E keqja e të gënjyerit
Gënjeshtra është nga të papriturat në të cilën nxisin dëshirat e kota. Kjo për faktin se njeriu, me gjithë dashurinë e tij për udhëheqje dhe autoritet, preferon të jetë informator dhe mësues sepse e njeh epërsinë e informatorit mbi të informuarin.
Kurimi i kësaj sëmundje është njohja e dënimit të Allahut ndaj gënjeshtarit, dhe vetëdijesimi se në rast se njeriu vazhdimisht gënjen, ai përfundimisht do të ekspozohet një ditë, dhe rrjedhimisht do të gëzojë mosrespekt sa s’e shmang dot më; turpi do t’i shtohet, do ta fitojë përbuzjen e njerëzve në masën sa këta të fundit nuk do ta besojnë më edhe kur ai të jetë në të vërtetën. Veç kësaj, mosbesimi i njerëzve ndaj tij do ta tejkalojë gënjeshtrën e tij.
Ebul Ferexh ibn el Xheuzi
“Pastrimi i Shpirtit”