Fjalët E Volterit Për Islamin
“Feja me të cilën erdhi Muhammedi, pa dyshim është më e lartë se Krishterizmi. Besimtarët muslimanë nuk janë sprovuar me mosbesimin, me të cilin janë testuar të krishterët, të cilët, në fund, deklaruan: “Një Zot është në tresh, ndërsa trinia ka njësinë e njëshit”. Besimi në Një Zot të Vetëm, të Gjithëfuqishëm ka qenë në themel të Islamit. Ekzistimin e tij, Islami ia ka borxh liderit të tij dhe trimërisë së tij, ndërsa tëkrishterët përdorën shpatën dhe zjarrin për përhapjen e fesë së tyre. O Zot, Zot i Madh! Sikur këta popuj të Evropës t’I merrnin si model muslimanët! Nuk ka dyshim që Muhamedi [salallahu alejhi ue selem] ka qenë njeri vërtet I madh. Në gjirin e virtyteve të tij dhe personalitetit paradogmatik ka kultivuar gjenerata madhështore. Ai ka qenë shtetas i urtë dhe i drejtë, i cili deri në fund ka realizuar revolucionin më të madh në historinë e njerëzimit“.
“Luteri nuk është i denjë as t’ia zgjidhë lidhëzat e këpucëve Muhammedit“.
Ndërkaq, në Dictionnaire Philosophique, IV, f. 319, ai thotë: “Vëllait tim musliman do t’i thosha: Feja jote, më duket një fe shumë e respektuar. Ti adhuron vetëm një Zot. Çdo vit, je i detyruar të japësh, si zekat, një të dyzetën e të ardhurave dhe ditën e Bajramit të bësh paqe me armiqtë. Priftërinjtë tanë, që shpifin tërë botën, ndoshta një mijë herë thanë se feja jote zuri vend, sepse është një fe që u drejtohet plotësisht kënaqësive. Të gjithë këta të mjerë kanë gënjyer. Feja jote është shumë fisnike“.
Në “Fjalori Filozofik v. III”, kapitulli “Muslimanët”, Volteri thërret me nervozizëm: “Ju them përsëri, analfabetë të marrë, vetëm të paditurve mund t’u thuhet se feja islame është sensuale dhe epsharake;
për këtë, as që bëhet fjalë, ju kanë mashtruar sikurse edhe për shumë të tjera…
Lehtë është të shpifet, por unë e urrej shpifjen – thotë Volteri në fund të artikullit.
Pasaktësitë duhet vazhdimisht të përgënjeshtrohen, sepse edhe kur e hedhim poshtë një mashtrim, gjithnjë gjendet dikush që do të risjellë atë. Mund të shkruhen shumë libra voluminozë me intrigat e pavërteta, me të cilat janë sulmuar muslimanët. Çdo gjë që është thënë për muslimanët, deri më sot, duhet hedhur në zjarr“.
Shkeputur nga libri te tjeret per Islamin
http://www.profetiislam.com/
Volteri, u lind më 21 nëntor 1694 dhe vdiq 30 Maj 1778