BallinaARTIKUJMuhamed s.a.v.sEMRI MUHAMED MË E PËRHAPURI NË BOTË

EMRI MUHAMED MË E PËRHAPURI NË BOTË

EMRI MUHAMED MË E PËRHAPURI NË BOTË

Një gazetë Spanjolle pohoi në një nga raportet e saj se emri i profetit Muhamed salallahu alejhi ue selem, është emri më i përhapur në botë. Ajo pohoi se afro 150,000,000 (njëqind e pesëdhjetë milion) përsona në botë bartin emrim Muhamed.

Gazeta A.b.c. Spanjolle pohoi se ky emër mbizotëron më së shumti në vendet si Pakistan, Indi dhe Bangladesh, po ashtu ajo bënë me dije se ky emër është i përhapur në vende të tjera me një ndryshim leksik, p.sh. në Turqi me emrin Mehmet, në vendet e Azisë Mohammad, në vendet e shkretëtirës Afrikane Mamadou, në Bosnjë Meho; dhe të gjithë këta emra janë të nxjerrë dhe të përfituar nga emri Muhamed.

Gazeta gjithashtu ka sqaruar duke vënë theksin se shtimi i këtij emri nuk vjen vetëm si fakt i numrit të popullsisë së madhe në këto vende, porse ai gjendet në numër të madh edhe tek refugjatët të cilët gjenden në vende të ndryshme të botës.

P.sh. Emri Muhamed është nga emrat më të përhapur në disa nga provincat e Francës, është i gjashti në numër për nga përhapja në mbretërinë e Britanisë së Madhe; po ashtu ai gjendet në numër të konsiderueshëm në Spanjë dhe në shumicen e muslimanëve nëpër botë.

Burimi:
http://www.profetiislam.com/
www.almoslim.com

Must Read