BallinaARTIKUJKëshilla dhe UrtësiIbn Kajjim ka thënë prej gjërave të çuditshme

Ibn Kajjim ka thënë prej gjërave të çuditshme

Për Allahun nuk është çudi!

Ibn Kajjim رحمه الله ka thënë: “Prej gjërave të çuditshme janë :
•Ta njohësh Atë të Lartësuarin e pastaj mos ta duash Atë.
•Ta dëgjosh thirrësin e Tij dhe të vonohesh në përgjigje.
•Ta dish sesa fitim i mirë është nëse punon me Të e pastaj punon me dikë tjetër.
•Ta njohësh madhësinë e zemërimit të Tij dhe pastaj të largohesh nga Ai.
•Ta shijosh dhimbjen e vetmisë në mëkate e mos të kërkosh qetësinë në nënshtrimin ndaj Tij.
•Ta shijosh shtrëngimin e zemrës kur hy për të folur për diçka tjetër përveçse me Të e mos të përmallohesh që ta qetësoh zemrën duke përmendur Atë dhe duke ju lutur Atij.
•Ta shijosh dënimin kur e lidh zemrën me dikë tjetër dhe mos të ikësh nga ky shijim te mirësia e kthimit te Ai.

•Dhe më e çuditshmja nga kjo , duke ditur që ty të duhet patjetër dhe ke nevojë për Të e ti ia kthen shpinën dhe ti i ke dëshirë ato gjëra që të largojnë nga Ai.

‎📚 الفوائد ٤٧/١

/perkujto1/

Must Read