Ibën Haxheri dhe çifuti
Është përmendur se kur Hafidh ibën Haxher[1] ishte gjykatësi kryesor [i Egjiptit], një ditë ai po kalonte nëpër një treg me një karvan, me një pamje madhështore [siç i takonte këtij dijetari në pamje, veshje dhe ecje]. Ndërkaq, një hebre i cili ishte duke shitur vaj të nxehtë, me pamje të rrëmujshme dhe të pistë për shkak të vajit, iu afrua [tendenciozisht] duke mbërthyer kapistrën e mushkës së tij, dhe i tha:
O Shejhul Islam, ti pretendon se Profeti juaj ka thënë se ”Dynjaja është si burg për besimtarin dhe Xhennet për jobesimtarin[2]. Andaj, në çfarë burgu gjendesh ti dhe në çfarë Xhenneti jam unë?”
Ai [Ibën Haxheri] iu përgjigj:
“Sa i përket asaj se çfarë ka përgatitur Allahu për mua në Botën Tjetër dhe me harenë atje, është sikurse unë të jem në burg, dhe sa i përket asaj se çfarë ka përgatitur Allahu për ty në Botën Tjetër nga dënimi i tij, atëherë është sikurse të jesh në Xhennet.”
Pas këtij diskutimi çifuti shqiptoi Shehadetin dhe u bë musliman.
Referenca: Fejdul-Kadir
Përshtati: M.M.
Burimi: www.islamifejaevertete.com