Gjurmët hyjnore: Qeliza
Lexues i dashur, për gjurmë hyjnore ka argumente që janë të logjikshme, të arsyeshme, të pakundërshtueshme dhe reale sa ka edhe krijesa në këtë gjithësi. Domethënë çdo krijesë është gjurmë e Krijuesit absolut.
Vetë përcaktimi i çdo krijese në vend të duhur dhe njëkohësisht orientimi që ka ajo krijesë në atë vend të duhur në mënyrë të harmonishme reflekton një gjurmë hyjnore.
Shkrimi në vijim do të përqendrohet te qeliza (ndër krijesat më të vogla në trupin e njeriut) në rolin e saj, funksionin e saj dhe në strukturën e saj dhe do të shohim se a mund të jetë kjo një rastësi apo është e përcaktuar dhe njëkohësisht e orientuar nga Zoti xh.sh.
Historia e zbulimit të qelizës
Shkenca që merret me studimin e qelizës quhet citologji, domethënë citos-qelizë dhe logos-shkencë, dije. Historia e zbulimit të qelizës është e lidhur me historinë e ndërtimit të pajisjeve të para zmadhuese. Në vitin 1665, duke vërejtur në mikroskop prerjen e tapës, anglezi Robert Huk pa se ajo është e ndërtuar nga disa dhomëza dhe këtë formacion ai e quajti qelizë. Qeliza është element i organizmave të gjallë zakonisht në madhësi mikroskopike, është njëra ndër krijesat më të vogla në trupin e njeriut, mirëpo ka një funksion të komplikuar dhe luan një rol shumë të madh si te njerëzit ashtu edhe te çdo gjallesë tjetër në planetin Tokë.
Roli dhe funksioni i qelizës në trupin e njeriut është mrekulli magjepsëse sepse është e përcaktuar në vend të duhur dhe orientohet në mënyrë të duhur, domethënë ekziston një rregull preciz në botën qelizore dhe ky rregull as nuk orientohet nga njeriu e as nuk varet prej tij, mirëpo ekziston.
Nga rregulli – orientimi që mbretëron dhe që ekziston në botën e këtyre krijesave të quajtura qeliza si dhe roli-funksioni që luajnë këto qeliza duke u bazuar në të dhënat shkencore dhe zbulimet që janë bërë lidhur me qelizën dhe rolin e tyre, ne do të shohim se vërtet e gjithë kjo është gjurmë hyjnore sepse është e përcaktuar për t’i shërbyer njeriut dhe kjo qelizë njëkohësisht orientohet në vazhdimësi për t’i shërbyer njeriut dhe kjo nuk mund të jetë rastësi, sepse po të jetë rastësi nuk do të ketë një rregull të tillë.
Në Kuranin Famëlartë thuhet: “Dhe i Cili përcaktoi e orientoi.” (A-ëla: 3)
Madhështia e çdo fjale kuranore është e një stili të lartë, është gjithëpërfshirëse dhe ekziston një urtësi e madhe për çdo kohë, për çdo vend dhe për çdo njeri.
Ne nuk po e komentojmë këtë fjali kuranore, por po komentojmë të dhënat shkencore që vërtetojnë madhështinë gjithëpërfshirëse të fjalës kuranore.
Përcaktoi…
Është një fjalë e kësaj fjalie kuranore, por çfarë kuptojmë me fjalën përcaktoi?
Në parim kuptojmë se çdo gjë Zoti xh.sh. e ka përcaktuar është për të mirën e njerëzimit e në këtë rast përcaktoi edhe qelizën si krijesë që i shërben njeriut dhe është e domosdoshme për njeriun dhe që janë të nevojshme për çdo gjallesë në planetin Tokë. Dhe nëpërmjet fjalëve kuranore Zoti na tregon qartë se pa të krijuar ty o njeri të ka përcaktuar atë që është e mirë për ty dhe që të nevojitet për ekzistencë.
