BallinaARTIKUJKëshilla dhe UrtësiFjalë të arta nga hoxha i Islamit - Ibn Tejmijje (2)

Fjalë të arta nga hoxha i Islamit – Ibn Tejmijje (2)

Me emrin e All-llahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!

 

“Çdo dashuri që s`është për hir të All-llahut është e kotë dhe çdo vepër me të cilën nuk synohet Fytyra e All-llahut është e kotë”. (Ibn Tejmijje, el-‘Ubudijje)

“Nuk është kusht që i dashuri i All-llahut të jetë i pagabueshëm”. (Ibn Tejmijje, el-Istikame)

“Dhikri (përmendja e All-llahut) për zemrën është sikur uji për peshkun. E si do të jetë gjendja e peshkut nëse s’ka ujë?!” (Ibn Tejmijje)

“Sheriati (legjislacioni islam) është drita e All-llahut në tokën e Tij, drejtësia e Tij ndërmjet robërve të Tij, si dhe kalaja e Tij; që kush hyn në të është i sigurt”. (Ibn Tejmijje)

“Nëse i përsos (veprat) e fshehta, All-llahu t`i përsos ato të dukshmet.” (Ibn Tejmijje) 

“Fshehja e dijes përmes të cilës obligohet vështirësia ndonjëherë është rahmet; ashtu sikurse fshehja e dijes me të cilën arrihet lehtësia ndonjëherë është dënim”.
(Ibn Tejmijje)

“Frika e lavdëruar është ajo që të ndalon nga haramet”.
(Ibn Tejmijje)

“Në këtë botë është një xhenet; ai që s`hyn në të, s`ka për të hyrë në Xhennetin e Botës tjetër”. (Ibn Tejmijje)

“Me sabër dhe bindje të sigurt arrihet udhëheqja ne fe”.  (Ibn Tejmijje)

“Ai që e braktis argumentin, e humb rrugën; e s`ka argument, veçse sipas asaj me të cilën ka ardhur i Dërguari”. (Ibn Tejmijje)

“Rruga e drejtë është që robi të veprojë në çdo kohë
(atë) çfarë është urdhëruar nga All-llahu për atë kohë, qoftë dije apo punë; duke mos harruar largimin nga haramet”. (Ibn Tejmijje)

“Zuhdi (asketizmi) është lënia e asaj që s`bën dobi në Ahiret, ndërsa devotshmëri është lënia e asaj që ke frikë nga dëmi i saj në Ahiret”. (Ibn Tejmijje)

“Lumturia (e vërtetë) është në diturinë që kërkohet nga ti, e ajo është: dija rreth All-llahut dhe rreth gjërave që të afrojnë drejt Tij”. (Ibn Tejmijje, Profecitë )

 

Vijon në dashtë All-llahu!

 

Zgjodhi dhe përktheu:

Burim Koçinaj

03.03.2012

 

Must Read