّي يوم لا ظلّ إلاّ ظلّي
Në Ditën e Kijametit Allahu thotë: Ku janë ata që për hire të Madhërisë Sime janë dashur ndërmjet vete? Sot, kur nuk ka hije përveç hijes sime, atyre do t’iu bëjë hije”. ([8])
Hakimi transmeton se Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:
“من أحبّ أن يجد طعم الإيمان فليحبّ المرء لا يحبه إلا لله
Kush të dëshirojë ta shijojë ëmbëlsinë e besimit, le ta duaj njeriun vetëm për hire të Allahut”. ([9])
“لا يؤمن أحدكم حتى يحبّ لأخيه ما يحبّ لنفسه
Askush prej jush nuk ka besim komplet përderisa për vëllain e tij të mos duaje atë që do për vete”. ([10])
Buhariu dhe Muslimi transmetojnë nga Enesi se Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:
“ثلاث من كنّ فيه وجد حلاوة الإيمان : أن يكون الله و رسوله أحبّ إليه مما سواهما ، و أن يحبّ المرء لا يحبه إلا لله ، و أن يكره أن يعود في الكفر بعد إذ أنقذه الله منه ، كما يكره أن يلقى في النار
Tri gjëra kush i posedon, ai ka shijuar ëmbëlsinë e besimit: Që Allahun dhe të dërguarin e Tij t’i duaje më shumë se çdo kë tjetër, ta duaje njeriun vetëm për Allahun dhe, të urreje të kthehet ne pabesim pasi që Allahu e shpëtoi prej tij ashtu siç urren të hidhet në zjarrë”.
Ebu Hurejre transmeton se Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:
“لا تدخلون الجنة حتى تؤمنوا و لا تؤمنوا حتى تحابوا ، أولا أدلّكم على شيء إذا فعلتموه تحاببتم أفشوا السلام بينكم
Nuk do të hyni në Xhennet përderisa të mos besoni, dhe nuk do të besoni përderisa të mos duheni. A t’iu rrëfej për diç që po e bëtë do të duheni? Përhapeni selamin në mes jush”. ([11])
Hadithe tjera rrëfejnë udhëzime përkitazi me dashurinë, siç ehte hadithi i Ebu Umames se Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:
“من أحبّ لله، و أبغض لله، و أعطى لله، و منع لله ، فقد استكمل الإيمان
Kush do për Allah, urren për Allah, jep dhe ndalon për Allah, ai veç ka plotësuar besimin”. ([12])
Enesi rrëfen ta ketë dëgjuar Muhammedin, alejhi’s selam duke thënë:
“لا يؤمن أحدكم حتى أكون أحب إليه من والده وولده والناس أجمعين
Askush prej jush nuk e ka besimin komplet përderisa mua të mos më do më shume se fëmijën, prindin dhe të gjithë njerëzit”. ([13])
Abdullah b. Hishami transmeton:
“كنا مع النبي صلى الله عليه وسلم، وهو آخذ بيد عمر بن الخطاب، فقال له عمر: يا رسول الله لأنت أحب إلي من كل شيء، إلا نفسي، فقال النبي صلى الله عليه وسلم: لا والذي نفسي بيده حتى أكون أحب إليك من نفسك فقال عمر: والله لأنت أحب إلى من نفسي، فقال له النبي صلى الله عليه وسلم: الآن يا عمر
Ishim me Pejgamberin, alejhi’s selam ndërsa ai e kapi për dore Omerin, me ç’rast Omeri i tha: O i dërguari i Allahut, ti je më i dashur tek unë se çdo gjë me përjashtim të vetes sime! Pejgamberi, alejhi’s selam i tha: Jo, pasha Allahun, përderisa të mos jem edhe më i dashur se vetja jote për ty! Omeri tha: Për Zotin ti më je më i dashur se vetja ime! Tani o Omer- i tha Muhammedi, alejhi’s selam”. ([14])
Dashuria e sinqertë për Allahun dhe Muhammedin, alejhi’s selam te sjell, jo vetëm Xhennetin, por edhe shoqërimin e Muhammedit, alejhi’s selam në të. Enesi transmeton:
“أنّ رجلا سأل النبي صلى الله عليه و سلم متى الساعة ؟ قال : ” ما أعددت لها ؟ ” قال : ما أعددت لها من كثير صلاة و لا صوم و لا صدقة ، و لكني أحبّ الله و رسوله، قال :” أنت مع من أحببت” ، قال أنس : فما فرحنا بشيء فرحنا بقول النبي صلى الله عليه و سلم :”أنت مع من أحببت” فأنا أحب النبي صلى الله عليه و سلم و أبا بكر و عمر ، و أرجو أن أكون معهم بحبي إياهم ، و إن لم أعمل بمثل أعمالهم
Një njeri e kishte pyetur Muhammedin, alejhi’s selam: Kur është kiameti? Po çka ke përgatitur ti për të?- e pyeti Muhammedi, alejhi’s selam.
Nuk kam përgatitur shume as namaz, as agjërim dhe as lëmoshë porse e dua Allahun dhe të dërguarin e Tij! – u përgjigj njeriu.
Ti do të jesh me ata që i do- e përgëzoi Muhammedi, alejhi’s selam.
Enesi vazhdon e rrëfen: Për asgjë nuk jemi gëzuar më shumë se sa gëzimi ynë për fjalën: “Ti do të jesh me ata që i do”. Unë i dua Ebu Bekrin dhe Omerin dhe shpresoj të jam me ta për hire të dashurisë sime për ta dhe nëse nuk kam vepra të mira sikurse të tyre”. ([15])
Allahu sa i do besimtarët po aq i do edhe veprat e mira të tyre, te cilat ua ka obliguar ose ua ka preferuar. Muhammedi, alejhi’s selam thotë:
“إن الله تعالى قال: من عادى لي وليـًا فقد آذنته بالحرب ، وما تقرّب إليَّ عبدي بشيء أحبَّ إليَّ مما افترضته عليه ، وما يزال عبدي يتقرب إليَّ بالنوافل حتى أحبه ، فإذا أحببته كنتُ سمعه الذي يسمع به ، وبصره الذي يبصر به ، ويده التي يبطشُ بها ، ورجله التي يمشي بها ، وإن سألني لأعطينَّه ، وإن استعاذني لأعيذنه
Allahu thotë: Kush i bën padrejtësi një robi Tim të sinqertë, do t’i shpalli luftë. Robi tek Unë nuk afrohet me diç më të dashur tek Unë se sa ajo që ia kam obliguar. Ai vazhdon të afrohet tek Unë me vepra vullnetare derisa ta dua e kur ta dua Jam dëgjimi me të cilin dëgjon, shikimi me të cilin shikon, dora me të cilën godet, këmba me të cilën ec; nëse me lyp do t”i jap, nëse kërkon mbrojtje do ta mbroj…”([16]).
