BallinaARTIKUJKëshilla dhe UrtësiFjalë të arta nga hoxha i Islamit, Ibën Tejmijje

Fjalë të arta nga hoxha i Islamit, Ibën Tejmijje


Me emrin e All-llahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit! 


“Kush flet në emër të fesë pa dije, ai është gënjeshtar, edhe nëse nuk e ka për qëllim gënjeshtrën.” (Ibën Tejmijje) 


“Njerëzit çdo herë kur ishin për një gjë më se të nevojshëm, Zoti i tyre ishte për atë gjë më bujar.” (Ibën Tejmijje)  


“Kënaqësia ëshë porta më madhore e All-llahut, xhenneti i dynjasë dhe kopshti i arifinëve(njohësve të mirëfilltë të All-llahut).”(Ibën Tejmijje) 


“Njerëzit kur ta ndihmojnë njëri-tjetrin në mëkate dhe armiqësi, do ta urrejnë njëri-tjetrin.” (Ibën Tejmijje) 


“Në Librin e All-llahut nuk ka një ajet të vetëm që lavdërohet dikush me prejardhjen e tij, apo që poshtërohet dikush me prejardhjen e tij.” (Ibën Tejmijje) 


Çdo dhunti nga All-llahu  është mirësi, si dhe çdo hakmarrje nga Ai është drejtësi.” (Ibën Tejmijje) 


“Plakut edhe nëse i dobësohet trupi, mendja e tij është më e fortë sesa e të riut.” (Ibën Tejmijje) 


“Në këtë botë s`ka mirësi më të madhe dhe më madhështore  sesa zemra e besimtarit.” (Ibën Tejmijje) 


“Dashuria e All-llahut dhe të Dërguarit të Tij është esenca e çdo vepre nga veprat e imanit (besimit)  dhe fesë.” (Ibën Tejmijje) 


“Komentimi i të vërtetave të imanit (besimit) me shpjegimin e Kur`anit është më parësor sesa komentimi i tyre me diç tjetër.” (Ibën Tejmijje) 


“Zemrat e sinqerta dhe lutjet e shëndosha janë ushtari i cili s`mposhtet.” (Ibën Tejmijje) 


Zgjodhi dhe përktheu: Burim Halit Koçinaj, 06. 10. 2011

Burimi: www.islamifejaevertete.com


Referencë: www.wathakker.net

Artikulli paraprakËmbëlsira e besimit
Artikulli tjetërArma e besimtarit

Must Read