Ikni drejt Allahut !
Një i ri musliman erdhi te unë para disa ditësh.
VAllahi ky djalosh ishte kampion garash sikur këta kampion para meje.
VAllahi ky djalosh ishte burrë sikur këta burra para meje.
Por dëgjo !
Por dëgjo !
Sikur ky djalosh të zgjidhte jetë me muzikë..
Tjetri të zgjidhte jetë me seriale…
Tjetri te zgjidhte jetë me femra…
E tjetri te zgjidhte jetë me alkool e droga, etj…
Por vAllahi, dëgjoni !
Por vAllahi unë kam zgjedhur jetën me Allahun !
VAllahi, unë kam zgjedhur jetën me Allahun !
VAllahi, para ca ditësh…
VAllahi, para ca ditësh…
Mbajta ligjeratë në një vend.
Më erdhi një djalosh dhe qante (tha):
”Pasha Allahun do të pendohem !
Pasha Allahun do të pendohem !
Pasha Allahun do të kthehem !
VAllahi nuk ka asgjë të mirë në mua nëse nuk kthehem te Allahu !”
E pyeta se cfarë e shtynte ti thotë këto fjalë dhe cfarë e kishte bërë të pendohej.
Më tha : ”Pasha Allahun para 4 ditësh…
Dëgjoni !
Dëgjoni !
Më tha : ”VAllahi para katër ditësh pata një aksident,
me mua ishte shoku im më i ngushtë.
VAllahi ky aksident ndodhi dhe shoku im vdiq.
Por vAllahi shoku im vdiq duke qenë i dehur !
VAllahi shoku im vdiq përderisa dëgjonim muzikë !
VAllahi shoku im vdiq e ne ishim rrugës për ti bërë mëkat Allahut !
VAllahi shoku im vdiq dhe kishte ditë që ishte xhunub (papastërti pas marëdhënies seksuale ) !
O Vëllezër !
O Vëllezër !
Kjo ngjarje, kjo fatkeqësi…
E lus Allahun që kjo të jetë fatkeqësia e fundit që dë dëgjoj për një të ri musliman.
Shpresoj që secili që kam përpara ti kthehet Allahut !
O Vëllezër, o të dashur, Allahu i lartësuar tani (pjesa e tretë e natës) zbret në qiellin e dynjasë dhe thërret (që të pendohemi).
Allahu i lartësuar thotë në librin e Tij fisnik (kuptimi ne gjuhen shqipe):
” Allahu dëshiron…
Cfarë dëshiron O Allah ? Na urdhëro !
” Allahu dëshiron që t’jua pranojë pendimet tuaja, por ata që jepen pas epsheve, dëshirojnë që të largoheni krejtësishtë nga udha e drejtë.
Allahu dëshiron që t’jua lehtësojë (barrët).
pasi që njeriu është krijuar si një qenje e pafuqishme.” ( Nisa : 27-28)
” Të gjithë ju, o besimtarë, kthehuni te Allahu të penduar,
që të arrini shpëtimin !” ( Nur : 31 )
” Andaj, ikni drejt Allahut..
” Andaj, ikni drejt Allahut..
” Andaj, ikni drejt Allahut se unë vërtet që jam dërguar te ju prej Tij, si paralajmërues i qartë !” ( Dharijat : 50)
” O ju, që keni besuar ! Kthehuni tek Allahu me një pendim të sinqertë !” ( Tahrim : 8 )
Allahu, Allahu, Allahu është Ai që dëshiron t’jua ndërrojë veprat e këqija në të mira.
Mjaft, mjaft, mjaft !
Ju lus për hirë të Allahut !
Ju lus për hirë të Allahut !
Ju lus për hirë të Allahut !
Kushdo që ka ne xhep, në telefon, në veturë, në jetën e tij, dicka që nuk e kënaq Allahun le t’i shkatërrojë, t’i thejë dhe t’i gjuajë ato për hirë të Allahut !
O Vëllezër !
O Vëllezër !
Sado që kanë arritur mëkatet tuaja dhe sado që keni qenë të pabindur…
Pasha Allahun nëse pendoheni dhe ktheheni tek Allahu, Ai ua ndërron ato në punë të mira !
Ka qenë një burrë prej bijve të israilit që e kishte adhuruar Allahun për 40 vjet..40 vjet duke e adhuruar Allahun !
40 vjet pa mëkatuar as sa një lëvizje syri (asnjë moment) !
Pas 40 vjetësh, mëkatoi ndaj Allahut !
Nuk iu bind Allahut për 40 Vjet të tjera.
Pas 80 vjetësh, erdhi një moment kur ai iu kthye Zotit të qiejve dhe të tokës !
Dëshironte të pendohej dhe të rikthehej !
Përderisa po thoshte: ”O Zot, O Zot !”, u dëgjua një thirrës që i tha:
” Na je bindur, prandaj të afruam.
Mëkatove, kurse ne të dhamë kohë ( të afatizuam).
Dhe nëse na kthehesh ne të pranojmë.
Kthehuni tek Allahu dhe, pasha Allahun, Ai do t’ju pranojë !
Hidhni pakot e cigares, Ai do t’ju pranojë !
Thejini CD-të dhe kasetat e fëlliqura, do ta fitoni kënaqësinë e Allahut !
Shlyeni ato harame që i keni nëpër telefona, Ai ua shlyen dhimbjet !
” Thuaj: O robërit e Mi, që i keni bërë keq vetes me gjynahe, mos e humbni shpresën në mëshirën e Allahut ! Allahu, me siguri, i falë të gjitha gjynahet. Vërtet, Ai është falësi i madh dhe Mëshirploti.
Kthehuni tek Zoti juaj dhe nënshtrojuni Atij para se t’ju vijë denimi, sepse atëherë nuk do të mundë t’ju ndohmojë askush.” ( Zumer : 53-54 )
Këshille nga: Shejh Najif Es-Sahafi
Burimi: www.islamifejaevertete.com