6. Dashuria për Allahun dhe Muhammedin, alejhi’s selam
Dashuria për Allahun dhe të dërguarin e Tij janë qëllimi më fisnik dhe janë njëra prej kërkesave më të mëdha dhe synimeve më madhështore. Grada më e ultë e dashurisë për Allahun është që ta duash më shumë se vetveten, më shumë se pasurinë dhe familjen tënde. Një gjë e tille vlen edhe për dashurinë për Pejgamberin, alejhi’s selam. Buhariu transmeton se Omeri ka thënë:
“O i dërguari i Allahut, ti je më i dashur tek unë se çdo gjë me përjashtim të vetes sime! Pejgamberi, alejhi’s selam i tha: Jo, pasha Allahun, përderisa të mos jem edhe më i dashur se vetja jote për ty! Omeri tha: Për Zotin ti më je më i dashur se vetja ime! Tani o Omer- i tha Muhammedi, alejhi’s selam”. ([17])”.
Buhariu dhe Muslimi transmetojnë nga Enesi se Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:
“ثلاث من كنّ فيه وجد حلاوة الإيمان : أن يكون الله و رسوله أحبّ إليه مما سواهما ، و أن يحبّ المرء لا يحبه إلا لله ، و أن يكره أن يعود في الكفر بعد إذ أنقذه الله منه ، كما يكره أن يلقى في النار
Tri gjëra kush i posedon, ai ka shijuar ëmbëlsinë e besimit: Që Allahun dhe të dërguarin e Tij t’i duaje më shumë se çdo kë tjetër, ta duaje njeriun vetëm për Allahun dhe, të urreje të kthehet ne pabesim pasi që Allahu e shpëtoi prej tij ashtu siç urren të hidhet në zjarrë”.
a) Çfarë na bën ta duam Allahun?
Para se të jemi të obliguar fetarisht, moralisht do të duhej ta donim Allahun më shumë se çdo kë tjetër. Kjo për arsye se:
Allahu na ka dalluar e veçuar prej te gjitha krijesave:
“وَلَقَدْ كَرَّمْنَا بَنِي آدَمَ وَحَمَلْنَاهُمْ فِي الْبَرِّ وَالْبَحْرِ وَرَزَقْنَاهُم مِّنَ الطَّيِّبَاتِ وَفَضَّلْنَاهُمْ عَلَى كَثِيرٍ مِّمَّنْ خَلَقْنَا تَفْضِيلاً
Ne vërtet nderuam pasardhësit e Ademit (njerëzit), u mundësuam të udhëtojnë hipur në tokë e në det, i begatuam me ushqime të mira, i vlerësuam ata (i lartësuam) ndaj shumicës së krijesave që Ne i krijuam”. ([18])
Allahu na ka krijuar në formën më të bukur:
“لَقَدْ خَلَقْنَا الْإِنسَانَ فِي أَحْسَنِ تَقْوِيمٍ
Vërtet, Ne e krijuam njeriun në formën më të bukur”. ([19])
Na ka nënshtruar tokën dhe qiellin:
“أَلَمْ تَرَوْا أَنَّ اللَّهَ سَخَّرَ لَكُم مَّا فِي السَّمَاوَاتِ وَمَا فِي الْأَرْضِ وَأَسْبَغَ عَلَيْكُمْ نِعَمَهُ ظَاهِرَةً وَبَاطِنَةًَ
A nuk e dini ju se All-llahu nënshtroi për të mirën tuaj ç’ka në qiej e ç’ka në tokë dhe plotësoi ndaj jush të mirat e Tij të dukshme e të fshehta…”. ([20])
Çdo dhunti që e kemi e kemi prej Tij:
“وَمَا بِكُم مِّن نِّعْمَةٍ فَمِنَ اللّهِ
Dhe çdo të mirë që e keni, ajo është prej All-llahut…”. ([21])
Allahu është i butë me ne:
“اللَّهُ لَطِيفٌ بِعِبَادِهِ يَرْزُقُ مَن يَشَاءُ وَهُوَ الْقَوِيُّ العَزِيزُ
All-llahu është shumë bamirës për robërit e vet; Ai e begaton atë që do; Ai është i gjithëfuqishmi, ngadhënjyesi”. ([22])
Pastaj, ne e duam Allahun ngase edhe Ai na do neve. Ai ka thënë:
“إِنَّ اللهَ يُحِبُّ المحْسِنِين
…se me të vërtetë All-llahu i do bamirësit”. ([23])
“إِنَّ اللهَ يُحِبُّ التّوّابِينَ وَيُحِبُّ المتَطَهِّرِين
…All-llahu i do ata që pendohen dhe ata që ruhen prej punëve të ndyta e të neveritshme”. ([24])
“فَإِنَّ اللهَ يُحِبُّ المتَّقِين
…s’ka dyshim, All-llahu i do ata që ruhen”. ([25])
“وَاللهُ يُحِبُّ الصّابِرِين
…All-llahu i do durimtarët”. ([26])
“إِنَّ اللهَ يُحِبُّ المقْسِطِين
… All-llahu i do të drejtit”. ([27])
b) Si të na do neve Allahu?
Ekzistojnë vepra të cilat besimtarit ia dhurojnë gjënë më të shtrenjte që mund ta marrë prej Allahut e ajo është dashuria e Tij. Bamirësia([28]), durimi([29]), xhihadi([30]), devotshmeria([31]), drejtësia([32]), pendimi([33]), pastërtia([34]), etj. Thënë shkurt, gjërat që sjellin dashurinë e Allahut janë zbatimi i urdhëresave te Tij dhe shmangia nga ndalesat e Tij.
c) Dashurinë për dynja mos e favorizo ndaj asaj për Allahun dhe Muhammedin, alejhi’s selam
Allahu i Madhëruar ka përmendur në Kur’anin Famëlartë tetë lloje kënaqësish dhe epshesh, me te cilat shquhet dunjaja:
“قُلْ إِنْ كَانَ آبَاؤُكُمْ وَأَبْنَاؤُكُمْ وَإِخْوَانُكُمْ وَأَزْوَاجُكُمْ وَعَشِيرَتُكُمْ وَأَمْوَالٌ اقْتَرَفْتُمُوهَا وَتِجَارَةٌ تَخْشَوْنَ كَسَادَهَا وَمَسَاكِنُ تَرْضَوْنَهَا أَحَبَّ إِلَيْكُمْ مِنَ اللَّهِ وَرَسُولِهِ وَجِهَادٍ فِي سَبِيلِهِ فَتَرَبَّصُوا حَتَّى يَأْتِيَ اللَّهُ بِأَمْرِهِ
Thuaj (o i dërguar): “Në qoftë se etërit tuaj, djemtë tuaj, vëllezërit tuaj, bashkëshortet tuaja, farefisi juaj, pasuria që e fituat, tregtia që frikoheni se do të dështojë, vendbanimet me të cilat jeni të kënaqur, (të gjitha këto) janë më të dashura për ju se All-llahu, se i dërguari i Tij dhe se lufta për në rrugën e Tij, atëherë, pritni derisa All-llahu nuk vë në rrugën e drejtë njerëzit e prishur”. ([35])
Kush përparëson ndonjërën prej këtyre tetë kategorive ndaj dashurisë për Allahun, le ta prêt vdekjen, hidhërimin dhe mallkimin.
