Ftohtësia e Zemharir-it
Ibnul Kajimi shënon:
Thënia e Allahut:
Aty nuk do të shijojnë as freskim, as ndonjë pije. Përveç ujë të valë e kalbësirë. [Nebe: 24-25]
Është Zemharir, ai i djeg ata me të ftohtit ekstrem sikurse i djeg me nxehtësinë e tij. Është gjithashtu treguar nga Muxhahidi dhe Mukatili se i referohet kulmit të të ftohtit. [Beda’i el Fawa’id: 2/244]
El-Hafidhi ka thënë:
Allahu më i Larti përshkroi çështjet që janë në këtë botë, në lidhje me të nxehtit dhe të ftohtit, poashtu në lidhje me të nxehtit dhe të ftohtit të zjarrit të ferrit, dhe na tregoi dëshmi për këtë, dhe kjo është pse është e rekomanduar që të kërkohet strehim nga zjarri i Ferrit kur dikush e përjeton atë [ d.m.th. nxehtësinë dhe të ftohtit].
Dhe është rrëfyer nga ‘Uthman ed-Darimi dhe të tjerët, hadithi i Derexhit, nën autoritetin e Ebu Hejthem se Ebu Hurejre ka rrëfyer nga Profeti sal-lAllahu alejhi we sel-lem i cili ka thënë:
Nëse një njeri thotë në një ditë të nxehtë; ‘Nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut – La Ilahe il-lAllah – , sa nxehtë është sot! O Allah! Më ruaj nga nxehtësia e Xhehenemit.’
Allahu do t’i thotë xhehenemit;’ Me të vërtetë një robi i imi ka kërkuar shpëtim tek unë nga nxehtësia jote, dhe me të vërtetë të marr si dëshmitar se Unë i kam dhuruar atij shpëtim.’
Dhe nëse një rob thotë në një ditë shumë të ftohtë;’ ‘Nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut – La Ilahe il-lAllah – , sa ftohtë është sot! O Allah! Më ruaj nga Zemhariri i xhehenemit.’
Allahu do t’i thotë xhehenemit;’ Me të vërtetë një i rob Imi ka kërkuar strehim tek unë nga Zemhariri yt, me të vërtetë Unë të marr si dëshmitar se i kam dhuruar atij shpëtim.’
Shokët e tij pyetën:’ Çka është Zemhariri i Xhehenemit?
Ai tha: “Ai është një banesë ku mosbesimtari hidhet, ai do të shqyhet nga i ftohti i tij i skajshëm.”
[Fet-h el Bari: 3/71]
El-Ajni thotë:
Nuk ka asgjë që të pengojë Zemharirin që të rrezatojë nga i njëjti zjarr i ferrit, sepse ajo çfarë mendohet me ‘zjarrin e ferrit’ është vendi i tij që është xhehenemi, dhe është shkalla e Zemharirit në të.
Është thënë se nuk ka kurrfarë kundërshtimi këtu në kombinimin në mes të ftohtit dhe të nxehtit në zjarrin e ferrit, sepse zjarri i ferrit është xhehenemi, dhe se na është rrëfyer se pjesë të tij janë nga zjarri dhe pjesë të tjera janë Zemhariri, dhe ato nuk janë në të njëjtin vend, është e pamundshme që ato të kombinohen në të njëjtin vend.
Unë them ( El-Ajni): Ai i cili krijoi sundimin duke përfshirë edhe akullin dhe zjarrin, është në gjendje që t’i kombinojë dy të kundërta në një vend. Për më tepër, zjarri i ferrit është prej çështjeve të të padukshmes, dhe çështjet e të padukshmes nuk duhet që të krahasohen me çështjet e kësaj bote. [‘Umdet el Kaari: 7350]
Përktheu nga anglishtja: Meriton Muriqi