Frikësimi i të drejtëve dhe mashtrimi i mëkatarëve
Është treguar se Hasan el-Basriu Allahu e mëshiroftë ka thënë:
Besimtari përpiqet që të kryej veprat më të mira por ende shumë frikësohet se veprat e tij nuk do t’i pranohen. Edhe nëse do të shpenzonte një mal me pasuri (në bamirësi), nuk do të ndihej i sigurtë ( për shpërblimin) derisa ta shihte atë. Sa më i ndershëm dhe i devotshëm që të bëhet, aq më shumë frikësohet. Mirëpo hipokriti (munafiku) thotë,” Ka aq shumë njerëz, Allahu do të më fal, pa problem.’ Kështu që ai vazhdon në gabime dhe vepra të liga, dhe ende mban shpresa të rrejshme rreth Allahut.
Dhehebiu: Sijar A’lâm Al-Nubalâ` 4:586.
Përktheu nga anglishtja: Meriton Muriqi
Burimi: http://islamifejaevertete.com
Burimi i origjinalit: http://www.sayingsofthesalaf.net/#ixzz1JPZ5OXDD