d) Peizazhe nga dashuria e sahabeve për Allahun
Dashuria për Xhennetin çmendte sahabet. Ata, për ta fituar Xhennetin, e dinin se më parë duhej ta kënaqnin Allahun andaj, çdoherë, interesoheshin për gjërat qe i do Allahu. Xhihadi, është një vepër që Allahun e kënaq shumë. Abdullah b. Amri, babai i Xhabirit, në betejën e Uhudit, kishte veshur qefinin dhe kishte thyer këllëfin e shpatës, një gjest që shpreh dëshirën për vdekje në luftë. Shkoi në luftë dhe ra dëshmor-shehid. Muhammedi, alejhi’s selam i tha Xhabirit:
“ابك أو لا تبك والذي نفسي بيده, ما زالت الملائكة تظل أباك بأجنحتها حتى رفعته
Qaj apo mos qaj, pasha Atë në dorën e të Cilit është shpirti im, melaiket vazhduan t’i bëjnë hije me krahët e tyre babait tënd derisa edhe e ngritën”.
Në një hadith hasen, Muhammedi, alejhi’s selam ka thënë:
“يا جابر ! والذي نفسي بيده, لقد كلم الله أباك كفاحاً بلا ترجمان، فقال: تمن يا عبدي , قال: أتمنى أن تعيدني إلى الدنيا فأقتل فيك ثانية، قال: كتبت على نفسي أنهم إليها لا يرجعون، فأتمنى أن ترضى عني, قال: فإني قد رضيت عنك، فأحل الله عليه رضوانه وعلى إخوانه من الشهداء, وجعل أرواحهم في حواصل طير ترد الجنة فتأكل من ثمارها، وتشرب من مائها، وتأوي إلى قناديل معلقة بالعرش حتى يرث الله الأرض ومن عليها
O Xhabir, pasha Atë në dorën e të Cilit është shpirti im, Allahu ia ka fol babait tënd pa asnjë ndërmjetësues dhe i ka thënë: O robi Im, dëshiro diç!
Dëshiroj që të më kthesh në dynja dhe të vritem për hire Tëndin prapë!- kërkoi babai yt.
Po Unë kam caktuar se pas vdekjes më njerëzit nuk kthehen në të!- i tha Allahu.
Atëherë dëshiroj që Ti të jesh i kënaqur me mua- tha babai yt.
Unë jam i kënaqur me ty- ia ktheu Allahu.
Allahu atij dhe vëllezërve të tij dëshmorë ua dha kënaqësinë e Tij dhe bëri që shpirtrat e tyre të jenë si grupe zogjsh që shkojnë në Xhennet dhe hane prej frutave të tij e pinë nga uji i tij si dhe strehohen tek kandilat e varur prej Arshit derisa Allahu ta sjell kataklizmin”.
Allahu për ta ngritur edhe më çështjen e këtyre burrave të sinqertë me Të, shpalli se vdekja e tyre d.t.th.: jetë. Thotë Allahu:
“وَلا تَحْسَبَنَّ الَّذِينَ قُتِلُوا فِي سَبِيلِ اللَّهِ أَمْوَاتاً بَلْ أَحْيَاءٌ عِنْدَ رَبِّهِمْ يُرْزَقُونَ * فَرِحِينَ بِمَا آتَاهُمُ اللَّهُ مِنْ فَضْلِهِ وَيَسْتَبْشِرُونَ بِالَّذِينَ لَمْ يَلْحَقُوا بِهِمْ مِنْ خَلْفِهِمْ أَلَّا خَوْفٌ عَلَيْهِمْ وَلا هُمْ يَحْزَنُونَ * يَسْتَبْشِرُونَ بِنِعْمَةٍ مِنَ اللَّهِ وَفَضْلٍ وَأَنَّ اللَّهَ لا يُضِيعُ أَجْرَ الْمُؤْمِنِينَ
Kurrsesi të mos mendoni se janë të vdekur ata që ranë dëshmorë në rrugën e All-llahut. Përkundrazi, ata janë të gjallë duke u ushqyer te Zoti i tyre. 170. Janë të gëzuar me atë që u dha All-llahu nga të mirat e Tij, dhe atyre që kanë mbetur ende pa i bashkuar rradhëve të tyre, u marrin myzhde se për ta nuk ka as frikë dhe as që kanë pse të brengosen. 171. Ata janë të gëzuar me begati e dhurata që ua dha All-llahu, e s’ka dyshim se All-llahu nuk ua humb shpërblimin besimtarëve”. ([36])
Ibni Hishami në Sijer transmeton se Pejgamberi, alejhi’s selam para betejës së Uhudit i kishte shpallur luftë Ebu Sufjanit. Ai ishte konsultuar me njerëzit: A të luftojmë këtu në Medine apo të dalim jashtë saj? Do të qëndrojmë këtu- propozuan disa burra të mëdhenj. Një djalosh i ri prej fisit Beni Salim u ngrit dhe tha: O i dërguari i Allahut, mos më privo nga hyrja në Xhennet ngase unë, pasha Allahun që nuk ka Zot përveç Tij, do të hyje në Xhennet!
Pejgamberi, alejhi’s selam i tha: Me çka do të hysh në Xhennet?
Me dy cilësi, dashurinë për Allahun dhe të dërguarin e Tij si dhe mos ikjen nga fushëbeteja- u përgjigj i riu.
Muhammedi, alejhi’s selam i tha: Nëse je i sinqertë me Allahun, Allahu do ta plotësojë lutjen tënde.
Filloi lufta në ditën e shtunë dhe ky i ri luftoi derisa u vra. Pas luftës, Muhammedi, alejhi’s selam kalonte pranë kufomave, dhe kur pa këtë të ri në mesin e dëshmorëve, u ul pranë tij, ia fshinte dheun nga balli dhe qante: U tregove i sinqerte me Allahun dhe Allahu ta plotësoi atë që dëshirove!- i thoshte Muhammedi, alejhi’s selam.
Umejr b. Hammami në betejën e Bedrit kishte dëgjuar Muhammedin, alejhi’s selam duke thënë:
“والذي نفسي بيده! ما بينكم وبين الجنة، إلا أن يقتلكم هؤلاء
Pasha Allahun, në mes jush dhe Xhennetit nuk ka pengesë tjetër përveç vrasjes suaj nga ata (pala armike)”
Ky medinas, i cili nuk posedonte asgjë përveç një shigjetë, disa rroba të vjetra dhe disa hurma në dorë, tha: O i dërguari i Allahut, a nuk ka gjë tjetër në mes nesh dhe Xhennetit përveç rënies dëshmor?
Pejgamberi, alejhi’s selam iu përgjigj: Po, pasha Allahun tim!
“Pasha Allahun do ta konsideroj jetë të gjatë jetën time derisa t’i ha këto hurma”, kështu që i hodhi hurmat dhe luftoi derisa ra dëshmor.
e) Përse e duam Muhammedin, alejhi’s selam?
