BallinaARTIKUJHistori dhe TregimeE martoi bijen e tij për nxënësin më të varfër!

E martoi bijen e tij për nxënësin më të varfër!

KËTU TA MËSOJ DITURINË E SEIDIT

Seid ibn Musejjibi, dijetari i Medinës, kishte një vajzë të mençur dhe shumë të bukur, për dorën e së cilës garonin të rinjtë arabë. Halifeja i muslimanëve në Damask kishte dëgjuar për të dhe duke menduar se atij nuk i refuzohet kërkesa kishte dërguar tek Seidi një mësit, për t’ia kërkuar vajzën për djalin e tij. Njerëzit menduan se Seidi do të gëzohej, por Seidi u pikëllua e pastaj e refuzoi këtë ofertë. Tha: Si do të jetë puna ime kur në Ditën e Gjykimit do të vij me mëkate të njerëzve sa kodrat?!
Kur Halifes i arrit ky lajm u çudit sepse nuk e priste një refuzim të tillë. Mësiti i Halifes kishte tentuar ta mashtronte me shuma të majme parash, poste, etj, madje dhëndërri i tij do te ishte halifeja i ardhshëm. Seidi iu përgjigj: Nëse tëre dynjaja tek Allahu, subhanehu ve teala, nuk vlen sa një krahë milingone atëherë tregomë se sa pozitë të madhe zë mbretëria e halifes në këtë krahë milingone?
Seidi u kthye te nxenesit e tij por vërejti se Abdullah ibn Veda’ah mungonte. Pyeti për të se ku ishte? I Thanë se gruaja i kishte vdekur dhe se ai nuk kishte mundësi të martohej me meqë ishte i varfër.
Kur prezantoi Abdullahu në ligjëratë, Seidi i tha: Te kam zgjedhur ty burrë për vajzën time! Derisa Abdullahu dhe të tjerët u cuditën me këtë lajm, akti i kurorëzimit veç filloi në xhami. Shkoi Abdullahu në shtëpi dhe filloi te mendonte se si do t’i gjente paratë për gjërat e nevojshme për martesë. Derisa ishte në këtë gjendje, kur ja dikush trokiti derën. Sa shumë u çudit kur në derë pa Seidin, i cili ia dha selam. Seidi u largua pak kur ja pas tij ishte vajza e tij, e cila shndriste si hënë. Pasi qe u lut për ta për t’i bekuar Allahu, subhanehu ve teala, shkoi!
Mbeti vajza dhe gati sa nuk i binte të fiket nga turpi. Hipi Abdullahu në kulmin e shtëpisë dhe kërkoi nga fqinje ndihmë sepse Seidi ia kishte sjellur nusën ndërsa ai nuk kishte asgjë. Erdhën gratë fqinje me dhurata, tëlyen, mjaltë, miell, derisa e tërë shtëpia u mbush me të mira.
Abdullahu vazhdon ta plotësojë tregimin: Pastaj hyra tek ajo kur ja ajo ishte vajza me e bukur dhe me e mençur. Kur dëshirova te shkoje tek Seidi për të mësuar, më tha: Ku po shkon? Thashë: Në ligjëratat e babait tënd. Tha: Ulu këtu ta mësoj unë diturinë e Seidit!

Must Read