Dy urtësi të Sadakul Fitrit
Ibn Abasi (radijallahu anhu) thotë: “I Dërguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue selem) e ka bërë obligim zekatin e fitrit: pastrim për agjëruesin nga fjalët e kota dhe shprehjet e pista, si dhe ushqim për të varfrit.” (Shënon Ebu Davudi, 1609, Ibn Maxhe, 1827 etj. Hadithi është i saktë.)
Pra, urtësia e dhënies së zekatit të fitrit është:
Së pari: pastrim apo shpagim për agjëruesin nga gjynahet apo fjalët e kota e të pavlera që mund t’i ketë thënë, qoftë edhe pa qëllim, si dhe nga shprehjet e ulëta, të turpshme apo të ndyta që mund të kenë dalë nga ai gjatë kohës sa ka qenë agjërueshëm.
Së dyti: ushqim për të varfrit, në mënyrë që t’i shoqërojnë të pasurit në këtë ditë gëzimi.
Burimi:
Titulli
Dispozitat e Zekatit të Fitrit
Autor
Agron Milazim Krasniqi
Redaktor gjuhësor
Jeton Koçinaj