Orientoi…
Po ashtu është një fjalë e fjalisë kuranore, e cila reflekton një orientim që ndodh në këtë gjithësi dhe një harmoni të vazhdueshme e cila mbretëron te çdo krijesë nga atomet si grimcat më të imta po ashtu edhe qelizat për të cilat po flasim e deri te planetët dhe universi, ku çdo krijesë lëviz apo kryen funksionin e saj në një orientim (harmoni) që Zoti xh.sh. e ka përcaktuar. Po të mos ishte ky orientim (harmonia), zhvillimi i jetës së njeriut do të ishte plotësisht i pamundur.
Dhe ne jemi dëshmitarë të këtij përcaktimi dhe orientimi që ndodh dhe kjo drejtpërdrejt është gjurmë hyjnore që manifestohet në veten tonë por edhe në univers gjithësi.
Nga këto dy sqarime të shkurtra që u cekën besoj se tani për lexuesin është e qartë se vërtet Zoti gjithçka e ka përcaktuar dhe njëkohësisht gjithçka orienton nga gjërat më të vogla e deri te ato gjëra më të mëdha.
Qeliza është njësi themelore elementare dhe funksionale e çdo organizmi të gjallë. Kështu e definon shkenca se çfarë është në të vërtetë qeliza.
Sipas supozimeve apo të dhënave shkencore bashkëkohore, njeriu ka përafërsisht 100 trilionë qeliza dhe çdo qelizë kryen rolin e saj. Biologët dhe kimistët i klasifikojnë në grupe qelizat dhe pastaj çdo grup qelizash kryen rolin e vet për ndërtimin dhe funksionimin e organizmit. Madhësia e tyre te njerëzit arrin në 4-100 mikronë (mikroni është 1/1000 e milimetrit), mandej në këto madhësi mikroskopike qeliza ka pjesët e saj përbërëse, që janë: citoplazma, bërthama, membrana qelizore. Këto janë pjesët kryesore të saj dhe ndër përbërësit inorganikë vendin e parë e zë uji me 70% – 80% të masës së qelizës.
Nga tërë këto të dhëna shkencore që cekëm më parë, shohim se ka një komplikim edhe në këtë qelizë, saqë vetë studiuesit magjepsen mbi këtë komplikim që mbretëron në strukturën e saj (qelizës). Jo rastësisht shkencëtari i njohur Goddard thotë: “Kur ta kuptojmë qelizën, do ta kuptojmë vetë jetën.” Shkencëtari ka plotësisht të drejtë në këtë thënie, mirëpo ne duhet ta kuptojmë edhe një gjë me rëndësi, përveç jetës duhet ta kuptojmë se këtë jetë na e ka mundësuar Krijuesi dhe njëkohësisht duhet ta kuptojmë se edhe këto qeliza i ka përcaktuar Krijuesi dhe njëkohësisht i orienton ato në trupat tanë dhe kjo është një kuptim më i gjerë se vetë jeta sepse e kupton edhe jetën, por e kupton edhe dhënësin e jetës dhe mundësuesin e saj, që është Zoti xh.sh.
Nga të dhënat shkencore do ta dëshmojmë përcaktimin dhe orientimin që Zoti xh.sh. bën edhe në qeliza. Shkenca na mëson se në organizmin e njeriut gjatë gjithë jetës është proces që qelizat e vjetra shkatërrohen dhe të tjerat prodhohen duke zëvendësuar të mëparshmet.
Vetë ky proces që ndodh në trupin e njeriut vërteton pa dhënë shpjegime të mëdha orientimin, rregullin dhe harmoninë që Zoti xh.sh ka përcaktuar, sepse në trupin e njeriut gjatë gjithë jetës po ndodh një proces që njeriu nuk e vëren që po ndodh, mirëpo ai proces ekziston; qelizat e vjetra shkatërrohen, të rejat prodhohen duke i zëvendësuar të mëparshmet. Shkenca që u morr me studimin e qelizës në përgjithësi u quajt citologji, ndërsa hematologjia në këtë rast studion përbërjen e gjakut të trupit të njeriut, e cila na tregon rëndësinë e shkatërrimit të qelizave dhe rëndësinë e prodhimit të qelizave të reja.
Hematologjia na mëson se në qoftë se qelizat të cilat shkatërrohen nuk prodhohen, atëherë shkaktohet pakësimi i gjakut të njeriut (anemia) apo shfaqet një çrregullim në shëndetin e njeriut. E në qoftë se kjo dukuri ndodh brenda një kohe të shkurtër, çon në vdekjen e njeriut, që nënkupton se ky qenka një proces jo rastësisht, por i orientuar në mënyrë precize.
