Heshtja është flori
Allahu i madhëruar në Kur’an thotë: “Dy engjëj i rrinë atij nga e djathta dhe e majta dhe, për cdo fjalë që ai thotë, ka pranë vetes një mbikqyrës të gatshëm (që shënon).” Suretu Kaf 17-18.
Në një hadith profetik Pejgamberi a.s thotë: “Kush ka besuar Allahun dhe ditën e gjykimit le të thotë të mirën, ose të heshtë!” Trns Buhariu dhe Muslimi.
Në një hadith tjetër thotë: “Kush heshti, shpëtoi.” Trns Ebu Davudi.
Umeri r.a ka thënë: “kush flet shumë gabon shumë, kush gabon shumë mëkaton shumë dhe për atë që mëkaton shumë, zjarri është më mirë për të.”
Një fjalë e urtë arabe thotë: “Nëse fjala është prej argjendi, heshtja është prej ari.”
Një i urtë thotë:
Gjuhë preri i tërhequr në një skutë si fole
Është më i mirë nga një burrë që s’i vë dot gjuhës fre.
I urti i rrahur me uthull e vaj
Mendohet përpara, hap gojën pastaj
Pa qenë thelluar, mos nxirrni ju zë!
Thoni të mirën, pa pse vonë s’ka gjë.
Sidoqoftë njeriu s’duhet të heshtë në atë moment kur fjala e tij është e nevojshme dhe me peshë. Ja se c’thotë një i urtë për këtë:
Vërtet heshtja për të urtët është nder, virtyt i rrallë.
Po kur lipset thënë fjala coje zërin pa përtuar
Vec dy gjëra ka në botë që ta bëjnë mendjen dhallë
S’flet sa ngritur rri kuvendi, flet kur bota ka pushuar.
Dije o njeri se Allahu të ka përkryer në krijim. Të krijoi dy sy, dy veshë dhe një gojë, që të shikosh me vëmendje, të dëgjosh më shumë dhe të flasësh më pak. Madje dhe në gojën që është e vetme t’a ka burgosur gjuhën pas dhëmbëve që të kujtohesh përpara se të flasësh.
Hoxhë Mustafa Tërniqi.