BallinaARTIKUJKëshilla dhe UrtësiHarami ta vërbon largëpamësinë - Nga porositë e arta të Ibn Xheuzit

Harami ta vërbon largëpamësinë – Nga porositë e arta të Ibn Xheuzit

Sufjan ibn Ujejne ka thënë: “Kur lexoja një ajet nga Kurani, prej tij më hapeshin shtatëdhjet dyer të dijes, por kur hëngra prej pasurisë së pushtetarëve, e lexoja ajetin dhe nuk më hapej më asnjê derë e mirësisë.”
Për rrjedhojë, harami në ushqim është një zjarr që e tret dhjamin e të menduarit, e largon kënaqësinë e ëmbëlsisë së dhikrit dhe i djeg rrobat e sinqertitet në qëllim.
Prej haramit lind edhe verbëria në largpamësi dhe errësira e shpirtit, prandaj fito pasuri në hallall dhe shpenzoje atë me maturi.
Shmangu prej haramit dhe njerëzve të tij dhe kurrë mos u ul me ta, as mos e ha ushqimin e tyre, mos u shoqëro me ata që të ardhurat e tyre i kanë prej haramit, nëse vertetë je i sinqertë në premtimin tënd.
Mos fto askënd në një ushqim që ti e di se është haram, sepse ti do të japësh llogari për atë që do të hajë i ftuari yt, e mos ndihmo atë që del në kërkim të tij, sepse ndihmëtari është bashkëpunëtor.

Shkëputur nga libri “Dᴇᴛɪ ɪ ʟᴏᴛᴇ̈ᴠᴇ”, Ibn XHEUZI

Must Read