BallinaPraktikaPyetje dhe PërgjigjjeDy rekate namaz pas abdesit

Dy rekate namaz pas abdesit

 

Dy rekate namaz pas abdesit

 

Pyetja:

Eselam alejkum!
Kam një pyetje. A keni mundësi ta shënoni hadithin në lidhje me dy rekate namaz pas çdo abdesti dhe pak sqarim në lidhje me këtë, se si aplikohet kjo praktikisht.
 

Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Dy rekatet, të cilat falen pas abdestit, janë nga sunetet që i ka preferuar Muhamedi salallahu alejhi ue selem. Nga hadithet që e vërtetojnë këtë veçojmë:
-Muhamedi (salallahu alejhi ue selem) i thotë Bilalit: “O Bilal, kam dëgjuar kërcitjen e papuçeve të tua në xhenet. Më trego se çfarë vepre të mirë ke bërë.” Bilali tha: “O i Dërguar i Allahut, nuk kam marrë abdest ndonjëherë e të mos i kem falur namaz aq sa kam mundur.” (Shënon Buhariu dhe Muslimi)
-Hadithi i Othman ibën Affanit, ku në një rast ai ka kërkuar ujë për të marrë abdest dhe pasi mori abdest në formën më të mirë dhe më të përsosur, tha: “E kam parë të Dërguarin e Allahut salallahu alejhi ue selem që ka marrë abdest në këtë formë si kam marrë unë tani dhe ka thënë: “Kush merr abdest si abdesti im dhe pastaj fal dy rekate duke mos folur për diçka tjetër (d.m.th duke mos u preokupuar me diçka tjetër), Allahu ia fal atij mëkatet që ka bërë.” (Shënon Buhariu)

Këto dy hadithe vërtetojnë vlerën e këtij namazi dhe dijetarët thonë se më e preferuara është që këto dy rekate të falen menjëherë pas abdestit, pasi me këtë bëjmë lidhjen ndërmjet dy adhurimeve me vlerë (abdestit dhe namazit). Madje disa kanë thënë që të lidhemi në namaz madje para se të thahen pjesët e lagura të abdestit. Allahu e di më së miri!

 

Alaudin Abazi

1.6.2007

Burimi: klubikulturor.com

www.islamifejaevertete.com

 

Must Read