BallinaPraktikaFikhuËSHTË OBLIGIM QË TË BËHET NIJETI QË NË MBRËMJE PËR AGJËRIMIN E...

ËSHTË OBLIGIM QË TË BËHET NIJETI QË NË MBRËMJE PËR AGJËRIMIN E DETYRUESHËM

ËSHTË OBLIGIM QË TË BËHET NIJETI QË NË MBRËMJE PËR AGJËRIMIN E DETYRUESHËM

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Një gjë e tillë përfshinë bërjen e nijetit në mbrëmje si dhe bërjen e tij pak para lindjes të agimit. Argumenti për këtë është hadithi i Aishes -radiallahu anha-, të cilën e ngre ke Profeti salallahu-alejhi ue selem, i cili ka thënë: “kush nuk e bënë nijetin e agjërimit përpara lindjes se agimit nuk ka agjërim për të”. Darekutni dhe Bejhakiu.

Në lidhje me atë se a duhet ta bëjë nijetin për çdo natë të Ramazanit dijetarët kanë shprehur dy mendime:

Një: se duhet bërë nijeti për çdo natë të Ramazanit dhe nëse dikush bije në gjumë mbas namazit të ikindisë dhe zgjohet të nesërmen bas lindje së agimit atëherë këtij personi nuk i quhet agjërimi i ditës së re për faktin se ai nuk ka bërë nijetin e asaj dite gjatë natës.

Dy: disa dijetarë janë të mendimit se në ato vepra në të cilat është kusht vijueshmëria mjafton që të bëhet nijeti në fillim të saj përderisa ajo nuk ndërpritet. Kështu që nëse dikush bën nijetin për agjërimin e të gjithë muajt të Ramazanit atëherë kjo mjafton si nijet për të gjithë muajin përveç nëse ai ndërpritet për ndonjë shkak të arsyeshëm.

Agjërimi nafile është i plotë edhe nëse bëhet nijeti gjatë ditës

P.sh., një person zgjohet në mëngjes dhe paradite pasi që nuk ka ngrënë, pirë apo të ketë kryer ndonjë vepër që e prish agjërimin vendos të agjërojë, atëherë agjërimi i tij është i saktë. Argument për këtë është se Profeti salallahu alejhi ue selem një ditë shkoi tek njëra nga gratë e tij dhe i tha: “A keni ndonjë gjë për të ngrënë? Ajo tha: Jo! Profeti tha: atëherë unë po agjëroj”. Muslimi.

Por, a shpërblehet personi i cili bën nijet në mesditë sikur e ka agjëruar gjithë ditën, apo shpërblehet që nga momenti i bërjes së nijetit? Për këtë çështje dijetarët kanë shprehur dy mendime:

1-Ky person shpërblehet sikur ka agjëruar një ditë të plotë sepse agjërimi në sheriat patjetër duhet të filloj që në fillimin e ditës.

2. Ky person shpërblehet që nga momenti i bërjes së nijetit, kështu që nëse ai bën nijet për të agjëruar në mesditë shpërblehet sikur ka agjëruar gjysmë dite. Ky është dhe mendimi më i drejtë sepse Profeti salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “çdo punë vlerësohet sipas qëllimit dhe çdo kujt i takon ajo që ka për qëllim”.

Kitab Es-Sijam (Kapitulli i Agjërimit) “Sherh Mumti’i ala Zad el-Mustekni’I”
Muhamed ibn Salih el Uthejmin
Përktheu: Bledar Haxhiu
Burimijetes.com

Must Read