HAMZA TZORTZIS: VETËM ISLAMI MUND TI JAPË FUND PADREJTËSISË NË BOTË
Ftuesi i njohur mysliman Hamza Tzortzis, i cili gjendet për një vizitë disa ditore në Turqi me ftesë të Institutit Islam për Studime në universitetin Bugazchi në Stamboll, ka mbajtur një kumtesë me temë:”Islami një realitet, apo një histori e sajuar!”
Hamza Tzortzis është një mysliman me nënshtetësi angleze por me origjinë greke. Ai është i njohur për debatet e tij popullore, përkrah kumtesave dhe simpoziumeve në të cilat merr pjesë si në Angli, ashtu dhe në SHBA.
Ai është bërë i njohur në Turqi nga kumtesat e tij kundër kapitalizmit dhe shekullarizimit.
Në fjalën e tij, ai u ndal gjatë në dallimin e madh që kapitalizmi ka shkaktuar mes shtresave të ndryshme të shoqërisë. Ai vuri theksin tek nevoja për një shpërndarje të drejtë të pasurive në mbarë botën dhe se drejtësia është një nga shtyllat kryesore të islamit.
“Mbi dhjetë milionë fëmijë vdesin në vit në kontinentin e Afrikës, ndërkohë që mbi dy miliardë njerëz nuk mund të plotësojnë nevojat e tyre themelore. Unë jam i bindur se vetëm islami mund ta zgjidhë çështjen e shpërndarjes së drejtë të pasurive.” u shpreh ai. /AO