Në të kundërtën, hematologjia na shpjegon se në qoftë se në trupin e njeriut vetëm prodhohen qeliza e nuk shkatërrohen të tjerat, atëherë kemi shtim të kapacitetit të gjakut (plycythemia) e pastaj kjo shkakton dobësim të zemrës, molisje, lodhje, humbje të oreksit e në qoftë se ky proces do të vazhdojë, atëherë ndodh vdekja e njeriut.
Dhe nga këta shembuj e komente shkencore që i ilustruam me pak fjalë dëshmohet qartë një përcaktim i rregullt që ndodh edhe te qelizat dhe njëkohësisht dëshmohet një orientim preciz, i cili vazhdimisht ndodh në trupin e njeriut. Ky përcaktim dhe orientim që ndodh në vazhdimësi është gjurmë e qartë e Krijuesit, sepse nuk mund të jetë rastësi prodhim i qelizave në masë të duhur dhe shkatërrimi i tyre po ashtu në masë të duhur, sipas supozimeve shkencore organizmi i njeriut prodhon për çdo sekondë 2 milionë qeliza, ndërsa vetëm brenda ditës në kushte normale palca e eshtrave prodhon 7 miliardë qeliza të gjakut, ndërsa po qe se është nevoja, palca ashtërore aktivitetin e saj e rrit edhe për 6-8 herë më shumë. Për njeriun që posedon mendje të shëndoshë, këto gjëra nuk ndodhin rastësisht, por këto procese që ndodhin janë qartë gjurmë hyjnore që manifestohen vazhdimisht.
Përveç këtij procesi, qeliza luan edhe role të tjera në trupin e njeriut nga këndi tjetër qelizat me të njëjtën madhësi me të njëjtën formë dhe me të njëjtin funksion formojnë indet, ndërsa me kombinimin e dy apo më shumë indeve formojnë organin që kuptohet se qeliza mund të shihet nga shumë kënde se si orientohet në mënyrë shumë precize, mirëpo ne elaboruam shembuj të shkurtër për ta kuptuar se vërtet këto qeliza luajnë një rol të rëndësishëm te njeriu dhe nëpërmjet këtij shpjegimi duam ta bëjmë të qartë se kjo është gjurmë hyjnore.
Qëllimisht e morëm qelizën si shembull krijesë mikroskopike, mirëpo e rëndësishme në shëndetin e njeriut, ndërsa njeriu as që ka mundësi ta kontrollojë funksionimin e kësaj bote qelizore që ndodh pikërisht te njeriu mirëpo këtë e orienton dhe e rregullon Zoti xh.sh dhe pa hezitim ne themi se kjo është edhe një nga gjurmët apo shenjat e shumta të Krijuesit që janë manifestuar edhe në veten tonë, por edhe në gjithësi.
Drejtori i sektorit të virusit të Sidës në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, Kevin M. De Cock, konsideron se “këto rekomandime janë një hap përpara drejt mbrojtjes nga virusi i AIDS- it mirëpo patjetër duhet të priten disa vite për ta vërejtur këtë ndikim pozitiv lidhur me këtë sëmundje.”
Gjithashtu tre studime që janë zhvilluar në Afrikë (Kenia, Ugandë dhe Afrikë e Jugut) kanë rezultuar se rrethprerja çon në uljen e mundësisë së goditjes me virusin e Sidës rreth 60%.
Islami haptas thërret duke e kryer procesin e synetisë dhe atë e konsideron në krye të veprimeve të natyrshmërisë njerëzore. Buhariu shënon nga Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të, se i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Pesë gjëra janë nga natyra e fitres (natyrshmërisë së pastër): bërja synet (rrethprerja), pastrimi i vendeve të turpshme (mënjanimi i qimeve), mënjanimi i qimeve nga nënsqetullat, shkurtimi i thonjve dhe shkurtimi i mustaqeve.” (Buhariu nr. 5439)
Përgatiti: Muhamet T. Sheqiri