Dy qëndrimet para Allahut
Robi qëndron para Allahut në dy raste, njëri në namaz dhe tjetri kur ta takojë Atë. Kush ia jep hakun qëndrimit të parë, i lehtësohet i dyti, ndërsa kush e nënvlerëson qëndrimin e parë dhe nuk ia jep hakun që i takon, i vështirësohet i dyti. Allahu i lartësuar thotë: “Në një pjesë të natës bëji sexhde Atij dhe madhëroje shumë gjatë saj. Vërtet që jobesimtarët e duan jetën e këtushme dhe nuk e përfillin një Ditë të vështirë, që do t’u vijë.” (Insan, 26-27)
Ibn Kajjim el Xheuzije
“El Feuaid”