Ibnul Kajjim: Epërsia e Mjekësisë Profetike mbi të gjitha Mjekësitë e tjera[1]
Imam Ibën el-Kajjim shkruan në punimin e tij të shkëlqyeshëm, Zed el-Me’ad (3/97-98), pas diskutimit për dobitë e mjaltit në lidhje me atë njeriun i cili, u këshillua nga Profeti – alejhis-selam! – për të trajtuar lëngimin nga stomaku i tij me mjaltë:
“Mjekësia e tij – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem!- nuk është sikurse mjekësia e mjekëve, sepse Mjekësia e Profetit – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem! – është e sigurt, përfundimtare, e cila buron nga shpallja(hyjnore), fanari i Profetësisë, dhe përkryerja e arsyes. Ndërsa, sa i përket Mjekësisë së të tjerëve, shumica e saj është hamendje, supozim dhe eksperimentim.
Sa i përket mungesës së përfitimit të shumë të sëmurëve nga Mjekësia Profetike, kjo nuk do të thotë se duhet të tregohet refuzim, sepse përfitojnë vetëm ata të cilët e pranojnë me tërë zemrat e tyre, besojnë fuqishëm në aftësinë e saj për të shëruar, dhe e pranojnë tërësisht me besim dhe nënshtrim. Ky Kur’an i cili është shërim për atë që gjendet në zemra, nëse nuk pranohet me pranim të tillë, shërimi i zemrës nuk do të arrihet me trajtimin e tij. Madje, ai vetëm u shton hipokritëve ligësi mbi ligësitë e tyre, dhe sëmundje mbi sëmundjet e tyre. Andaj, ku qëndron mjekësia trupore me respekt ndaj saj. Mjekësia Profetike nuk është e përshtatshme përveç për trupat e ‘shëndoshë’, sikurse edhe kurimi i Kuranit nuk është i përshtatshëm përveç për shpirtrat e dëlirë dhe zemra e gjalla. Njerëzit të cilët ia kthejnë shpinën Mjekësisë Profetike [në çështje trupore] janë sikurse ata të cilët ia kthejnë shpinën nga kërkim-kurimi prej Kur’anit i cili me të vërtetë është shërimi i dobishëm. Dhe, kjo nuk është për shkak të ndonjë mungese në trajtim, por shkak i poshtërsisë së gatishmërisë trupore dhe çoroditjes së vend-sëmundjes dhe mos-pranimit të (kapaciteti shërues)… dhe Allahu është ai i cili jep sukses!
Janë disa pika me rëndësi të cilat mund të nxirren nga kjo thënie e Ibën Kajjimit e cila lidhet me natyrën e sëmundjes dhe shërimit, dhe rolin e besimit dhe shpresës në kurim dhe shërim dhe natyrës spekulative të llojeve të tjera të mjekësisë dhe kushteve të kërkuara që kurimi dhe shërimi të realizohet.
Përshtati: M. M.
Burimi në anglisht: healthymuslim.com
Burimi në shqip: www.islamifejaevertete.com