BallinaARTIKUJHadith dhe SunetNDALIMI I PËRGJIMIT MBI TË METAT E TJERËVE

NDALIMI I PËRGJIMIT MBI TË METAT E TJERËVE

Ndalimi i përgjimit

Muaviu Radijallahu anhu, thote: Kam dëgjuar Pejgamberin, sallallahu alejhi ve sellem, duke thene: Nëse i përcjell të metat e njerëzve atëhere i ke shkatërruar ata, ose gati se i ke shkatërruar ata.” (Tiansmeton Ebu Davudi kurse Neveviu e vërteton hadithin)

Allahu, subhanehu ve teala, thotë: “O ju që keni besuar, largohuni prej dyshimeve të shumta, meqë disa dyshime janë mëkat dhe mos hulumtoni për zbulimin e të metave të njeri tjetrit, dhe mos përgojoni njëri tjetrin; a mos ndonjëri prej jush dëshiron të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur? Atë pra e urrenit kini frikë nga ndeshkimi i Allahut, e Allahu është mëshirues, Ai pranon shumë pendimin.” (Huxhurat 12). Fjala përgjim (texhessus) është prej fjalës el xhes qe don të thotë provim me dorë, që është një prej shqisave të njeriut. Qëllimi i hadithit të lartpërmendur është: Ndalimi i përcjelljes së të metave të muslimanëve sepse ajo shpien ne shkatërrimin e tyre, Ka shumë hadithe dhe ajete të cilat ndalojnë përgjimin e të metave, Allahu, subhanehu ve teala, thotë: “Mos hulumtoni për zbulimin e të metave të njëri-tjetrit” (Huxhurat – 12), kurse Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, thotë: “Mos degjoni fshehurazi fjalët e njerëzve as mos hulumtoni të metat e tyre.” (Buhariu) Kujdes, kujdes vëlla musliman nga hulumtimi i të metave të muslimanëve dhe përcjellja e tyre, Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, thotë: “Ai që përcjell të metat e vëllait të tij musliman Allahu e përcjell atë deri sa t’ia zbuloj ato në shtëpinë e tij.” (Ahmedi), poashtu thotë: “Kush ia mbulon një të metë vëllait të tij Allahu ia mbulon atij nje te mete Ditën e Kijametit.” (Ahmedi). Përjashtohet nga ky rregull kur hulumtimi i këtillë është metodë e vetme për të shpëtuar dikend, për shembull, sikur të lajmërojë ndonjë njeri të besueshem se filani është vetmuar me një tjetër për ta mbytur.

Ahmed Muadh Hakkil
Përktheu: Agim Bekiri (libri: Katërdhjet hadithe mbi moralin, Nun, Shkup, 2005)

Must Read