BallinaAKTUALETë ndryshmeFallxhinjtë mashtrues ua morën 2500 euro

Fallxhinjtë mashtrues ua morën 2500 euro

 

Fallxhinjtë mashtrues ua morën 2500 euro

 

Është haram sipas fesë, hidhërim i Zotit…por, edhe parat ju shkojnë kot…!

 

Katër gra dhe një burrë janë arrestuar me dyshimin se kanë mashtruar një familje në Bllacë të Suharekës.

Ata kishin shkuar të dielën në lagjen Zekolli të këtij fshati dhe duke u paraqitur si fallxhinj i kishin marrë stoli ari në vlerë prej 2500 euro.

Sipas policisë rajonale në Prizren, këta mashtrues në këmbim për parashikimin e fatit u morën një zinxhir të artë, dy palë vathë, një byzylyk prej ari, tri unaza të arta dhe një unazë zbukuruese jo e artë.

“Të gjitha këto sende policia i ka sekuestruar në një shtëpi në rrugën “Faredin Hoti” në Prizren e cila ishte marrë me qira nga të dyshuarit të cilët po banonin ilegalisht për një kohët gjatë”, raporton policia.

Të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit 48 orësh.

Gjatë vitit të kaluar në rajonin e Prizrenit janë raportuar mashtrime të këtij lloji të cilat kapin vlerën mbi 10.000 euro./Indeksonline/

 

www.islamifejaevertete.com

 

 

 

 

 

Must Read