Muslimani e do Muhammedin, alejhi’s selam për arsye se ai kishte moral të larte:
“وَإِنَّكَ لَعَلى خُلُقٍ عَظِيمٍ
Vërtet, ti je në një shkallë të lartë të moralit!”. ([37])
Misioni i tij ishte mëshirë për njerëzimin:
“وَمَا أَرْسَلْنَاكَ إِلَّا رَحْمَةً لِّلْعَالَمِينَ
E Ne të dërguam ty (Muhammed) vetëm si mëshirë për të gjitha krijesat”. ([38])
Programi i tij është i pastër:
“وَإِنَّكَ لَتَدْعُوهُمْ إِلَى صِرَاطٍ مُّسْتَقِيمٍ
Ç’është e vërteta, ti i fton ata në rrugë të drejtë”. ([39])
Allahu e dërgoi qe t’i pastrojë shpirtrat, t’ua mësojë njerëzve Kur’anin dhe Urtësinë (Sunnetin) si dhe t’i nxjerr nga errësira në dritë:
“لَقَدْ جَاءكُمْ رَسُولٌ مِّنْ أَنفُسِكُمْ عَزِيزٌ عَلَيْهِ مَا عَنِتُّمْ حَرِيصٌ عَلَيْكُم بِالْمُؤْمِنِينَ رَؤُوفٌ رَّحِيمٌ
Juve ju erdhi i dërguar nga lloji juaj, atij i vie rëndë për vuajtjet tuaja, sepse është lakmues i rrugës së drejtë për ju, është i ndijshëm dhe i mëshirshëm për besimtarët”. ([40])
f) Peizazhe nga dashuria e sahabeve për Muhammedin, alejhi’s selam
Etja e Ebu Bekrit, Allahu qofte i kënaqur me të
Gjatë hixhretit, rrëfen Ebu Bekri, ndieja etje të madhe. Ia solla Muhammedit, alejhi’s selam ca qumësht të përzier me ujë: Pi o i dërguari i Allahut!- i thashë. Ai piu aq sa unë u ngopa!
Mos përgënjeshtro sytë tu ngase të vërteten po e thotë Ebu Bekri, Allahu qoftë i kënaqur me të.
Ebu Kuhafeja pranon Islamin
Atë ditë që u çlirua Mekkeja, Ebu Kuhafeja, babai i Ebu Bekrit, pranoi Islamin. Ishte i shtyrë në moshë dhe i verbër. Ebu Bekri e mori për dore dhe e dërgoi tek Pejgamberi, alejhi’s selam që ta shpallte Islamin e tij dhe t’i besatohej atij.
O Ebu Bekir, përse nuk e lije plakun në shtëpi që ne të shkojmë tek ai- i tha nga dhimbja që ndjeu për të Muhammedi, alejhi’s selam kur e pa në atë gjendje. Ti ke më shumë të drejtë që të vijë tek ti babai im- ia ktheu Ebu Bekri.
Ebu Kuhafeja pranoi Islamin ndërsa Ebu Bekri qau. Kjo ditë është ditë gëzimi për ty, babai yt pranoi Islamin dhe shpëtoi nga zjarri ndërsa ti po qan?!- e pyetën me habi shokët.
Imagjinoni se si mund të jetë përgjigjur Ebu Bekri? Do të doja që në vend të babait tim të ishte Ebu Talibi ai që pranon Islamin dhe ia jep besën Muhammedit, alejhi’s selam ngase kjo do ta gëzonte më shumë atë.
Subhanallah! Gëzimi i tij për gëzimin e Pejgamberit, alejhi’s selam është më i madh se sa gëzimi i tij për babanë e vet!
Theubani, Allahu qoftë i kënaqur me të!
Pejgamberi, alejhi’s selam një ditë të plotë mungoi nga Theubani, shërbëtori i tij. Posa u kthye, Theubani i tha: Më le të vetmuar o i dërguari i Allahut dhe filloi të qajë.
A kjo të bën të qashë?- e pyeti Pejgamberi, alejhi’s selam.
Jo, o i dërguari i Allahut tha Theubani, por kujtova pozitën tënde të lartë në Xhennet dhe pozitën time të ultë kështu që ndieva vetminë dhe ndarjen prej teje e për këtë qava. Allahu i Madhëruar përkitazi me këtë shpalli:
“وَمَن يُطِعِ اللّهَ وَالرَّسُولَ فَأُوْلَئِكَ مَعَ الَّذِينَ أَنْعَمَ اللّهُ عَلَيْهِم مِّنَ النَّبِيِّينَ وَالصِّدِّيقِينَ وَالشُّهَدَاء وَالصَّالِحِينَ وَحَسُنَ أُولَئِكَ رَفِيقًا
E kush do që i bindet All-llahut dhe të dërguarit, të tillët do të jenë së bashku me ata që All-llahu i shpërbleu: (me) pejgamberët, besnikët e dalluar, dëshmorët dhe me të mirët. Sa shokë të mirë janë ata!”. ([41])
Sevadi, Allahu qoftë i kënaqur me të!
Derisa ushtria bëhej gati për ballafaqim me jomuslimanët në betejën e Uhudit, në mes të saj, radhës, ishte Sevadi. “Drejtohuni dhe rendituni!”- ishte urdhri i Pejgamberit, alejhi’s selam. Pejgamberi, alejhi’s selam shikonte radhët ndërsa Sevadin e pa jashtë rendit të tij. „Drejtohu o Sevad“- i tha Pejgamberi, alejhi’s selam. Po, si jo, o i dërguari i Allahut, iu përgjigj Sevadi, por nuk u drejtua. Pejgamberi, alejhi’s selam erdhi me shkopin e misvakut që kishte e goditi në bark Sevadin dhe i tha: Drejtohu o Sevad! Më shkaktove dhimbje o i dërguari i Allahut ndërsa Allahu të ka dërguar me të vërtetën, më lejo ta marr hakun tim. Pejgamberi, alejhi’s selam zbuloi barkun e tij të pastër dhe tha: Hakmerru o Sevad. Sevadi u kridh në ajër dhe përqafoi e puthi barkun e Pejgamberit, alejhi’s selam dhe tha: Këtë e desha. O i dërguari i Allahut, mendoj se kjo ditë është ditë e rënies dëshmor andaj desha që gjeja e fundit prej kësaj dynjaje të jetë prekja e lëkurës sime me lëkuren tënde.
Çfarë mendoni për këtë dashuri?!
Edhe trngu donte Muhammedin, alejhi’s selam
Para se t’i ndërtohej një minber, Pejgamberi, alejhi’s selam ligjëronte pranë një trung peme, për të cilit mbahej. Kur ia sollën minberin, ai e braktisi atë dhe ligjëronte prej minberit. Nga mërzia e ndarjes prej Pejgamberit, alejhi’s selam, trungu dëneste. Pejgamberi, alejhi’s selam shkoi tek trungu, e qetësoi, e lëmoi dhe i tha: A nuk ke dëshirë që të përfundosh këtu e më pas të jesh me mua në Xhennet? Trungu u qetësua.
g) Përse e duam Kur’anin?
