BallinaARTIKUJKëshilla dhe UrtësiFale namazin që është nuri(dritë) e mos rri në erresirë!

Fale namazin që është nuri(dritë) e mos rri në erresirë!

Fale namazin që është nuri(dritë) e mos rri në erresirë!

AJET KURANOR
Allahu i Madhërishëm thotë: “Pas tyre erdhën brezni, që e braktisën faljen e namazit dhe ndoqën epshet e veta. Ata do të pësojnë dënimin e madh, përveç atyre që pendohen, që besojnë dhe bëjnë punë të mirë. Këta do të hyjnë në Xhenet dhe nuk do t’u bëhet kurrfarë padrejtësie.” (Kurani, 19:59-60)

THËNIE PROFETIKE
I Dërguari i Allahut, Muhamedi صلى الله عليه وسلم ,ka thënë: “Për atë që e ruan (kujdeset për) namazin, ai do të jetë dritë, argument dhe shpëtim në Ditën e Gjykimit. Ndërkaq, për atë që nuk e ruan, nuk do të jetë as dritë, as argument, as shpëtim në Ditën e Gjykimit, ndaj do të ringjallet me Faraonin, Karunin, Hamanin e Ubej ibn Halefin.”
[E SHËNOJNË AHMEDI, IBN HIBANI DHE BEJHAKIU.]

URTËSI
Ibn Kethiri ka thënë: “Ata që i humbin (braktisin) namazet, obligimet e tjera fetare i humbin edhe më lehtë, sepse namazi është shtylla e fesë dhe puna më e mirë që e bëjnë njerëzit.”

DILEMË
Nëse falem, thellohem në fe (!)
Nuk ka asgjë të keqe nëse njeriu thellohet në fe, sepse feja në të vërtetë është sistem jete. Islami nuk kërkon nga ne t’i përkushtohemi vetëm adhurimit e të shmangemi nga kënaqësitë e kësaj bote dhe t’i lëmë anash obligimet që kemi ndaj familjes, shoqërisë, e kështu me radhë. Madje, një gjë e tillë është e ndaluar dhe e përbuzur në Islam.

KËSHILLË
I Dërguari i Allahut, Muhamedi صلى الله عليه وسلم ,ka thënë: “Namazi është dritë.” Prandaj, o ti që nuk i kushton rëndësi namazit, fale namazin, e mos rri në terr!

Burimi:
Libri “Për ty që (s’)falesh”
Autor: Jusuf Hilmi Kastrati
Boton: Shembulli

Must Read