BallinaARTIKUJHadith dhe SunetFalja e dy rekateve pas përfundimit të abdesit

Falja e dy rekateve pas përfundimit të abdesit

Falja e dy rekateve pas përfundimit të
abdesit

Veprat e mira, ishin cilësi e muslimanëve qysh më herët, edhe sot. Shtimi i tyre rezulton në një sukses të madh në këtë dhe botën tjetër. Shpërblimi i tyre mbetet shumë i madh. Lodhja në këtë rrugë është shumë e frytshme, e dobishme, e këndshme dhe të bën krenar në dy botët. Prej këtyre veprave, është edhe falja e dy rekateve pas abdesit. Vepër kjo për të cilën kujdesen ata që janë njerëz të kujdesshëm në adhurime vetëm ndaj Allahut të Madhëruar.

I Dërguarin e Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kush merr abdest kështu siç mora unë, pastaj fal dy rekate në të cilat nuk flet me vete, por përqendrohet në namaz, atij i falen të gjitha gjynahet që ka bërë më parë.”
(Buhariu dhe Muslimi)

Dobitë që përfitohen:

1. Marrja abdes ashtu siç ka marrë i Dërguari i Allahut salTAllahu alejhi ue sel-lem, është shkak për fshirjen e gjynaheve. Transmetohet nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kur robi musliman merr abdes, kur e lan fytyrën e tij, çdo gjynah që ka parë me sytë e tij, del prej fytyrës së tij me ujin ose me të fundit pikë të ujit; kur i lanë dy duart e tij, çdo gjynah që e ka kryer dora e tij, del nga duart e tij me ujin ose me të fundit pikë të ujit; kur i lanë dy këmbët e tij, çdo gjynah ku ka ecur këmba e tij, del me ujin ose me të fundit pikë të ujit, derisa të dalë i pastruar nga gjynahet.” (Muslimi)

2. Falja e dy rekateve duke qenë i përqendruar, pas përfundimit të abdesit, është shkak për faljen e gjynaheve.

3. Kjo vepër është shkak për futjen në xhenet. I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem i tha Bilalit: “O Bilal, kam dëgjuar zhurmën e hapave të tu në xhenet. Më trego se çfarë vepre të mirë ke punuar!” Bilali radijAllahu anhu tha: “O i Dërguari i Allahut, nuk kam marrë abdes ndonjëherë e të mos kem falur namaz aq sa kam mundur.”
(Muslimi dhe Buhariu)

4. Falja e këtyre dy rekateve duhet të bëhet menjëherë pas përfundimit të abdesit.

Burimi:
“Sunetet e Harruara 2”

Must Read