BallinaARTIKUJKëshilla dhe UrtësiIbën Haxheri dhe çifuti

Ibën Haxheri dhe çifuti

 

Ibën Haxheri dhe çifuti

 

Është përmendur se kur Hafidh ibën Haxher[1] ishte gjykatësi kryesor [i Egjiptit], një ditë ai po kalonte nëpër një treg me një karvan, me një pamje madhështore [siç i takonte këtij dijetari në pamje, veshje dhe ecje]. Ndërkaq, një hebre i cili ishte duke shitur vaj të nxehtë, me pamje të rrëmujshme dhe të pistë për shkak të vajit, iu afrua [tendenciozisht] duke mbërthyer kapistrën e mushkës së tij, dhe i tha:

O Shejhul Islam, ti pretendon se Profeti juaj ka thënë se ”Dynjaja është si burg për besimtarin dhe Xhennet për jobesimtarin[2]. Andaj, në çfarë burgu gjendesh ti dhe në çfarë Xhenneti jam unë?”

Ai [Ibën Haxheri] iu përgjigj:

“Sa i përket asaj se çfarë ka përgatitur Allahu për mua në Botën Tjetër dhe me harenë atje, është sikurse unë të jem në burg, dhe sa i përket asaj se çfarë ka përgatitur Allahu për ty në Botën Tjetër nga dënimi i tij, atëherë është sikurse të jesh në Xhennet.”

Pas këtij diskutimi çifuti shqiptoi Shehadetin dhe u bë musliman.

Referenca: Fejdul-Kadir

Përshtati: M.M.

Burimi: www.islamifejaevertete.com

 



[1] Ibën Haxher el-Askalani [1372-1449], njëri prej dijetarëve kolos të Islamit, haditholog, i njohur për komentimin e Sahihut të Buhariut “Fet’hul Bari”.

[2] Hadith i vërtetë, e përcjell Muslimi. Ahmedi, Tirmidhiu, dhe Ibën Maxheh

Artikulli paraprakVizita e të sëmurit
Artikulli tjetërFestimi i “8 Marsit”

Must Read