Myslimanët e duan Kur’anin ngase:
“ذَلِكَ الْكِتَابُ لاَ رَيْبَ فِيهِ هُدًى لِّلْمُتَّقِينَ
Ky është libri që nuk ka dyshim në te (sepse është prej All-llahut) është udhëzues për ata që janë të devotshëm”. ([42])
Kur’ani udhëzon në gjëra të mira fetare dhe të kësaj bote:
“إِنَّ هَـذَا الْقُرْآنَ يِهْدِي لِلَّتِي هِيَ أَقْوَمُ وَيُبَشِّرُ الْمُؤْمِنِينَ الَّذِينَ يَعْمَلُونَ الصَّالِحَاتِ أَنَّ لَهُمْ أَجْراً كَبِيراً
Është e vërtetë se ky Kur’an udhëzon për atë rrugë që është më se e vërteta, e besimtarët që bëjnë vepra të mira i përgëzon se ata pa dyshim do të kenë shpërblim të madh”. ([43])
Kur’ani është i pastër nga të metat:
“لَا يَأْتِيهِ الْبَاطِلُ مِن بَيْنِ يَدَيْهِ وَلَا مِنْ خَلْفِهِ تَنزِيلٌ مِّنْ حَكِيمٍ حَمِيدٍ
Atij nuk mund t’i mvishet e pavërteta nga asnjë anë; është i zbritur prej të Urtit, të Lavdishmit”. ([44])
Kur’ani është nën mbrojtjen e Allahut deri në amshim:
“إِنَّا نَحْنُ نَزَّلْنَا الذِّكْرَ وَإِنَّا لَهُ لَحَافِظُونَ
Ne me madhërinë Tonë e shpallëm Kur’anin dhe Ne gjithsesi jemi mbrojtës të tij”. ([45])
h) Pretendimi i rrejshëm i dashurisë
Lehte është të pretendosh por vështirë është ta zbatosh atë. Ka thënë një njeri i sinqertë: Dashurinë për Allahun mos e vëni në gjuhë që ajo ta pretendojë atë ngase të gjithë njerëzit mund ta pretendojnë atë (por të mos jenë të sinqertë në të). Njeriu që nuk fal namazin me xhemat, edhe pse ka mundësi ta bëjë atë, ai është gënjeshtar në dashurinë e tij që shpesh e deklaron “Allahu e di se unë e dua!”.
Sikur ky njeri të ishte i sinqertë, nuk do të prapësohej nga namazi në xhami. Dashuria përcakton edhe nënshtrimin. Thabit b. Amiri b. Abdullah b. Zubejri lutej: O Zot, ma mundëso që të vdes me vdekje të bukur! E si është vdekja e bukur?- e pyetën. Që Allahu të ma merr shpirtin duke qenë unë në sexhde- u përgjigj. Ky njeri vazhdoi të jetë i sinqertë në këtë pretendim edhe pse koha nuk kishte të ndalur dhe vitet kalonin sikurse uji. Koha e namazit të akshamit ishte afruar dhe ai kishte dëgjuar: Hajje ala’s salah, hajje ala’l felah (Ejani në namaz, ejani në shpëtim!) Më dërgoni në xhami- i tha djemve. Si të dërgojmë kur vdekjen e ke afër?!- e pyetën me habi djemtë. Jo, pasha Allahun, ta dëgjoj unë ezanin e të mos shkoj, jo, kjo nuk mund të ndodhë. E dërguan ne xhami dhe derisa ishte në rekatin e tretë, në sexhden e fundit, Allahu ia mori shpirtin.
Kjo është vdekje e bukur!
Si mund të jetë dashuria e sinqerte kur ezani thërret ndërsa ti qëndron në shtrat? Po të ishe i sinqertë do të vije në xhami. Sa bukur ka thënë Abdullah b. Mubareku:
تعصي الإله وأنت تزعم حبه هذا لعمري في القياس بديع
لو كان حبك صادقاً لأطعته إن المحب لمن يحب مطيع
I bën mëkat Allahu ndërsa thua se e do Atë
Kjo për Zotin, logjikisht, nuk shkon dot
Sikur dashuria jote të ishte e sinqertë do ta respektojë
Ngase i dashuri të dashurin e respekton
i) Shenjat e dashurisë për Allahun dhe të dërguarin e Tij
Pretendimi pa fakte është një tradhti dhe pabesi. Muhammedi, alejhi’s selam ka thënë:
“لو أعطي الناس بدعواهم, لادعى أناس دماء أناس وأموال أناس
Sikur njerëzve t’iu jepej ajo që kërkojnë me paditë e tyre, shume njerëz do të merrnin gjaqe dhe pasuri të tjerëve padrejtësisht”.
Faktet që dëshmojnë pretendimin e sinqerte të dashurisë janë të shumta. Këtu do të veçonim:
1. Tregtia e shpirtit me Allahun. Ka thënë Allahu:
“إِنَّ اللَّهَ اشْتَرَى مِنَ الْمُؤْمِنِينَ أَنْفُسَهُمْ وَأَمْوَالَهُمْ بِأَنَّ لَهُمُ الْجَنَّةَ يُقَاتِلُونَ فِي سَبِيلِ اللَّهِ فَيَقْتُلُونَ وَيُقْتَلُونَ وَعْداً عَلَيْهِ حَقّاً فِي التَّوْرَاةِ وَالْأِنْجِيلِ وَالْقُرْآنِ وَمَنْ أَوْفَى بِعَهْدِهِ مِنَ اللَّهِ فَاسْتَبْشِرُوا بِبَيْعِكُمُ الَّذِي بَايَعْتُمْ بِهِ وَذَلِكَ هُوَ الْفَوْزُ الْعَظِيمُ
All-llahu bleu prej besimtarëve shpirtrat dhe pasurinë e tyre me xhennet. Luftojnë në rrugën e All-llahut, mbysin dhe mbyten. (All-llahu dha) Premtim të cilin e vërtetoi në Tevrat, Inxhill e Kur’an. E kush është zbatues më i sigurt i premtimit të vet se All-llahu? Pra, gëzonju tregtisë që e bëtë me Të. Ky është suksesi i madh”. ([46])
2. Kthimi kah adhurimet.
3. Këndimi i Kur’anit.
4. Përmendja e shumtë e Allahut të Madhëruar.
5. Madhëromi i shenjave fetare. Bishr el-Hafiu kishte gjetur një fletushkë në toke në të cilën shkruante:
الله -هل تعلم له سمياً؟ هل تعلم أعظم من الله
Allahu, a di për të ndonjë emnak! A di ndonjë më të madh se Ai?
Bishri kur e pa këtë tha: I pastër qofsh o Allah, i Madhëruar dhe lartësuar qofsh, emri Yt përdhoset kështu! Pasha Allahun, do ta zbukuroj emrin Tënd! E morri fletushkën, e zbukuroi dhe e vari në mur. Derisa ishte në gjumë dëgjoi një zë: O ti që zbukurove emrin e Allahut, Allahu do ta zbukuroje emrin tënd!
