BallinaPraktikaHaxhiHaxhi dhe disa fjalë mbi obligueshmërinë e tij!

Haxhi dhe disa fjalë mbi obligueshmërinë e tij!

Haxhi dhe disa fjalë mbi obligueshmërinë e tij!

Kur është obliguar haxhi?

Haxhi është obliguar ne vitin e nëntë pas hixhrit, ne vitin e delegacioneve, ne te cilin zbriti kaptina Ali Imran, ku nder te tjera qëndron:
” ولله على الناس حج البيت من استطاع إليه سبيلا
vizita e shtëpisë (Qabes) është obligim për atë që ka mundësi udhëtimi te ajo, e kush nuk e beson (ai nuk e viziton); All-llahu nuk është i nevojshëm për (ibadetin që e bëjnë) njerëzit”. (Ajeti, 97)

Po, haxhi është obligim menjëherë si t’i bëhen njeriut mundësitë. Ajeti i lartpërmendur na shërben argument për këtë, por krahas tij kemi edhe këto argumente:
Ebu Hurejre transmeton:
” خطبنا رسول الله صلى الله عليه وسلم فقال : ” أيها الناس قد فرض الله عليكم الحج فحجوا
Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam na mbajti një ligjëratë e tha: O ju njerëz! Allahu ua ka obliguar haxhin andaj kryejeni atë!”. (Muslimi)
Ibni Abbasi transmeton se Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam ka thënë:
” مَنْ أَرَادَ الْحَجَّ فَلْيَتَعَجَّلْ فَإِنَّهُ قَدْ يَمْرَضُ الْمَرِيضُ وَتَضِلُّ الضَّالَّةُ وَتَعْرِضُ الْحَاجَةُ
Kush dëshiron ta kryeje Haxhin le te nxitoje ngase ndodhe qe te sëmurët i sëmuri, te humb gjeja e humbur dhe te lind ndonjë nevoje”. ([1])
Në një version tjetër te Ibni Abbasit te regjistruar nga Imam Ahmedi qëndron:
” تَعَجَّلُوا إِلَى الْحَجِّ يَعْنِي الْفَرِيضَةَ فَإِنَّ أَحَدَكُمْ لَا يَدْرِي مَا يَعْرِضُ لَهُ
Nxitoni për Haxh (e ka për qellim haxhin obligativ) ngase ju nuk dini se çfarë iu ndodhe”.
Drejtimi juridik shafiit mendon se Haxhi nuk është obligim i menjehershem ngase Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam e shtyri atë deri ne vitin e dhjete pas hixhrit, por këtë mendim nuk e kane pranuar te tjerët, dhe janë përgjigjur:
Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam nuk e ka shtyre me shume haxhin se një vit ndërsa shafiitet mendojnë se ai mund te shtyhet ne fat te pacaktuar kohor.
Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam e pati për qellim pastrimin e Qabesë nga idhujt dhe “haxhilerët” lakuriq (jomusliman).
Pejgamberin, alejhi’s salatu ve’s selam nga kryerja e haxhit e preokupuan ardhjet e shume delegacioneve ne Medine për ta pranuar Islamin.
Pejgamberit, alejhi’s salatu ve’s selam i kishte zbritur urdhri për Haxh pasi qe koha e haxhit ne vitin e nëntë hixhrijj kishte kaluar kështu qe ai u detyrua ta shtyje atë deri ne vitin e ardhshëm. ([2])

Haxhi është obligim vetëm njëherë në jetë

Ebu Hurejre transme
ton se Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam ka thënë:
” خطبَنا رسول الله صلى الله عليه وسلم فقال : ” أيها الناس إن الله عز وجل قد فرض عليكم الحج فحجوا ، فقال رجل : أكلَّ عام يا رسول الله فسكت حتى قالها ثلاثاً، فقال رسول الله صلى الله عليه وسلم : لو قلتُ نعم لوجبت ولما استطعتم ، ثم قال : ذروني ما تركتكم فإنما هلك من كان قبلكم بكثرة سؤالهم واختلافهم على أنبيائهم فإذا أمرتكم بأمر فأتوا منه ما استطعتم وإذا نهيتكم عن شيء فدعوه
Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam na mbajti një ligjëratë e tha: O ju njerëz! Allahu ua obligoi haxhin andaj kryejeni atë. Tha një njeri: A çdo vit o i dërguari i Allahut? Heshti derisa njeriu e përsëriti pyetjen tri here. Atëherë tha Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam: Po te them po juve iu obligohet ndërsa ju nuk keni mundësi ta bëni këtë. Pastaj tha: Lërmëni me këto qe ua kam lënë ngase ata qe ishin para jush u shkatërruan si shkak i pyetjeve te shumta te tyre dhe mospajtimeve me pejgamberët e tyre. Nëse iu urdhëroj me diç kryejeni sa te mundeni ndërsa kur t’iu ndaloj nga diç largohuni (tërësisht) prej saj “. (Muslimi)

Përshtati ne shqip: Sedat Gani islami
Burimi: http://www.islam-qa.com/
sedatislam.com

Must Read