Një ditë mësimi, një vajzë gjashtëvjeçare po qëndronte në klasë. Mësuesja, atë ditë, derisa shpjegonte teorinë e evolucionit, e pyeti një djalosh:
Kevin, i sheh ato pemë në kopsht?
Kevini: Po, mësuese.
Mësuesja: Kevin, e sheh barin aty jashtë?
Kevini: Po, e shoh.
Mësuesja: Dil jashtë dhe shiko kah qielli dhe më trego a e sheh atë(qiellin)!
Kevini: Mirë. (Pas pak kthehet) Po, e pashë edhe qiellin.
Mësuesja: Shumë mirë, po Zotin a e pe?
Kevini: Jo, nuk e pashë.
Mësuesja: Pikërisht këtë dua ta them. Zotin nuk e shohim, sepse Ai nuk është aty, Ai nuk ekziston.
Atëherë, vogëlushja kërkoi që edhe ajo t’ia parashtronte djaloshit të njëjtat pyetje. Mësuesja i dha leje, ndërsa ajo filloi të pyeste:
Kevin, i sheh pemët në kopsht?
Kevini: Po, i shoh.
Vogëlushja: Po barin, a e sheh?
Kevini: Pooo (u përgjigj i mërzitur nga pyetjet e njëjta).
Vogëlushja: E sheh qiellin?
Kevini: Pooo.
Vogëlushja: Kevin, a e sheh mësuesen?
Kevini: Po, e shoh.
Vogëlushja: Mirë, po trurin e saj a e sheh?!
Kevini: Jo, nuk e shoh.
Vogëlushja: Atëherë, sipas asaj që mësuam sot në shkollë, ajo nuk ka tru!/Nur-Islam/
Përktheu: Arsim SYLA