Ashtu edhe ndodhi, Allahu lartësoi emrin e këtij burri të devotshëm dhe rrallë ndodhë diku në ndonjë ndejë të mos përmendet emri i tij për modesti e devotshmëri.
Ka thënë Abdurrahman Bin Xhabiri: Kalova pranë një njeriu te dehur, i cili ishte shtrirë në tokë…U ndala të shikojë se kush është kur ja e gjeta duke thënë: Pasha Allahun e Madhërishëm, ai i cili e ka bërë…Pasha te Madhin Allah unë e njoh atë…Thashë: Kjo gojë, nga e cila kundërmon ere alkooli, e përmend Zotin…Kjo sikur mu duk një nënçmim kështu që solla pak ujë dhe ia pastrova gojën në mënyrë që përmendja e Allahut të jetë nga një gojë e pastër.
Atë natë, derisa isha duke fjetur, dëgjova një refref duke thënë: Ti ia pastrova gojën për hire Tonin, ndërsa Ne, për hire tëndin, ia pastruam zemrën!
Kur shkova në xhami ta fali namazin e sabahut, pashë një njeri në qoshe të xhamisë, i cili qante në namaz. Shikova kur ja ai ishte njeriu, te cilin dje e pashë të dehur dhe të shtrire për toke…!([47])
Një njeri tjetër ka thënë: Kurrë nuk kam fjetur në dhomën në të cilën ka qenë ndonjë mus’haf si respekt dhe madhërim të shenjave të Allahut.
Imam Ahmedi derisa ishte në sëmundje të vdekjes kishin ardhur ta vizitonin disa njerëz, te cilët në bisede e sipër përmenden Ibrahim Tuhmanin. Imam Ahmedi si dëgjoi emrin e tij tha: Më ulni. Po i përmendim njerëzit e sinqertë ndërsa ne jemi të shtrirë. Jo, pasha Allahun, kështu është madhërimi i shenjave të Allahut.
Seid b. Musejjibi ishte i sëmurë. Na trego ndonjë hadith të Muhammedit, alejhi’s selam- i thanë disa vizitorë. Më ulni ngase fjalët e Muhammedit, alejhi’s selam nuk i them duke qenë shtrirë- kërkoi Seidi.
Imam Maliku derisa ishte duke ecur e pyetën për një hadith, për çka ai nuk u përgjigj. “Nuk thuhet hadithi duke ecur”- u arsyetua ai.
Ibni Mubareku rrëfen: Ishim me Imam Malikun në xhaminë e Pejgamberit, alejhi’s selam dhe një akrep e thumboi. Filloi t’i ndryshonte ngjyra e fytyrës. Kur e përfundoi ligjërimin i thashë: Çfarë ke? Më thumboi një akrep- më tha. Po përse nuk e ndërpreve ligjërimin? Si ta ndërpres ligjërimin e hadithit të Muhammedit, alejhi’s selam për shkak te thumbimit të një akrepi?! Ai vuri dorën në vendin e lëndimit dhe filloi të këndon lutje nga Kur’ani derisa u shërua.
Njëri nga muslimanët e parë ishte në roje. Meqë terreni ishte i qetë kishte filluar të fali namaz. Një shigjetar nga armiku e kishte vërejtur dhe e kishte hedhur me shigjeta me ç’rast i kishte shkaktuar plage. Ai nuk u ndal ta gjuante derisa ky, nga frika se do t’i sulmojnë në befasi e ky është duke u falur, e ndërpreu namazin. Shoku i tij qe ishte pranë u zgjua nga gjumi. Përse nuk po e ndërprenë namazin?- e pyeti. Vallahi, sikur të mos frikësohesha se ata do të na sulmojnë, nuk do ta kisha përfunduar namazin derisa ta përfundoja kaptinën që isha duke e lexuar- u përgjigj.
7. Gjëra tjera të dashura në Kur’an dhe në Sunnet
Thotë Allahu:
“زُيِّنَ لِلنَّاسِ حُبُّ الشَّهَوَاتِ مِنَ النِّسَاءِ وَالْبَنِينَ وَالْقَنَاطِيرِ الْمُقَنْطَرَةِ مِنَ الذَّهَبِ وَالْفِضَّةِ وَالْخَيْلِ الْمُسَوَّمَةِ وَالْأَنْعَامِ وَالْحَرْثِ ذَلِكَ مَتَاعُ الْحَيَاةِ الدُّنْيَا وَاللَّهُ عِنْدَهُ حُسْنُ الْمَآبِ
Njerëzve u është zbukuruar dashuria ndaj të këndshmeve, ndaj grave, djemve e ndaj pasurisë së grumbulluar nga ari e argjendi, ndaj kuajve të stolisur, bagëtisë e bujqësisë. Këto janë kënaqësi të kësaj bote, po tek All-llahu është e ardhmja më e mirë”. ([48])
Këto janë gjërat rreth të cilave sillet dashuria e njeriut por ajo që vërejmë në fund të ajetit është se tek Allahu ka më të mirë se sa kjo. Mu për këtë, Muhammedi, alejhi’s selam njeriun e tillë e ka cilësuar rob te keq. Buhariu transmeton se Muhammedi, alejhi’s selam ka thënë:
“تَعِسَ عَبْدُ الدِّينَارِ وَعَبْدُ الدِّرْهَمِ وَعَبْدُ الْخَمِيصَةِ إِنْ أُعْطِيَ رَضِيَ وَإِنْ لَمْ يُعْطَ سَخِطَ تَعِسَ وَانْتَكَسَ وَإِذَا شِيكَ فَلَا انْتَقَشَ
E ka patur puna([49]) e robit të dinarit, robit të dërhemit dhe robit te rrobës; nëse i jepet diç, pajtohet, e nëse jo, hidhërohet. Ai është shkatërruar dhe ka ligështuar (i është kthyer dobësia) saqë nëse edhe një ferrë i hyn në këmbë nuk gjen askënd t’ia heq atë”.
Por kështu nuk veprojnë muslimanët e devotshëm. Handhaleja posa ishte martuar, dhe më konkretisht, posa kishte hyrë dhënderr, kishte dëgjuar thirrësin tek thërret për xhihad. Handhaleja kuptoi se thirrja nuk behej për luftë por behej për Xhennet kështu që harroi nusen e bukur, harroi muajin e mjaltit dhe doli të luftonte. “O Zoti im, me mundëso të vdesë që Ti të ndahesh i kënaqur me mua!”- u lut Handhaleja.
Meqë ai u tregua kureshtar për Xhennet, dhe Allahu, para se të ndodhe kijameti, deshi tua bëjë me dije njerëzimit se ata që e duan sinqerisht Allahun, Ai edhe në këtë botë i nderon. Thënë troç, Muhammedi, alejhi’s selam pyeti për Handhalen. “Doli i papastër dhe nuk pati kohe të pastrohej”- iu përgjigjën. Muhammedi, alejhi’s selam tha:
رأيت الملائكة بين السماء والأرض تغسله في صحاف الذهب بماء المزن
I kam parë melaiket duke e larë në mes qiellit dhe tokës me enë të arta me ujë të shiut”.
