Formohet banka më e madhe islame në botë
Konzorciumi i Lindjes së afërt, në krye me ‘Kuwait Finance House’, nga Kuvajti ka blerë 33% të aksioneve në grupin bankar Utama (UBG) nga Malajzia, në përpjekje që të formoj bankën më të madhe islamike në botë, sektor në të cilin Malajzia ka ambicie të mëdha.
UBG është pajtuar për shitjen e 33% të aksioneve këtij konzorciumi për 617 milion dollar amerikan. “Pas këshillimeve, jemi të lumtur që mund ta bëjmë të ditur se Komisioni ka vendosur që ta pranoj ofertën e shtëpisë financiare të Kuvajtit me kushtet e saj”, thuhet në njoftimin e UBG-së.
Grupi bankier islamik ‘‘Kuwait Finance House’, përmes filiales së saj në Malajzi KFHMB, është konzorcium i parë i përfshirë nga Komisioni për bashkëpunim i vendeve të gjirit, të cilin e përbëjnë Bahrejni, Kuvajti, Omani, Katari, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara arabe.
Grupi UBG thotë se është përgatitur të investoj 12 miliard ringit malajzian për të krijuar bankën më të madhe islamike pas blerjes së aksioneve të UBG-së.
Malajzia sektorin e saj financiar e aktivizoi në vitit 1983 për të mundësuar prodhimet dhe shërbimet që janë në harmoni me sheriatin, i cili ndalon fitimet nga kamata./islamgjakova/