Ekzistojnë edhe gjëra tjera, të cilat njeriu i do, natyrshëm apo me dashuri të përfituar, dhe të cilat mund të jenë pozitive apo negative, si:
1) Dashuria për natyrën
Muslimani nën hijen e Islamit e do natyrën si ligj prej ligjeve të Allahut. Allahu ka thënë:
“الذي خلق فسوى * والذي قدر فهدى
I cili krijoi dhe përsosi, 3. Dhe i cili përcaktoi e orientoi”. ([50])
“إنا كل شيء خلقناه بقدر
Ne çdo send kemi krijuar me masë të caktuar”. ([51])
“الشمس والقمر بحسبان
Dielli dhe hëna udhëtojnë sipas një përcaktimi të saktë”. ([52])
“وإن من شيء إلا عندنا خزائنه وما ننـزله إلا بقدر معلوم
E nuk ka asnjë send që të mos ta ketë burimin te Ne, po Ne nuk e japim atë ndryshe vetëm sipas një mase të caktuar (të nevojshme)”. ([53])
Natyra nuk është armik i njeriut. Ajo është krijuar për t’i shërbyer njeriut dhe për t’i ndihmuar në kryerjen e rolit udhëheqës në tokë. Madje, natyra është e devotshme dhe e adhuron Allahun. Thotë Allahu:
“تسبح له السموات السبع والأرض ومن فيهن، وإن من شيء إلا يسبح بحمده ولكن لا تفقهون تسبيحهم
Lartmadhëri të merituar i shprehin Atij shtatë qiejt e toka dhe çka ka në to, e nuk ka asnjë send që nuk e madhëron (nuk i bën tesbihë), duke i shprehur falënderim Atij, por ju nuk e kuptoni atë madhërim të tyre (pse nuk është në gjuhën tuaj)…”. ([54])
Madje-madje, njeriu nga kjo natyre edhe më shumë bindet për ekzistimin dhe fuqinë e pa imagjinuar të Allahut të Madhëruar:
“إن في خلق السموات والأرض واختلاف الليل والنهار لآيات لأولي الألباب * الذين يذكرون الله قياماً وقعوداً وعلى جنوبهم ويتفكرون في خلق السموات والأرض ربنا ما خلقت هذا باطلاً سبحانك
Në krijimin e qiejve e të tokës, në ndryshimin e natës dhe të ditës, ka argumente të qarta për ata që kanë arsye dhe intelekt. 191. Për ata që All-llahun e përmendin me përkujtim kur janë në këmbë, kur janë ulur, kur janë të shtrirë dhe thellohen në mendime rreth krijimit të qiejve e të tokës (duke thënë): Zoti ynë, këtë nuk e krijove kot, i lartësuar qofsh, ruana prej dënimit të zjarrit!”. ([55])
Sa bukur e ka përshkruar këtë Ibrahimi, alejhi’s selam në polemikën me Nemrudin:
“أَلَمْ تَرَ إِلَى الَّذِي حَاجَّ إِبْرَاهِيمَ فِي رَبِّهِ أَنْ آَتَاهُ اللَّهُ الْمُلْكَ إِذْ قَالَ إِبْرَاهِيمُ رَبِّيَ الَّذِي يُحْيِي وَيُمِيتُ قَالَ أَنَا أُحْيِي وَأُمِيتُ قَالَ إِبْرَاهِيمُ فَإِنَّ اللَّهَ يَأْتِي بِالشَّمْسِ مِنَ الْمَشْرِقِ فَأْتِ بِهَا مِنَ الْمَغْرِبِ فَبُهِتَ الَّذِي كَفَرَ وَاللَّهُ لَا يَهْدِي الْقَوْمَ الظَّالِمِينَ
A nuk ke arritur të dijsh për atë që përse All-llahu i kishte dhënë pushtet, ai (Nemrudi) polemizoi me Ibrahimin rreth Zotit të tij. Kur Ibrahimi tha: “Zoti im është Ai që jep jetë dhe vdekje”! Ai tha: “Edhe unë jap jetë dhe vdekje”! Ibrahimi tha: “Zoti im e sjell diellin nga lindja, sille pra ti atë nga perëndimi”? Atëherë ai që nuk besoi mbeti i hutuar. All-llahu nuk e shpie në rrugë të drejtë popullin mizor”. ([56])
Kjo dashuri është deponuar edhe në shpirtin e Muhammedit, alejhi’s selam. Enesi transmeton se kishte qenë në shërbim të Pejgamberit, alejhi’s selam në Ditën e Hajberit, dhe në kohën kur ata ktheheshin në Medine me ç’rast Muhammedi, alejhi’s selam kishte parë kodrën e Uhudit kishte thënë:
“هذا جبل يحبنا ونحبه
Kjo është një kodër, që na do dhe e duam”. ([57])
2) Dashuria për jetën
Dashuria për jetën këtu trajtohet me kuptim pozitiv të saj. Synohet jeta e gjatë e cila të jep shansin për pendim dhe kryerje të veprave të mira. Muhammedi, alejhi’s selam ka thënë:
“خير الناس من طال عمره وحسن عمله
Njeriu më i mirë është ai, që ka jetë të gjatë dhe bën vepra të mira”. ([58])
“لا يتمنى أحدكم الموت ولا يدعو به من قبل أن يأتيه، وأنه إذا مات انقطع عمله، وأنه لا يزيد المؤمن عمره إلا خيراً
Askush prej jush le të mos e shpresojë vdekjen dhe le të mos lutet për të par se t’i vijë ajo ngase kur te vdesë njeriu mbyllet kapitulli i veprave. Besimtarit jeta e gjatë i dhuron vetëm të mira”. ([59])
“لا يتمنين أحدكم الموت إما محسناً فلعله يزداد، وإما مسيئاً فلعله يستعتب
Askush le të mos e dëshirojë vdekjen (as i miri dhe as mëkatari); i miri ka shansin të shtojë veprat e mira ndërsa mëkatari të pendohet”. ([60])
3) Dashuria për vdekjen
Ndonëse vdekja është pakëz e frikshme, megjithatë, në kuptimin pozitiv- shkuarje në Xhennet, ajo nuk urrehet. Njeriu e do jetën për tu pasuruar me vepra dhe do vdekjen për tu shpërblyer tek Allahu për veprat e tij. Mu për këtë, në hadith qëndron:
“من أحب لقاء الله أحب الله لقاءه
Kush ka dëshirë ta takojë Allahun edhe Allahu ka dëshirë ta takojë atë”. ([61])
Halid Velidi, i nominuar me “Shpata e Allahut”, kur dërgonte ndonjë emisar tek pala armike, në fund të mesazhit iu shkruante: “…ndryshe, do t’iu sulmojë me njerëz, që e duan vdekjen ashtu siç ju e doni jetën”.
4) Dashuria për njerëzit
Besimtari nuk urren aneje njeri për shkak të ngjyrës apo formës sikur që nuk do në këto baza. Ai do dhe urren në baza të lidhjeve me Allahun; e do të devotshmin kushdo që të jetë dhe e urren mëkatarin kushdo që të jetë. Mu për këtë, ai lutet:
“ربنا اغفر لنا ولإخواننا الذين سبقونا بالإيمان ولا تجعل في قلوبنا غلاً للذين آمنوا ربنا إنك رؤوف رحيم
…Zoti ynë, falna neve dhe vëllezërit tanë që para nesh u pajisën me besim dhe mos lejo në zemrat tona farë urrejtjeje ndaj atyre që besuan. Zoti ynë Ti je i butë, mëshirues!”. ([62])
5) Dashuria për pasurinë
Thotë Allahu:
“وَتُحِبُّونَ الْمَالَ حُبّاً جَمّاً
Dhe pasurinë e doni së tepërmi”. ([63])
Nëse pasuria bëhet qëllim e jo mjet, atëherë ajo robëron njeriun dhe e verbëron atë. Mu për këtë qellim, Allahu i Madhëruar ka thënë:
“أَرَأَيْتَ مَنِ اتَّخَذَ إِلَهَهُ هَوَاهُ أَفَأَنْتَ تَكُونُ عَلَيْهِ وَكِيلاً
A e ke parë ti atë, që për zot e çmon epshin e vet, a mos do t’i bëhesh ti atij mbrojtës?”. ([64])
Nga Ibni Abbasi dhe Enes ibni Maliku r.a. përcillet se i Dërguari i All-llahut ka thënë: “Sikur njeriu të kishte një luginë me arë, do të dëshironte t’i ketë dy lugina (në vend të njërës). Dhe gojën e tij asgjë nuk mund ta mbushë (ngopë) përveç dheut. Atyre që bëjnë tevbe All-llahu xh.sh. ua pranon tevben e tyre”. ([65])
Rreziku i kësaj dashurie gjithnjë është permanent ngase nëse dikush madhëron diç më tepër se Allahun dhe e do më shumë, atëherë ai ka rënë në idhujtari. Thotë Allahu:
“وَمِنَ النَّاسِ مَنْ يَتَّخِذُ مِنْ دُونِ اللَّهِ أَنْدَاداً يُحِبُّونَهُمْ كَحُبِّ اللَّهِ وَالَّذِينَ آمَنُوا أَشَدُّ حُبّاً لِلَّهِ
E nga njerëzit ka asish që në vend të All-llahut besojnë idhujt, që i duan (i madhërojnë) ata, sikur (që besimtarët e vërtetë e duan) All-llahun, po dashuria e atyre që besuan All-llahun është shumë më e fortë…”. ([66])
Autorë: Aid el-Karni dhe grup autorësh
Burime të temës:
· www.islamweb.net,
· www.ebnmaryam.com,
· www.rudood.com,
· www.balagh.com,
· www.islam-love.com
http://sedatislami.com
Përzgjodhi, përshtati dhe përgatiti në shqip: Sedat G. ISLAMI
[1] el-Bekare, 165
[2] Ali Imran, 31
[3] el-Huxhurat, 7
[4] el-Hashr, 9
[5] Transmeton Ebu Davudi me sened sahih.
[6] el-Bekare, 165
[7] el-Maide, 54
[8] Muslimi
[9] Hakimi këtë hadith e ka cilësuar me sened autentik, gjë për të cilën ka pajtuar edhe Dhehebiu.
[10] Buhariu dhe Muslimi
[11] Muslimi
[12] Transmeton Ebu Davudi me sened sahih.
[13] Buhariu
[14] Buhariu
[15] Buhariu dhe Muslimi
[16] Transmeton Buhariu në Sahihun e tij, nr. 6502
[17] Buhariu
[18] el-Isra, 70
[19] et-Tin, 4
[20] Llukman, 20
[21] en-Nahl, 53
[22] esh-Shura, 19
[23] el-Bekare, 195
[24] el-Bekare, 222
[25] Ali Imran, 76
[26] Ali Imran, 146
[27] el-Maide, 42
[28] “إِنَّ اللَّهَ يُحِبُّ الْمُحْسِنِينَ …se me të vërtetë All-llahu i do bamirësit”. (el-Bekare, 195)
[29] “والله يحب الصابرين …All-llahu i do durimtarët”. (Ali Imran, 146)
[30] “إن الله يحب الذين يقاتلون في سبيله صفا كأنهم بنيان مرصوصAll-llahu i do ata që luftojnë në rrugën e Tij, të rreshtuar si të jenë ndërtesë e fortifikuar”. (es-Saff, 4)
[31] “إلا الذين عاهدتم عند المسجد الحرام فما استقاموا لكم فاستقيموا لهم إن الله يحب المتقين …përveç atyre me të cilët keni lidhur marrëveshje pranë xhamisë së shenjtë (Qabes), e derisa ata i përmbahen (marrëveshjes) përmbahuni edhe ju. All-llahu i do ata që ruajnë besën”. (et-Teube, 7)
[32] “لا ينهاكم الله عن الذين لم يقاتلوكم في الدين ولم يخرجوكم من دياركم أن تبروهم وتقسطوا إليهم إن الله يحب المقسطين All-llahu nuk ju ndalon të bëni mirë dhe të mbani drejtësi me ata që nuk ju luftuan për shkak të fesë, e as nuk ju dëbuan prej shtëpive tuaja; All-llahu i do ata që mbajnë drejtësinë”. (el-Mumtehine, 8)
[33] “إن الله يحب التوابين ويحب المتطهرين…All-llahu i do ata që pendohen dhe ata që ruhen prej punëve të ndyta e të neveritshme”. (el-Bekare, 222)
[34] “والله يحب المطَّهَّرين …e All-llahu i do të pastrit”. (et-Teube, 108)
[35] et-Teube, 24
[36] Ali Imran, 169-171
[37] el-Kalem, 4
[38] el-Enbija, 107
[39] el-Mu’minune, 73
[40] et-Teube, 128
[41] en-Nisa, 69
[42] el-Bekare, 2
[43] el-Isra, 9
[44] Fussilet, 42
[45] el-Hixhr, 9
[46] et-Teubeh, 111
[47]Marrë nga: Letaif Min Sireti Err Rresuli, Sal-la Allahu Alejhi Ve Sel-Leme Ves Selefi Es Salihi, Hasen Muhammed Adem & Xhemal Izzuddin Ferid, Darul I’tisam, Kajro, f: 59
[48] Ali Imran, 14
[49] Është dëshpëruar, apo ka rënë për toke dhe më nuk kthjellet. Shih: Fet’hul Bari sherhu sahihi’l Buhari.
[50] el-A’la, 2-3
[51] el-Kamer, 49
[52] err-Rrahman, 5
[53] el-Hixhr, 21
[54] el-Isra, 44
[55] Ali Imran, 190-191
[56] el-Bekare, 258
[57] Buhariu
[58] Ahmedi dhe Tirmidhiu.
[59] Muslimi
[60] Ahmedi dhe Buhariu
[61] Buhariu dhe Muslimi
[62] el-Hashr, 10
[63] el-Fexhr, 20
[64] el-Furkan, 43
[65] Muttefekun alejhi
[66] el-Bekare, 165